Osmani kundër “Shengenit Ballkanik”: Do ta bindim edhe Ramën se është gabim

J L

Kandidatja për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani ka folur dje lidhur me takimet e zhvilluara për Shengenin Ballkanik.

Në një intervistë për “Opinion”, Osmani u shpreh se në takimin e parë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, do t’i ndryshojë mendjen për të dalë kundër marrëveshjes.

Pjesë nga intervista:

Nuk e përkrahim një nismë të tillë. Për mua nuk ka qënë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim pa marrë pajtimin e shteteve të tjera.

Pse të mos ketë Shengen?

Ne akoma nuk mund të lidhim marrëveshje me Serbinë pasi mund të nisin persona që të shkaktojnë tensione të Kosovë. Ne nuk kemi një dokument që është hartuar. Bëhet fjalë për 700 e ca pika.Ne nuk përtojmë t’i lëxojë por nuk i kemi pasur.

Serbia ka dëshmuar që nuk e mban fjalën. Merreni si shembull CEFTAN. Akoma nuk i respekton. Shqipëria së pari duhet të ulej me Kosovën dhe më pas. Kryeministri Edi Rama e ka marrë njëherë refuzimin tonë për këtë nismë, në vitin 2015-2016. Jam e hapur që ta dëgjojë zotin Rama dhe do ta bindim se është një nismë e gabuar.

Më herët Kurti deklaroi se Shqipëria fillimisht duhet të hiqte taksën e rrugës së Kombit para se të unifikohej me vendet e tjera të rajonit. Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama i ka kthyer përgjigje Kurtit, duke u shprehur se ishte i vendosur ta heqë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Autoritetet e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi zhvilluan pak ditë më parë një takim në Ohër lidhur me Shengenin Ballkanik. Kosova ka refuzuar që të dërgojë përfaësues pasi Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë, ndërsa kritikët e kanë cilësuar një nismë të tillë “Jugosllavia e Re”.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Pse eshte gabim moj idiote…apo do integroheni ne Europe nga ajri…ne vend qe ta inicionit ju o debila te paret ku dilni kunder…keni 20 vjet beni sikur keni shtet. Akoma nuk keni guxim ti kerkoni Serbise t’ju paguaj deri ne nje bemshowrblimet e luftes. Cfare te keqe ka te behet edhe Ballkani si gjithe Europa pa kufij apo mos ka humbir kroacie me Sllovenine o kufij…o idiote.

  • akoma qënka kandidate për kryeministre kjo??
    jo për gjë po albini thotë që është ai,dhe ispas rregullave ai ka qënë partia e parë në zgjedhje!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *