Pa Enver Hoxhën, historia e Shqipërisë pjesëtohet për dy

Dita

 Nga Bardhyl Hazizaj

Diskutohet për të bërë një referendum për Enver Hoxhën. Dakord. Por debati që është hapur në ‘DITA’ mund të zgjerohet edhe më tej për shumë figura dhe ngjarje të historisë sonë kombëtare. Sepse shqiptarët gjithmonë janë gjetur në shumicën e kohës të ndarë e të përçarë, bile ndonjëherë janë rreshtuar në anën e gabuar, për të arritur synimet e tyre karrieriste ose të luftës për pushtet. Kthimi i kokës prapa është domosdoshmëri.

Sot në Tiranë në vendet më të frekuentuara nga populli dhe turistët janë ekspozuar bustet e  tradhtarëve, me të vetmin qëllim të mohohet Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të rehabilitojnë tradhtarët dhe bashkëpunëtorët e fashizmit! Shikoni: Statuja e Zogut ka zënë Bulevardin kryesor të Tiranës! Ismail Qemali është i fshehur pas një ferre. Enver Hoxha u hoq nga sheshi “Skënderbej” nga ata që sollën shkatërrimin e vendit dhe i kanë bërë njëmijë e një të zeza kombit shqiptar!

Qeveria, Presidenti duhet t’i kthejnë nderin vendit duke shfuqizuar disa dekrete që u bënë për të nderuar gjithë kriminelët, banditët, kolaboracionistet e diversantët! Historia duhet të rishikohet por jo të manipulohet! E vërteta ekziston dhe duhet pohuar!

Xh. Staravecka te libri i tij “Para gjyqit të Historisë” shkruan: “Qazim Koculi që çliroi Vlorën më 1920, në 7 Prill 1939 u bashkua me Italinë fashiste dhe u vra nga një bashkëpunëtor tjetër i Italisë, Halil Alia nga Dibra! Sot Halil Alisë i është ngritur lapidar nga pinjollët e fashizmit!

Zogu injoroi Luftën e Vlorës kur u bë mbret edhe Luftës Nacionalçlirimtare ju kundërvu dhe pas çlirimit e mohoi! Ai edhe pse ne azil nuk rreshti se punuari me organizatat tradhtare për t’i bërë varrin Shqipërisë! Dihet nga të gjithë se kush është Zogu dhe si erdhi në pushtet!

Shqipëria e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut nuk ishte dardha e 7 Prillit 1939 kur “Heroi” i Burgajetit e braktisi dhe ia mbathi jashtë me gjithë oborrtarë e thesarin e vjedhur! Çlirimi i Shqipërisë  është epopeja e shkëlqyer e popullit trim shqiptar.

Prandaj le t’i themi gjërat hapur.

Kush është Enver Hoxha ? Enver Hoxha është udhëheqës i madh e i lavdishëm i PPSH-së, shtetit dhe i popullit shqiptar. Themeluesi dhe organizatori i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Prijës legjendar, organizator e strateg i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e i revolucionit popullor. Themelues e Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Krijues e drejtues i pushtetit popullorë, burrë shteti i shquar dhe arkitekt i Shqipërisë Socialiste. Personalitet i shquar i revolucionit ndërkombëtar dhe i luftës çlirimtare të popujve të shtypur. Figura më e madhe historike e kombit shqiptar, i cili tërë jetën ia kushtoi atdheut e popullit shqiptar. Enver Hoxha ngriti kurdoherë lartë zërin e tij të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave kombëtare e demokratike që u takojnë vëllezërve shqiptarë të Kosovës.  Nën drejtimin e Tij  shtetit shqiptar bëri hapa vigane në të gjitha drejtimet.

Ai zhduku gjakmarrjen dhe hakmarrjen, ngriti një shërbim profilaktik shëndetësor falas dhe zhduku sëmundjet shekullore të popullit shqiptar si tifoja, malaria e sëmundje të tjera ngjitëse. E çoi Shqipërinë nga legjenda e misrit te sigurimi i bukës në vend, nga parmenda te prodhimi i traktorit të markës shqiptare,nga pushka me gjalmë të avionët e raketat,nga 75% analfabet në zhdukjen e analfabetizmit, nga bishtuku e pisha te drita elektrike në çdo shtëpi. Ai zhduku taksat dhe taksidarët që ja merrnin gjakun popullit!

Në vitet e socializmit jetëgjatësia e popullit arriti 71.6 vjet në krahasim me vitin 1964 ku ishte 64.9 vjet ose 38.3 në vitin 1938. Çdo vit futeshin 45-50 mijë forca të reja në punë. Çdo shtetas kishte 0.84 frymë ne ngarkim sot ka familje e fshatra të tëra që nuk marrin asnjë të ardhur. U bëmë vendi i parë në botë për nga numri i digave për fryme, ndërsa sot jemi pa ujë e pa drita, që të paktën këto të dyja sot duhej të ishin pa lekë, pasi janë ngritur nga kontributi i të gjithëve.

Prandaj Shtatorja e Enver Hoxhës  e ka vendin te “Sheshi Skënderbej” atje ku e vendosi populli dhe të hiqen bustet e atyre që e shitën dhe i bënë varrin Shqipërisë! Ai e udhëhoqi Shqipërinë për gjysmë shekulli dhe historia jonë pak më shumë se 100-vjeçare e shtetit shqiptar pjesëtohet për dy.

Share This Article
36 Comments
    • MORE SPIUN I PISET ..MORE TRADHETARE I SHQIPETAREVE … MORE EGOIST …. PO TE TREGOJ VETEM NJE HISTORIE QE E DINE SHUME E SHQIPTAREVE …. KUR NJE ZEVENDES MINISTER I MBROJTJES NJE LAB I SHKRUAJTI ENVERIT SE POPULLI PO VUANTE SE ROGAT NUK JANE TE MEDHA DUHEN TE NGRIHEN SE BUKE DUHET ULUR DHE USHQIMET JANE SHTREJTE NE KRAHASIM ME ROGAT … PERSE E BEME LUFTEN QE POPULLI TE VUAJE PER BUKE .. DHE PUNOJNE VESHTIRE .. DHE SHUME GJERA TE TJERA INTERESANTE DHE REALE …. DHA MAQINEN SHKRIMIT QE E BERI ME SEKRETAREN E VET .. E BERI NE LETER ANONIME …SE E DINTE CE PRISTE NGA DIKTATORI …. DHE KY LAB I GUXIMSHEM I ZGJUAR JA TREGOI REALITETIN NE SY .. I SHIKONTE SI JETONI HQIPTARET ME BUKE ME KOS ME BUKE MISRI ME DJATHE PUNONIN NE KOOPERATIVA …. DHE CFARE BERI ENVERI .. E GJETI KUSH E BERI LETREN DHE E FUTI NE BURG .JA INTERNOI FAMILJEN NE KASOLLE PER DELE DHE TE SHKRETIN ISH PARTIZAN E FUTI NE BURG .. DHE E HELMOI …. A SHIKONI JU COBAN I TRASHE QE ENVERI E DONTE POPULLIN … A SHIKONI JU DEBILE MENTALE QE ENVERI BERI NJE SAKRIFICE PER POPULLIN JO … E QUAJTI TRADHETAR KETE TRIM ..QE E DONTE POPULLIN … KY ESHTE HERO DHE JO ENVERI QE ISHTE NJE EGOIST …NJE KRIMINEL .. NJE BISHE E EGER….. POR KUR SI KUPTONI KAQ GJERA TE THJESHTA … SE QE JENI ME TE VERTETE …ANALFABETE QE DIKTATORI JU DROGOI …SIC E BERI HITLERI ME DISA NAZISTA ..QE I BERI KRIMINELA ….. MERCI ….

      • … po mër ti po.. o Eliot.. nuk prralloset historia e një gjysëm shekulli me barcaleta.. Ç’punë ka ministri i mbrojtjes me: “a kanë bukë shqiptarët”… ai të shofi punën e mbrojtjes.. njësoj sikur të fliste a kanë vaksina në vënd të ministrit të shëndetsisë, apo janë nbjellur me kubik duhani në Tarabosh në vënd të ministrit të bujqësisë.. “këpucar shif këpucën”.. mirë ja ka bërë … se populli shqiptar ishte i mjeruar, gjynaf dhe pa identitet në kohën e Zogut.. ishte i varfër, i shëndetshëm, i bashkuar e krenar në kohën e Enverit.. i dhjerë e i zgjebosur tani… një rast, është një rast… populli thotë “bashkimi bën fuqinë”.. del njëri si ty që thotë jo nuk është kështu… po kush e pjerdh atë more Eliot…

      • Eliot, perveç se kur shkruante Millosh Gjergj Nikolla, s’ka vdekur njeri per buke ne kohen e Ennver Hoxhes. Keto broçkulla ktheji andej nga ti kane thene. Edhe sikur te ishte ashtu si thua ti, di diçka? Ketu ku jam e kam dhjetra vjet, ne mes te Europes, nenat , jo nënat, kuptoje, perime e eger qe rritet ne miser, shiten me 6 euro tufa. Po ne Shqiperi kane qene nenat me bollek dhe falas, bile i çkulnin me rrenje dhe i u a hidhnin bagetive per bar. E kupton qe flisni broçkulla sidomos nje pjese e moshes se re sot? Edhe triskat e bukes kane qene ne vitet e para te pas luftes dhe ne qytet e jo ne fshat qe ishte 70% e popullsise. Si paskan vuajtur per buke?! Ndersa persa i perket spiunllekut, mbaje se e ke ne kurriz.. Po me ke te merresh me idiotat qe s’dine te flasin nje llaf , nuk njohin asgje nga historia veç çfare u kane thene e tallavitur, njerez me cmire, shpirtezinj e pa piken e karaketrit human. Hajt, pirdhu ti e sorollopi yt. Keshtu e doni ju qe derdellisni neper rrjete sociale fshehur pas ferres tuaj me gjemba.

  • Z. HazizaJ! Harroni qe medalja ka dy ane. Ju keni pare njeren, ndersa anen tjeter e keni injoruar. Ju thoni “Shqiperia e E. Hoxhes dhe M. Shehut”. Une ju pyes per ke Mehmet Shehu e keni fjalen, ate komandantin e Br.I, Heroin e popullit dhe Kryeministrin me jetegjate, apo per M. Shehun poliagjent, tradhtar dhe pa vend varri? Sikur vetem kete fakt te analizosh duke i bashkangjitur atij edhe persekutimin, burgosjen dhe vrasjen e heronjve qe bene LNCL, ose duke i bashkangjitur edhe zgjedhjet asnjehere te lira qe u zhvilluan ne Shqiperi, mjafton per te treguar se dithirambet tuaja per E. Hoxhen nuk qendrojne. Eshte e vertete qe Shqiperia eci perpara pergjate 45 vjeteve, me suksese qe nuk duhet te mohohen, vetem se sikur pushteti te ishte me demokratik, sikur sipermarrja e lire te lulezonte (siç ndodh sot ne Kine, ndonese eshte PK ne fuqi) etj. Shqiperia do te ishte ku e ku me e zhvilluar dhe Evropa do te ishte shume me prane nesh, por mbi te gjitha, nuk do te kishte dale ne skene nje perbindesh i tille si Sali Berisha qe e shkaterroi Shqiperine me shume se te gjithe pushtuesit e historise te marre se bashku. Mund te thoshja edhe me shume, por nuk dua te zgjatem.

    • Po te linte UDB dhe te tjeret te beje çfare thua?!
      Kush I tufezoi bagetine dhe hoqi Copen e tokes fshatarit? Mehmeti.
      Te gjithe dokumentet e pas 90, e po flas per burime te huaja, haptaz pranojne se kane nderhyre direkt per rrezimin e qeverise shqiptare, per te “demokratizuar” ata.
      Ju ishim ne 90/ten?! Po flas si idenditet shqiptar, pra si na la Enveri? Kishe dyshim ne ate kohe se ne vinim nga iliret?!
      Po sot çfare identiteti kemi?! Dini ju kush jeni, apo duhet te pyesim muçrat-puçrat te na thone qe kur do te mbaroje studimi i origjines sone.
      Ne kete prizem, krenaria per sa jemi, e kemi te trasheguar nga Everi, qe u dhe vendin e merituar rilindasve tane dhe luftoi, nepermjet arsimit dhe shkences , te njihemi ne Europe e te zemer nje vend te merituar.

      • Ketu gabon se ne saje te Enverit Shqiperia u zhduk nga harta ne ato vite. Nje izolim total, deri tek antenat e tv.
        Mos harro se enveri me shume i thurrte lavde marksizem leninizmit, mbeti stalinist deri ne fund edhe kur vete ruset denuan krimet e stalinit ne 54 ai prape ate vije te ashper vazhdoi. Aq i poshter u tregua sa i eleminoi gjithe shoket e tij qe nga lufta e deri sa vdiq vete.i PAME NE 90 PASOJAT E ATIJ REGJIMI KUR O BURRA ME BARKUN THATE KUSH MUNDEJ TE ZHDUKEJ NGA KY VEND I ‘BEGATE’.

  • I nderuar qofsh,shqiptari idealist,Bardhyl Hazizaj!
    Per 27 vjet kapitalizem nuk kam lexuar nje shkrim kaq dinjitoz ,te hapur e kurajoz per HEROIN KOMBETAR ENVER HOXHEN,sa ky i sotmi!
    Ka ardhur koha qe tradhetareve te kombit shqiptar dhe kelysheve te tyre,t’u tregohet vendi me zgjuarsi,trimeri dhe organizim!
    Deri me sot te gjitha organizmat politike qe adhurojne Enver Hoxhen dhe socializmin,pervec fjaleve,nuk kane bere asgje!
    Ka ardhur koha qe te organizohen konferenca shkencore kombetare,mbarekombetare dhe nderkombetare per te analizuar shkencerisht arritjet ne te gjitha fushat e jetes si ne SOCIALIZEM edhe sot ne kapitalizem!
    Eshte e sigurte qe Shqiperia kapitaliste e pas 90-tes te demaskohet perfundimisht me fakte reale,se e mashtroi popullin shqiptar se gjoja me rrezimin e socializmit jeta e tij do behej me e lumtur.
    Po te krahasohen vlerat e nivelit cilesor ne arsim,shendetesi,bujqesi,administrate shteterore,industri,drejtesi,mbrojtjen e vendit,jeten parlamentare,mjedisin,korrupsionin,papunesine,planifikimin shkencor dhe ligjor te zhvillimit te vendit,administrimin e buxhetit te shtetit etj midis dy sistemeve,do te dilet ne konkluzionin se Shqiperia pas 90-tes ka shkuar mbi 100 vjet prapa ne nje gjendje pa shprese per nje rikthim te munshem ne statukuone e vitit 1990.
    Do te ishte me shume vlere per demaskimin e klikave sunduese ne Shqiperi,se si e administruan ndryshimin e sistemit politikisht,ekonomikisht etj.
    Per me se 27 vjet asnje qeveri nuk mori persiper te organizoje,drejtoje dhe miratoje me referendum popullor,STRATEGJINE KOMBETARE TE ZHVILLIMIT te vendit,gje qe ka sjelle nje perdorim kriminal te burimeve financiare te shtetit,pasurive te shumta te tij,aq sa edhe sot shumica e shqiptareve luftojne deri tek buka e gojes!
    U grabiten floriri i Thesarit te shtetit dhe miliarda leke ne Banken e Shqiperise dhe shteti reagoi sikur u vodhen 3 pula fshati!
    Eshte dhene nje shtet i tere me koncesion,aq sa shtetaret e sotem jo vetem nuk bejne asnje pune,por as te kontrollojne lekun e dhene koncesionareve,sepse ua ka mbyllur gojen korrupsioni!
    U grabit armatimi dhe municioni i ushtrise me vlere mijra miliarda dollare,por ne arken e shtetit nuk eshte futur asnje qindarke!
    Dhe askush nuk guxon ta shtroje si problem kombetar!
    Akoma diskutohen vlerat e Luftes Antifashiste,mohohet dhe perdhoset 29 nentori si dita e clirimit te Shqiperise,sakrificat e Ushtrise Nacional-Clirimtare per clirimin e trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi deri aty sa ne Kosove nuk kujtohet njeri qe te ngreje nje monument per 650 deshmoret partizane te Shqiperise te rene ne luften per clirimin e trojeve shqiptare!
    E gjitha kjo sepse edhe ne Kosove sundojne pinjollet e atyre qe krijuan divizionin nazist :Scanderbeg” ndersa gjakun e derdhur nga partizanet shqiptare e cilesojne si bashkepunim me titistet!
    Per me teper kosovaret nuk kujtohen te nderojne rreth 70 mije partizanet kosovare qe luftuan per clirimin e ish Jugosllavise,duke krijuar Brigadat e tyre me kosovare, me ndihmen e Ushtrise partizane shqiptare,se me pare ata luftonin ne perberje te brigadave maqedonase!
    Ka ardhur koha,qe shqiptaret e ndershem,idealiste te pa kompromis,te marrin ne dore mbrojtjen e te shkuares dhe te ardhmes se historise dhe jetes se popullit shqiptar!

  • ENVER HOXHA ISHTE VETEM NJE MONSTER SADISTE GJAKATARE

    Per cilin LANC flet ti more fanatik delirant i Partise se Punes?

    Per organizaten kriminale dhe terroriste te Enverit qe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe qe u shpall si ISIS-i islamik nga Gjykata e Hages per Krime kunder Njerezimit ne vitin 1948 qe i kushtoi Shqypnise konfiskimin e floririt te Mbreterise qe u gjet ne malet e Bavarise dhe i u dha si demshperblim Britanise se Madhe?

    apo:

    Per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar me nje pabesi te papare deri atehere ne sherbim te plote te Jugosllavise Komuniste, te Marshallit Tito dhe te xhelatit te tij Rankovic?

    PER KETE LANC E KE FJALEN O MUT ENVERIST?

    Nga ju spiunet e Sigurimit te Enverit nuk mund te pretet kurgje tjeter vecse te vajtoni si kukumjacka pylli per xhelatet tuaj vrastare dhe kriminele qe mbushen lumenj me gjak njeriu dhe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori,

    por:

    KU I KE PARE ARRITJET E ENVERIT DHE TE REGJIMIT TE TIJ ME BUNKERE DHE TOLLA O MUT ENVERIST?

    sepse:

    Ne vitet 80-90 Shqypnia Enveriste i ngjante nje fisi te braktisur afrikan ZULU dhe shqyptaret ishin bere si hije nate ne kerkim te bukes ne luften per mbijetese si kafshe pylli more fanatik delirant

    PO EKSODIN E VITEVE 90-TE E KE HARRUAR O MUT ENVERIST?

    sepse:

    Kur enveri ne grahmat e tij i kerkonte DOLLARO Adilit dhe Ramizit per te rimekembur ekonomine e tij idiote me forcfat e veta, shqyptaret po enderronin si te largoheshin nga Parajsa Enveriste per te shpetuar koken dhe familjet e tyre,

    PO PSE GENJENI DHE MASHTRONI JU XHELATE DHE KRIMINELA TE ENVERIT DHE PSE GAZETA DITA PUBLIKON SHKRIME TE TILLA QE E LARGOJNE SHQYPNINE NGA BOTA DEMOKRATIKE?

    • Hajde Kumandar hajde , se u lodhe ,
      paske bere shuren ne breke .
      Nuk i paske pire Ilaçet e prostates dhe te sklerozes .
      Tek cili Kest ke arritur o Gjytyrym ?

      Po eksodin e 27 viteve te Demokracise Sklerosa nuk ta le Trurin ta MBAJ Mend ?

      A nuk jane Xhelata demokratet e mbas 90
      qe lene pa Pune Baballaret e familjeve ?

      Luften Kundra Fashizmit o Tajvanist ,
      Ate mo qe edhe amerQia e pranon qe ishte Aleate me Enverin .

      Poi
      Fabrikat i Harrove ?
      Hidrocentralet dhe Termocentralet ,
      Universitetet dhe Laboratoret e te gjithe Ekonomise .
      USHTRINE ,
      Gruan – e barazoje me Burrin ,
      Doktoreshe , Ushtarake , Profesoresh e dekane .
      Rezoje muret ne Koken e shqiptarve , duke i ç’intoksinimi nga opiumi Fetar .

      Na mesoje , Qe Puna eshte shendet ,
      Kurse TAJVANIZMI eshte kurverizm i shoqerise ,

      Nuk na la te Shpresonim te Lotoja ,
      Por na dha Siguri dhe besim dhe shpres Per te ardhemen .

      Fjalen Stres nuk e njinim ne kohen e Enverit ,
      e kishte fshire nga fjalori.

      Ti nuk eshte se nuk i kupton ,
      POR NUK DO TI KUPTOSH ………….

      Sepse jane njerzit si Ty ,
      prandaj nuk behet me ai vend .

      Rakine , dhe kafene do ta paguaj une neser ,
      Vetem prano qofte NJE te mire te Enverit ,.

      Mos thuaj qe nuk kishte asnje te mire …………….

      • Te rroni vete o zoteri se mendja te paska thene lamtumire me kohe e me vakt.Nuk di ku ke jetuar zotrote para viteve 90, ndoshta ne ndonje planet tjeter.

        • Shikoje Enverin ne kete foto o tradita enveriste:

          A TE DUKET SI NJE KUMANDAR QE ESHTE ROPATUR MALEVE PER POPULLIN E VARFER SHQYPTAR DUKE LUFTUAR ARMIKUN ME DYFEK NE DORE?

          sepse:

          Mua me thene te drejten me duket si nje BULLAFIQ me faqe te fryra qe ka ngrene berxolla me qofte zgarre dhe me birre me krikell nga mengjesi deri ne darke. Shikoji thatuqet perreth tij qe nga fshatari nga Mallakastra Mehmet Shehu qe e shpalli armik, shko tek shkurtabiqi kepucar prej Korce Koci Xoxe qe gjithashtu e shpalli armik shume kohe me pare, por shiko edhe Lymin nga Peza sikur e ka zene turbekulozi nga e pangrena dhe vobektesia dhe krahasoji te gjithe keta fakire ne foton mbreselenese te gazetes DITA me barkderrin Enver Hoxha dhe pastaj ta vazhdojme debatin ne gazeten DITA per standartin e jetes para viteve 90-te kur shqytaret iken te lemerisur nga syte-kembet nga Parajsa Komuniste e Enverit.

  • ENVER HOXHA ISHTE VETEM NJE MONSTER SADISTE GJAKATARE

    Per cilin LANC flet ti more fanatik delirant i Partise se Punes?

    Per organizaten kriminale dhe terroriste te Enverit qe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit dhe qe u shpall si ISIS-i islamik nga Gjykata e Hages per Krime kunder Njerezimit ne vitin 1948 qe i kushtoi Shqypnise konfiskimin e floririt te Mbreterise qe u gjet ne malet e Bavarise dhe i u dha si demshperblim Britanise se Madhe?

    apo:

    Per LANC-in kriminal te Enverit qe vrau dhe masakroi kosovaret ne Tivar me nje pabesi te papare deri atehere ne sherbim te plote te Jugosllavise Komuniste, te Marshallit Tito dhe te xhelatit te tij Rankovic?

    PER KETE LANC E KE FJALEN O MUT ENVERIST?

    Nga ju spiunet e Sigurimit te Enverit nuk mund te pretet kurgje tjeter vecse te vajtoni si kukumjacka pylli per xhelatet tuaj vrastare dhe kriminele qe mbushen lumenj me gjak njeriu dhe falimentuan ekonomine dhe renuan shtetin si kurre me pare ne histori,

    por:

    KU I KE PARE ARRITJET E ENVERIT DHE TE REGJIMIT TE TIJ ME BUNKERE DHE TOLLONA O MUT ENVERIST?

    sepse:

    Ne vitet 80-90 Shqypnia Enveriste i ngjante nje fisi te braktisur afrikan ZULU dhe shqyptaret ishin bere si hije nate ne kerkim te bukes ne luften per mbijetese si kafshe pylli more fanatik delirant

    PO EKSODIN E VITEVE 90-TE E KE HARRUAR O MUT ENVERIST?

    sepse:

    Kur enveri ne grahmat e tij i kerkonte DOLLARO Adilit dhe Ramizit per te rimekembur ekonomine e tij idiote me forcfat e veta, shqyptaret po enderronin si te largoheshin nga Parajsa Enveriste per te shpetuar koken dhe familjet e tyre,

    PO PSE GENJENI DHE MASHTRONI JU XHELATE DHE KRIMINELA TE ENVERIT DHE PSE GAZETA DITA PUBLIKON SHKRIME TE TILLA QE E LARGOJNE SHQYPNINE NGA BOTA DEMOKRATIKE?

      • ha ha ha ha TEUTA ISHA I VARFER JETOJA NE TIRONE DHE ME SHOKET SA HERE QE DILNIM NE BULEVARD FOLNIM PEr BOTE SI JETONTE DHE NE SKISHIN ASNJE BICIKLETE .PER NENAT TONA QE E DHE PER NJE SHISHE QUMESHTI MBANIN RRALLE NE 4 TE MENGJEZIT KUR ENVER PASHAI E MERRTE ME KAMIONA .. ENVERI NA HOQI LIRINE DEMOKRACINE LIBERTENE ..POR DISA ANALFABETA SE DIN CDO TE THOTE LIBERTE EGALITE FRATERNITE … TI TEUTA JE NJE COPE MISHI QE EDHE QENTE NUK TE HANE ME TRURIN TUAJ PREJ LLACI …. POPULLI E DONTA AS SHUME SA QE MORRI ANIJET DHE BARKAT PER TE MOS JA PARRE ME SURRATIN PREJ 1000 VJET TRADHETAREVE TE SHQIPERIS komunistave ;;; fashistve ;;;; TE LUTEM TEUTA MESO MIRE CDO TE THOTE LIBERTE DEMOKRACIE ..PASTAJ SHKRUAJ SE VAJZA IME KA 10 VJEC DHE E DIN …. MERCI .TI EDHE DISA TE TJERE …..

      • Enveri Yt, sadist dhe pederast ka jetuar gjate gjithe viteve te Luftes ne vilen e Kryefashistit dhe Kryeballistit Bahri Omari qe ishte Kunati i tij bamires dhe kjo gje eshte e dokumentuar me dokumenta te mirefillta te Arkives, por qe asnjehere nuk eshte kundershtuar nga familja Hoxha,

        prandaj:

        CILET ISHIN KETA FASHISTE DHE BALLISTE QE NUK E DONIN ENVERIN TEND?

        sepse:

        Dihet mjaft mire qe Bahri Omari e donte me shume shpirt djalin e motres se tij dmth Enverin, por qe ishte edhe bamires i tij me LEKA dhe financime ne France ku Enveri Yt debil dhe dallkauk nuk arriti te kalonte ne asnje provim, por prape kur Enveri Yt kur mbeti rrugeve te Parisit si nje rrugac pa breke ne bythe ne bordellot e Frances, ishte po Kryefashisti Bahri Omari e shpetoi nga mjerimi nipin e tij dhe e hodhi me parashyte ne Ambasaden e Zogut ne Bruksel nga Lidhjet qe kishte me te vene e Myfit Beut nga Libohova, por kur levendi egoist Enver Hoxgha vodhi paret e Ambasades dhe e perzune me dajak nga Brukseli, ishte po prape Kryefashisti dhe Kryeballisti Bahri Omari qe e strehoi nipin e tij Enver Hoxha me gjithe Nexhmijen ne vilen e vet ne Tirane dhe si pergjigje per kete bamiresi Enveri Yt i preu koken bamiresit te tij Bahri Omari dhe e la te vdese e mbyllur ne kotec pulash Madam Ollgen, te vene e Myfit Beut qe i dha doren dhe e ndihmoi kur po vdiste nga uria rrugeve te Parisit.

        KETE ENVER E DONTE POPULLI YT O TEUTA ENVERISTJA?

  • Enveri është pjesë e historisë sonë , me të mirat dhe të ligat e tij dhe nuk mund të kalohet në heshtje .
    Me enveristin fanatik Bardhyl Hazizaj , nuk futem në polemikë , sepse është e kotë . Por , nja dy gjëra dua ti them .
    Enveri nuk është themelues I Partisë , ai u fut kontrabandë në radhët e komunistëve , për shkak të dobësisë së lëvizjes komuniste . Diplomati I mbretit s’ka vend në radhët e komunistëve .
    Pas vitit 1960 në lëvizjen komuniste botërore , Enveri u bë një Trockij I vogël . Gjenetikisht Enveri ishte dhe vdiq antikomunist , shërbëtor I borgjezisë .
    Strateg I madh ? Ofendim për strategjinë !
    Me lavdinë e Luftës , me sakrificat e popullit të ndershëm shqipëtar , me heroizmin e tij mbuloi veten . Të tjerët qenë agjentë e poliagjentë !
    Enveri I bëri varrin idealit komunist dhe socializmit në Shqipëri !
    U takon ballistëve ti ngrenë monument Enverit !

  • Artikull shume i sakte e i vertete. Te vihet ne vend monumenti i burrit me te shquar shqiptar, Enver Hoxhes e te hiqet ai i tradhtarit te kombit, Zogut ,qe as mbret nuk e njeh populli, vetem hajdut e tradhtar.

    • Jo vetem bust ti ngrihet por une them cdo qe te shtetezohet, te mbyllet kufiri, te ngrihen koperativat, bunkere dhe te dalin tollonat, te fillojne internimet dhe pushkatimet.
      Disa aspekte nga regjimi i burrit te shquar qe mendon ti

      • O Dule kartoni!
        Ku ke qene keto 27 vjet,o krric gomari?
        A nuk e ke pare se 90 % e shqiptareve nuk kane buke te ushqejne femijet e jo me te dalin ne Europe per turizem!
        E shikon o gomar se Europa nuk te pranon dhe te kthen prapa se thone qe ne Shqiperi ka demokraci?
        Po cfare mut demokracie eshte kjo kur pune nuk ka,rinia mbush klubet diten e naten se pune nuk ka!
        Do thuash ti,po me cfare e paguajne lokalin per dite?
        Ja ketu fle lepuri o krric!
        Rinia o i merr leke prinderve te pasur,ose shet trupin me leke si prostituta,ose trafikon droge,vrases me pagese etj!
        Ja ky eshte NJERIU I RI KAPITALIST sot dhe ti na can trapin derr derr!
        Sa per pushkatimet ,mos u shqeteso shume deri sa nuk ke njeri te vrare ne shtepi!
        Shqiperia eshte bere shesh lufte se vriten,vetvriten,aksidentohen me dhjetra njerez cdo dite dhe ti kerkon pushkatimet!
        Po pse keto vdekje te embla a nuk jane pushkatime per qejf?
        Ka ndryshuar forma e pushkatimit dhe internimit o krric!
        Tani te lene pa pune qe ti te vrasesh o vetren o tjetrin!
        Rruge tjeter nuk ka!
        Prandaj sot shqiptaret kerkojne Enver Hoxhen!

        • Ik ore bole te dhjefsha mu ne llogjiken tende prej idioti, nuk e kupton qe kjo derexhe e 27 viteve eshte vazhdim i atij regjimi te babait tend me keta bite e tij qe drejtojne sot.
          Po te ishte hapur shqiperia ne 45 o koqe do ishte zhvilluar shume here me shume. Ah po juve ju futi shiringen e helmuar ne tru dhe ashtu do mbeteni o te mjere.

  • NJEREZ SI ENVER KRIMINELI, MERITOJNE

    EDHE SOT QE FLASIM TE NXIRREN NGA VARRI

    DHE TE VAREN NE LITAR NE MES TE TIRANES.

  • Hajde Kumandar hajde , se u lodhe ,
    paske bere shuren ne breke .
    Nuk i paske pire Ilaçet e prostates dhe te sklerozes .
    Tek cili Kest ke arritur o Gjytyrym ?

    Po eksodin e 27 viteve te Demokracise Sklerosa nuk ta le Trurin ta MBAJ Mend ?

    A nuk jane Xhelata demokratet e mbas 90
    qe lene pa Pune Baballaret e familjeve ?

    Luften Kundra Fashizmit o Tajvanist ,
    Ate mo qe edhe amerQia e pranon qe ishte Aleate me Enverin .

    Poi
    Fabrikat i Harrove ?
    Hidrocentralet dhe Termocentralet ,
    Universitetet dhe Laboratoret e te gjithe Ekonomise .
    USHTRINE ,
    Gruan – e barazoje me Burrin ,
    Doktoreshe , Ushtarake , Profesoresh e dekane .
    Rezoje muret ne Koken e shqiptarve , duke i ç’intoksinimi nga opiumi Fetar .

    Na mesoje , Qe Puna eshte shendet ,
    Kurse TAJVANIZMI eshte kurverizm i shoqerise ,

    Nuk na la te Shpresonim te Lotoja ,
    Por na dha Siguri dhe besim dhe shpres Per te ardhemen .

    Fjalen Stres nuk e njinim ne kohen e Enverit ,
    e kishte fshire nga fjalori.

    Ti nuk eshte se nuk i kupton ,
    POR NUK DO TI KUPTOSH ………….

    Sepse jane njerzit si Ty ,
    prandaj nuk behet me ai vend .

    Rakine , dhe kafene do ta paguaj une neser ,
    Vetem prano qofte NJE te mire te Enverit ,.

    Mos thuaj qe nuk kishte asnje te mire …………….

    • Ik o teuta se ngaqe ka shume idiote si puna jote ka 100 vjet qe po vuan ajo shoqeri.

      Ti breket e grisura i kishe ne 45 ashtu mbete deri ne 90

  • kagjera per te cilat Enveri nuk ka genjyer. Ka thene se miqesia shqiptaro-jugosllave mori fund sepse jugosllavet deshen ta gllaberonin Shqiperine si nje republike te shtate. Sipas informacioneve te deklasifikuara ne kohen e sotme, del qe ka qene pikerisht keshtu. Ka then se anglezet e kurdisen incidentin e Korfuzit per te krijuar nje pretekst nderhyrjeje, del qe ka qene pikerisht keshtu. Ka then se angloamerikanet jane perpjekur per ta rrezuar pushtetin e krijuar nga komunistet; nga dosjet e deklasifikuara del qe kjo eshte e vertete. Qe Greqia tentoi nje pushtim te Jugut ne 1949 me bekimin dhe mbeshtetjen e anglezeve, del qe kjo eshte super e vertete, e pohojne arkivat e deklasifikuara. Ajo qe Enveri nuk thote, dhe kuptohet se perse, eshte qe lufta e klasave u perdor edhe si gjueti shtrigash. Qe sakrificat e shqiptareve u perdoren demagogjikisht per te tjera sakrifica, kjo patjeter nuk i ben nder, dhe gjiithashtu pushteti absolut krijoi premisa per gabime te medha. Dhe sa per kronike, sa vjet ishte Enver Hoxha kryeminister? Sa vjet iste president? Sa reale ishte marredhenia kushtetuese e perse sekretari i pare i PPSH dilte mbi presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e presidiumit te kuvendit Popullor? Ne cilin statut themeltar ishte e shkruar kjo? E kam fjalen, ne lidhje me shkrimin e z.Tarifa, mbi legjitimitetin e pushtetit komunist, qe fillimisht nisi si revolucion, u konsolidua si zgjidhje e vetme qeverisese dhe ndofta ne 20 vitet e fundit u drejtua nga Enver Hoxha, qe ne fakt nuk kishte nje funksion te vertete legjitim kushtetues. Mendoj se ndofta nuk eshte momenti dhe as periudha e duhur qe shoqeria aktuale ti rikthehet me pathos dualizmit historik, nese duhet te ngrihet Enveri e te ulet Zogu, siç u veprua dekada me pare, duke rrezuar Enverin e ngritur Zogun. Nuk ka nevoje per statuja Shqiperia e sotme, ka nevoje per paqtim. Te bejme te mundur qe “enveristet” te njihen me totalitarizmin asfiksues te regjimit komunist ku Enveri ishte drejtuesi suprem, ashtu siç duhet te njohim edhe aftesine e logjikshme te politikes se shtetit komunist, qe i beri balle shovinizmit fqinj dhe lojes se piste te agjencive te huaja, qe nuk e kishin per gje te vinin ne pazar Shqiperine per interesat hegjemoniste. Vini ne peshore ekzistencen e Shqiperise me kedo faj dhe gabim te sistemit komunist, nuk besoj se ka llogari matematike ta nxjerre humbes.

  • O shoku proletar dhyli qenke nje koqe gomari se me trute e tu te shplare me marksizem as ne halete e stacion te trenit nuk vete une.
    Po si nuk ke turp qe permend enver shtazen qe e varferoi dhe izoloi kete vend me vite me radhe, e ktheu vendin ne nje kazerme, vrau ne pabesi gjithe shoket dhe borgjezine e asaj kohe sa ne vitet 90 u turren njerezit barkthare dhe te uritur kush te zdhukej sa me pare nga ky fanar ndricues komunist.
    Ptuu fare e hidhur komuniste

  • Fatkeqesia e njerezve truthare,eshte kur degjojne te vetequajturit intelektuale,qe flasin si flamurtare te gjirizeve antikombetare

  • Enveri na cliroj nga okupatoret e gjakpirsit vendas, Ai na beri me shkoll qe lexojm e k0metojm ne sot . Ai e forcoj mbrotjen e vendit ton. Dhe gjithcka qe kometohet me lart .
    Te behet Referendum, pop. e do E.

  • U teket disa shurranave qe e quajn veten veteran e kerkojn te ringrejn kriminelin diktatorin ma te rrept mbas hitlerit.Jo more spiun te sigurimit nuk ju shkon njeri mbrapa more qelbesira.

  • Eliot , ushtaraku per te cilin flet Ti nuk ka qene aq burri
    mire sa thua. Reputacioni i tij si ushtarak nuk e nderonte
    ate rribe per veprmet e tij prej “zogu nate” ?! Gjej ndonje
    personazh tjeter me te paster moralisht sepse me kete
    shembull qe ke dhene “rrezohesh” nga kali …..! Nuk po e
    zgjas me tej ….!!!

  • Shenim: Kam shkruar edhe here te tjera : Enver Hoxha
    konkuron vetem me Skenderbeun, sa per te tjeret i hedh
    te gjithe NOKAUT ! A e dine kete politikanet e sotem, i thencin ? Pse i tremben Referendumit Popullor ? Sigu-
    risht e dine rezultatin ! Shuplaken iua dha sondazhi i
    OSBE- s qe e terboi kryekriminelin e hajnin e Vicidolit !

  • Enver Hoxha do te mbetet nje nga diktatoret me te eger jo vetem te Shqiperise por gjate gjithe shekullit te 20.Kjo eshte e gjitha.Ai i preu Shqiperise mundesine per t’ju bashkuar Evropes pas luftes se 2 botterore, dhe e la vendin ne nje terror dhe izolim te papare e padegjuar.Kjo eshte e gjitha.Luften N-Cl e beri populli jo Enveri.Ai ishte nje vegel ne dore te titisteve gjate luftes.

  • Kur labin dhe besnikun e partise Kadri po e gjykonte ne sekretariat, byro e pllenium enveri, kadriu mundohej te mbrohej nepermjet emrit te hysniut qe enveri nuk e kishte shpallur tradhetar dhe viktima mendonte se duke permendur emrin e viktimes hysni mund ti shpetonte xhelatit. Kur xhelati u merzit pasi viktima kadri po ja permendte emrin si shume hysniut xhelati me karshillek i thote se po te donte edhe hysniu mund te kishte patur fatin tend dhe te Mehmetit tashme te hequr nga varrezat e sharres. Prandaj shtrohet pyetja se edhe nese eshte bere lufte ne interes te cilit klan u be kjo lufte. Dhe ku eshte moraliteti njerezor, humanist e i meshirshem ndaj qenies njerezore te fituesve te luftes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *