Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se do të mbajë të hapura sportelet e pagesës së faturave edhe gjatë kësaj fundjave, pra sot e shtunë (deri në 8 të mbrëmjes), dhe nesër të dielën (deri në 2 të drekës), në të gjithë vendin, për t’ju dhënë mundësi abonentëve të shlyejnë detyrimet për konsumin energjisë elektrike.
Me këtë rast, shoqëria i bën thirrje debitorëve familjarë dhe biznes, të shfrytëzojnë mundësinë e pagesës me këste dhe të uljes së kamatës nga 50 deri në 70%.
Sipas OSHEE, është konstatuar një ecuri pozitive të skemës së re të pagesës me këste për klientët debitorë të kategorisë biznes dhe familjarë.
