Osvaldo dëshiron vetëm Totenhamin

redaktor

Largimi i Pablo Daniel Osvaldos nga Roma është çëshje ditësh. Sulmuesi italo-argjentinas ka refuzuar deri tani ofertat e Volfsburgut dhe Southamptonit, edhe pse me klubin anglez Roma kishte rënë dakord. Për të interesohet edhe Totenham dhe pikërisht këtë skuadër dëshiron 27-vjeçari. Londinezët ofrojnë 15 milionë sterlina, tre milionë më pak se Southampton. Nëse Osvaldo këmbëngul, Roma do të jetë e detyruar ta pranojë ofertën e Totenhamit, edhe pse më e ulët. Sulmuesi tani është prishur përfundimisht me tifozët dhe klubi dëshiron ta largojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *