“Ozi”, miliona dollarë fitime në kinematë amerikane

anazapta

“Ozi i madhërishëm” është filmi më i ndjekur i fundjavës së shkuar, me një arkëtim prej 80.3 milionë dollarësh. Filmi me regji të Sam Raimit me aktorët  Xhejms Franko, Mishel Uilliams dhe Mila Kunis renditet i pari në listën e filmave më fitimprurës në kinematë amerikane.

Filmi i Disney-t duket se po ndjek suksesin e “Lizës në botën e çudirave”, një tjetër prodhim i kësaj kompanie që korri fitime marramendëse vitin e kaluar.

Pavarësisht se është realizuar me një buxhet të madh për shkak edhe të efekteve speciale, produksioni në 3D mbetet deri tani filmi më fitimprurës për vitin 2013.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *