Osumi “përmbytet” nga helmet kimike (FOTO)

anazapta

Prej dy ditësh, lumi i Osumit është mbushur me helme, çka ka bërë që uji të ketë një pamje të pazakontë. Qytetarët e Beratit, mëngjesin e së dielës kanë parë që uji, i cili përshkonte shtratin e lumit, shkumonte dhe mbante një aromë të keqe. Dita e pushimit ka kaluar pa asnjë reagim apo ndërhyrje nga organet përkatëse. Sot, Albania Rafting Group i ka dërguar gazetës “Dita” këto pamje dhe shpreh shqetësimin e saj dhe njëherësh të të gjithë banorëve të qytetit për këtë gjendje të lumit. Ata thonë se lumi është mbushur me helme kimike, të cilat nuk kanë të shteruar. Këto kimikate kanë ndotur jo vetëm ujin dhe shtratin e lumit, por edhe ajrin me florën e tyre. Nuk është hera e parë që Osumi “përmbytet” nga helmet kimike. / Entela Resuli

osumi

os2

 

os4

 

os3

 

 

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *