Rrugët të cilat peshojnë hapat tanë, bregdetet që mirëpresin trupa të lënguar përgjatë një dimri të tërë vetëm për pak kripë, fshatra të zhytur nëpër qoshe harte…
Të gjitha këto në ndonjë moment mund të jenë shfaqur në ekranin tuaj të kompjuterit por edhe të smartfonit, ndryshe.
E them me bindje: Shumë nga ne (dhe për fat të keq këtu hyjnë shumë vendim-marrës dhe njerëz të tjerë me ndikim) nuk e njohin Shqipërinë.
E kanë parë atë nën një optikë përpunuese, me filtra dhe shpesh herë të modifikuar. Shqipëria e tyre është e vogël, pompoze, shume larg realitetit të cilin shumica e jeton çdo ditë.
Shqipëria e vërtetë është ndryshe.
Kur të thotë dikush “Sot po më dukesh ndryshe!”, instiktivisht kurioziteti, egoja, një trazim i tërë ndjenjash lidhen zinxhir njëra me tjetrën dhe zbarkojnë në hapësirë kështu: “Ndryshe, si ndryshe…në ç’kuptim ndryshe?”
Besoj se i njëjti reagim po shkaktohet në këtë moment edhe tek ju.
Dua të them që ka një lloj tendence deri në çmenduri për të sjellë një Shqipëri të shkëputur nga “lista e vendeve perfekte për të jetuar”. Ky vend nuk është aspak perfekt, dhe për këtë duhet të mësohemi ta shohim sikurse është, me të mirat dhe të këqijat e veta.
Imperfeksioni duhet shijuar pa filtra, pa operacione plastike.
Nuk po i futemi diskutimit të përjetshëm nëse përsosmëria ekziston apo jo. Por fundja kush ka thënë që vetëm përsosmëria është eksituese? Të qenurit e vërtetë, kjo po që është eksituese!
Fotografitë e mëposhtme janë mundësuar nga Fjorda Llukmani dhe Dafne Bajraktari, të cilat e përdorin smartfonin e tyre jo vetëm për selfie, por dhe për të ndalur në kohë imazhin e vendit të tyre.
Të dhëna pas të bukurës por jo pas kornizave të ideales, vajzat na ofruan një pjesë të Shqipërisë reale.
Nuk e di për ju, por për mua, ato kanë aftësinë e të parit të bukurën edhe aty ku duket sikur nuk ka rrënjë.

Fotografia është realizuar më datë 5 shkurt të vitit 2018, në Pallatin e Brigadave.

Realizuar më 15 mars të vitit 2018, në Karpen të Kavajës.

Realizuar në shkurt të vitit 2018, në Qerret të Kavajës.

Realizuar në shkurt të vitit 2018, në Qerret të Durrësit.

Realizuar më 1 shkurt të vitit 2018, në Drilon.

Fotografi e realizuar më 28 Gusht të vitit 2017, në Theth të Shkodrës.

Fotografi e realizuar më 2 Tetor të vitit 2015, në Spaç.

Fotografi e realizuar më 18 Maj të vitit 2015, në Ohër.

E realizuar më 16 Shtator të vitit 2017, në Theth të Shkodrës.

Realizuar më 22 Mars të vitit 2018, në Shkodër.

Fotografi e realizuar më 12 Qeshor të 2017-s, në Tiranë.

Fotografi e realizuar më 2 mars të 2015-s, në Tiranë.

Realizuar më tre qershor të 2014-s, pas Piramidës në Tiranë.
s.a/dita

Foto t bukura.
Sa per ate qe ne nxijme Shqiperine kjo eshte e vertete.
Eshte krijuar nje psikoze negativiteti.
Ndaj t gjithe duan t ikin.
Shqiperia reale ka nevoje per shume gjera por mbi t gjitha per pak pozitivitet nga secili prej nesh
Shkrimi goxha i kendshem , pervec faktit qe lokacioni i disa fotove nuk eshte i duhuri si prsh Karpen eshte nje fshat i Kavajes dhe jo i Durresit
Përshëndetje Bora!..:) Unë jam vajza që ka shkruar artikullin e mësipërm. Ke shumë të drejtë, por vendet m’i kanë bashkëshoqëruar vajzat me fotografitë, dhe shpesh herë krijohet një lloj konfuzioni për fshatrat e Durrësit dhe Kavajës, kjo dhe për shkak të afërsisë së tyre. Gjithsesi, të falenderoj për komentin me vend. 🙂
nuk e di sesi vec mundoheni te nxini vendin tuaj punoni te gjithe se bashku foto si keto edhe me te shemtume ka ne mes te manhatenit
Bravo vajza!Shume te bukura fotot,tregojne realitetin ashtu sic eshte me ngjyrat e verteta dhe jo te perpunuara me photoshop.Suksese te metejshme. ps.Keni faqe ne istagram?