OSHEE: Zonat pa energji elektrike më 5 dhe 6 gusht

Edona Llukacaj

Për shkak të punimeve që po kryhen në disa kabina elektrike në kryeqytet, OSHEE njofton qytetarët se ditën e hënë dhe të martë do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të kryeqytetit.

Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat.

Njoftimi i OSHEE:

Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, investim që pritet të rrisë cilësinë e furnizimit me energji në qytetin e Tiranës, në datat 5-6 gusht do të stakohet energjia në këto zona në kryeqytet

5 gusht, 09:00-15:00

rruga “Mahmut Xhelili” pranë Hipotekës,

rruga “Ali Demi”,

zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”,

rruga “Mine Peza”,

rruga e Durrësit pranë ish- Kafe “Flora”

6 gusht, 09:00-15:00

Zona midis rrugës “Fortuzi” dhe rrugës “Mine Peza”

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *