Pёr mustaqet e Çelo Picarit dhe jo vetëm

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Populli shpesh herë e përmend, “mos u merr me mustaqet e Çelo Picarit…” Dikush Çelon mund ta quante një njeri të rëndomtë, një fshatar të paditur, por historia thotë ndryshe, ai ishte një atdhetar që luftonte për atdheun e tij dhe asnjëherë nuk i preu mustaqet.

Ndërsa Presidenti ynë që është nga ajo nahije i Çelos, i preu mustaqet pa asnjë arsye atdhetare. Unë nuk do merrem me mustaqet e Presidentit sepse ato nuk na prishin punë, por muhabetet në lokalet ku ne pimë kafe thonë që Presidenti është një klloun që i heq dhe i vë mustaqet, sa herë del në intervista nuk dihet me siguri i ka hequr për inat të Ramës, pse ja hoqën portretin e tij nga zyrat qeveritare, apo me urdhër të eprorit të tij Sali bej Berishës. Mundet të jetë edhe na një arsye tjetër, që Presidenti duke rruar pjesët e tjera të trupit, gabimisht ka prerë dhe mustaqet. Kjo nuk ka asgjë të keqe.

Edhe Don Kishoti mburrej me mustaqet e tij. Shumë burra malësorë, kur shikojnë një burrë me mustaqe e quajnë burrë të mençur dhe kanë respekt për të, dhe nuk guxonte njeri ta shante, dhe kur ai i heq, e quajnë njeri të pabesë. Si mund t’i besohet këtij Presidenti për gjerat më të rëndësishme, që shkon nga fryn era? Të paktën të kishte lënë një pjesë të mustaqeve që të quhej gjysmë burri. Tani që ai i hoqi, nuk është më burrë, por burrec.

Merreni me mend sikur një besimtar i lartë të hiqte mustaqet e mjekrën, çfarë urrejtje do të kishte nga besimtarët e tij apo portreti i Ismail Qemalit të paraqitej pa mustaqe apo mjekër. Do të kishte reagime nga populli dhe media. Presidenti ynë me mustaqe e pa mustaqe, në disa intervista që ai ka dhënë e ka deklaruar vetë se jam i vetmi President që sulmohem nga qeveria, por ne themi, se je i vetmi President që ke fituar urrejtjen jo vetëm nga mazhoranca, por dhe nga populli, që bën ato detyra që të ngarkon dallkauku Sali Berisha dhe jo ato që të takojnë ty. Besojmë se tani me heqjen e mustaqeve “që të kanë penguar”, do t’i kryesh detyrat më mirë, do ishte më mirë që mustaqet e tua t’ia dhurosh Sali Berishës se ai është deklaruar burrë shteti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *