Tiranë-Kiev

redaktor

Ka kaluar më së shumti me ilaritet një veprim i Berishës në grupin parlamentar të PD-së ditën e hënë. Në fillim të mbledhjes, Berisha kërkoi posaçërisht që të gjithë deputetët e PD-së të mbanin një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Kiev. Vetëm mendojeni pak: Kryeministri i vrasjeve ende të pandëshkuara të protestuesve në 21 janar që mban një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë (!!). Një ditë më parë, ndërkohë, ish-Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç u shpall person në kërkim dhe përgjegjës për vrasjet e protestuesve.

Është e qartë që për S.Berishën vrasja e dhjetëra protestuesve në Ukrainë nuk shkakton asnjë pikëllim, por ama shpallja në kërkim e Nr.1 të regjimit në Ukrainë dhe nisja e procesit ligjor ndaj tij për vrasjen e protestuesve, përbën një paralele që e cenon drejtpërdrejt.  Ai e di mjaft mirë se pyetja që ka bërë çdo shqiptar normal kur u informua për arratinë e Janukoviçit dhe kërkesën e prokurorisë për ta arrestuar atë për vrasjet e protestuesve ishte:  Pse nuk veprohet kështu për 21 Janarin tonë?

Ky paralelizëm i natyrshëm i shkakton atij siklet dhe paranojë. Le ta themi copë atë që mendojmë të gjithë:  Berisha i Tiranës është një Salukoviç i zhytur në gjak e krime, krejt i ndërgjegjshëm se paralelja mes tij dhe Janukoviçit është shumë e fortë.  Përpjekjet që të identifikohet sa më pak të jetë e mundur me presidentin ukrainas në arrati janë groteske. I japin  një dorë edhe mediat e shitura duke përhapur për turpin e tyre lajmin e rremë, sikur e bija e Timoshenkos i ka dërguar orët e fundit një letër falënderimi.

heshtja-e-pd-per-protestuesit-e-vrar

Tri vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku duhej të ishte vendi më i sigurtë, mes dy “qeverive”, Legjislativit dhe Ekzekutivit, brinjë më brinjë me Presidencën, u vranë me urdhër të ish-kryeministrit që më pas fshiu filmimet e brendshme dhe manipuloi provat, 4 njerëz, 4 prindër.

Grushti i shtetit mbi njerëzit kishte qenë i përgjakur, i rëndë, mizor, cinik, i paramenduar deri në hollësi. 21 janari i këtij viti shkoi edhe ai. U bënë të gjitha adetet. U bë demonstrata e rastit, tashti më e lirë, u thanë fjalët që duheshin thënë për zbulimin e së vërtetës, megjithëse ajo dihet; u vendosën lule, të afërmit kërkuan drejtësi, duke e vendosur gishtin tek plaga e hapur, në media u fol dhe u përfol për këtë trevjetor, etj, etj.

Të nesërmën sheshi ishte si gjithnjë, me njerëzit dhe mjetet e zakonshme, shiu dhe era i mori lulet e vendosura një ditë më parë, fjalët e kryeministrit ishin në faqet e gazetave, edhe tek DITA , familjarët u kthyen në hallet e tyre, ndoshta ndonjëri prej tyre është ende i papunë, ndoshta dikujt i duhet ende të paguajë vendimet e prapshta të gjykatave, si vllezërit e Hekuran Dedës, se pushteti edhe të vret, edhe të fyen, edhe të merr paratë, pra.

Gjykata e deri sotme, vrullshëm, sipas urdhërit të lëshuar, dënoi mbi 100 vetë si pjesë e demonstratës së 21 janarit. Askujt nuk i gjeti armë, dinamit, shishe molotov, çadra pistoletë, i dënoi sepse ashtu kishte dashur shefi i tyre. I dënoi, pasi i torturoi, pasi i poshtëroi, pasi i rrembeu rrugëve. Vitet sëbashku, të të gjithë të dënuarve, e kalojnë dhjetra herë dënimin e vrasësve. Dhe as që mund të ofrohen me urdhër-dhënësin, i cili, edhe sot, si lehjet e pasmesnatës, rikthehet tek krimi.

Nëse 21 janarët e ardhshëm do të vijnë si ky që lamë pas dhe jo si post-protesta e Ukrainës, askush të mos dalë në rrugë të kujtojë të rënët. Le t’ua lëmë kujtimin e tyre vetëm të afërmve, sepse nëse ndodh prapë, që ne të përkujtojmë viktimat dhe vrasësi të na përqeshë i lirë mbi të lirët, do të thotë se jemi bërë pjesë e krimit nga mosndëshkimi i tij.

fq3

 

 

Në foto: Lart, me propozim të deputetit Berisha në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të PD është mbajtur… një minutë heshtje për protestuesit e vrarë në Ukrainë. Djathtas, faqja 3 e Dita-s, sot.

Share This Article
62 Comments
  • Hahahahaha .. Berisha , i detyron depudetët demokratë , dhe vetë veglën Lul Basha , që të mbajnë zi për të vrarët nga Janukoviç në Ukrainë .. !!
    Parodist kriminel , ky mor vëlla !!

      • Hipokrit,
        Kriminel,
        Hajdute,
        Injorant,
        Shpellar
        gjynaf se jane nja dy a tre ok aty ne ate kope,
        por ne gremin po i terheq bac sala keta te gjith.

        • Mbani “zi” per vetveten se jeni katandis keq o ushtaraket e sales,mbajne zi pe boten per shqiptaret JO,i keni vrare,prerè, grabit,vjedhur si ju ka dashur qefi, kani futur
          mafien,krimin,urreitje per njeri-tjetrin,vella’vrasje etj-etj dhe kerkoni te jeni te mire me boten.
          Po mire mor tru thare ata qe vrate ne bulevard ju (sala,luli)
          ç’fare ishin ?, apo s’ishin revolucjonare,ikni mor politikanè
          vrases…. paraqituni para drejtesisè!!!.
          Nuk ka REVOLUCJON POPULLORE pa gjak dhe duhen respektuar ata DESHMORE qe s’jane prane Familjeve,
          por jo nga nje njeri qe perdori dhune ndaj popullit te tije
          dhe tani ngre koken per te tjerèt.
          Revolucjon Popullore u be edhe ne SHqiperi vitet 90-91
          por nuk u derdh gjak(raste per hakmarrje nje ne Durres P. 91.dhe nje person ne 90 ne ambasaden gjermane,ne SHkoder u vrane 4 por nuk eshte e qarte nga kush u
          eleminuan).

  • Hajde tani e bot adetin, vazhdoni hani pilaf tami, se longu u maru.
    Kamerat ju filmuan, demostrataxhit jan knoq.
    Me 15 prill, mos harroni Gerdecin, edhe ate dit 1 minut heshtje, aparatet fotografik frap fap dhe hani pilaf me long mishi.
    21 janari ka kalu, medemek per 1 vit bini rahat.

    • Përshëndetje e nderuara gazeta Dita. Sali komunistin 24 karatësh, Sali “demokratin” i thënçin, të gjithë që e rrethojnë janë bijtë e ish-nomeklaturës komuniste. Si nuk shohim sikur një të persekutuar të regjimit të kaluar? Këta “demokratë” i thënçin, që u caktuan nga i ndjeri Ramiz për të krijuar këto parti, demek këtë pluralizëm politik të krijuar po nga i ndjeri Ramiz. Përse bërtet me të madhe ky Sali? Mos i dhimbset ky popull? Jo, unë do të thosha me të madhe se Saliu nuk e do këtë popull, ai do ta shesë këtë vend e do gjithmonë që të jetë anarshi.
      Si nuk pushon ky njeri sado pak? Të shkojë në zonën që ka lindur, në Viçidol, është vend shumë i mirë, se dhe ka njerëz të mrekullueshëm. Me sa kemi dëgjuar, nuk shkon dot në vendlindje, se ka bërë shumë zullume që ata nuk ja falin. E pashë kur shkoi për fushatë që e mbulonin bodigardët, e ruanin aq shumë, në vendlindjen e vet.

      Shumë është pasuruar ky dhe fëmijët e tij, si është e mundur që nuk kanë frikë nga ligji? Instancat ligj zbatuese duhet të dalin sa nuk është vonë nga kthetrat e Saliut dhe të shokëve të tij. Ç’pret kjo maxhorancë? Keq të kesh 70+1 deputetë dhe më keq akoma të kesh 84 deputetë?! Ky popull ju ka mbështetur me votë. Veproni, s’ka kohë për të humbur, koha është flori.

  • Po 4 vete qe u vrane nga Basha dhe Berisha kur do te mbajne zi? Keta jane shkerdhatokracite e tyre, Turp. Per gjakun shqiptare jane zgerdhire e kane dekoruar vrasesit, per gjakun ne Ukraine mbajne zi. Vetem shqiptare nuk mund tu thuash ketyre monstrave dhe vampireve.

    • Berisha thote se shkaktari i vdekjes se atyre katerve eshte Rama. Po pse nuk e pame kete fotografi per ata kater atehere? Berisha shprehu ngushellimet familjeve, por meqe thote se i vrau Rama, le te vinin ca tufa lulesh mbi tavolina dhe te behej kjo foto me 22 janar 2011! Si nuk ju vjen per te vjelle o Byro Politike e PD-se?!

  • Kush kerce naplonin,
    sala me gjith dhondrin
    o lulush lulija bythet gurabija
    o salush salija o grup me robq..raaaa

  • Kercen prifti nga belaja. As si s’ju ha nje mortje. Po per ata fatkeqet tane qe i vrate mu ne mes te sheshit s’ju erdhi as keq dhe as turp!!! Apo ata ishin te armatosur gjer ne dhembe me cadra pistolete. Vdekshi e u shofshi cinike te qelbur!

  • …mjafton të shikosh me radhë fytyrat, në teatrin tragjik të radhës në PD. Nuk ka nevojë ti shaj. U janë damkosur surratet nga urrejtja e shqiptarëve…

  • Diktatori Berishe kerkon tani te veshe lekuren e qengjit. Po ata qe i vrave ne vitin 1997 sa veta jane e mban mendi o kriminel.? Po kur i nise dy avjon “Mig” per te sulmuar me lhl jugun e shqipoeri qfar ishte ajo nuk ishte terrorizem.? Per keto ke mbajtur ndonjeher ndonje minut hashtje,? Edhe sikur te mbajsh nje minut hashtje ato jane viktimat te shkaktuera nga ti.
    Po per 21 Janari.Po per 26 qe i dogje ne Barot dhe vetem per te fituar ti para. Sote ky ujke plak kerkon te veshe lekuren e qengjit dhe te lutet per viktimat ne Ukrahine. C`fare poshtersirash ben ky njeri i pa cip dhe i pa fytyre.
    Me vjen shume keq per drejtesin shqiptare qe e anashkalon kete kriminel me damke.!
    Ptfu vafsh ne ferre o i pa fytyre.!

  • Ja, këtë askush nuk e priste: që në fillim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, do mbahej 1 minutë heshtje për viktimat e protestave në Ukrainë. Të gjitha të tjerat ishin të parashikueshme: edhe lloji i fjalimit të Bashës, edhe mospranimi i kërkesës s ish-kryeprokurores Ina Rama për t`u rikthyer në Gjykatën e Apelit, edhe reagimi nervoz i Presidentit Nishani për lirimin nga detyra të Zana Xhukës; madje dhe ca aksidente rrugore me dy viktima e ca të plagosur ishin të parashikueshme brenda një logjike fataliteti që mbizotëron mbi realitetin e përditshëm shqiptar, por që deputetët demokratë të ndërmerrnin një akt të tillë, ishte jashtë çdo parashikimi, sado të nuhatshme episodet ububu e tralalala të stinës së trishtimit e humbamendjes në kampin blu. Me të drejtë, mijra internaut e vendosnin këtë akt në peshoren e 21 Janarit, duke shfaqur një sekëlldi të hapur nga akte të tilla që qelben hipokrizi prej dyshes së patinatorëve në syprinën e akullt të PD-së Berisha-Basha, që ashtu të kapur për dore, tentojnë të performojnë një lloj politike krejt pa elegancë, duke u rrëzuar e e zhgryrë në tentativën për të prodhuar politikë opozitare me truke qesharake e naive. Në të vertëtë, a ja vlen një nderim për viktimat e protestave në Kiev? Pa dyshim që po! Dhe një 1 minutë heshtjeje, është më e pakta që mund të bëhet për jetët e tyre të humbura nga plumba snajperash, ku mes tyre kishte Ziverë, Hekuranë, Faikë e Aleksë. Por ato 60 sekonda nuk duhet të jenë thjesht heshtje, por 60 sekonda moral që dyshja BB nuk e ka, pasi i konvertoi me plumba e gjak.

  • Përshëndetje Dita. Të vrarët e Gërdecit, 21 Janarit e shumë të tjera që nga viti ‘97 e këtej, nuk gjejnë prehje për sa kohë kryekrimineli Sali Berisha e kompani sokëllijnë televizioneve.

    E çuditshme fjala e kryeministrit në Kuvend ku kërkoi një prokuror të huaj, sepse gjoja kanë humbur prokurorët dhe na duhet një prokuror nga Zululandi.

    Që të gjejnë prehje eshtrat e të vrarëve nga këta kriminelë, i kujtoj z.Edi Rama se ende pa u tharë lotët e vajzës së Zyverit dhe pa hequr shamitë e zeza motrat dhe nënat tona, i ka të gjitha mekanizmat dhe mundësitë që të gjejë prokurorë të ndershëm e trima brenda vendit, por duhet të bëhet 24 orë burrë.

    • shume mire e bejne! Nese nuk i fusin ne burg si kriminele qe jane, cfare prisni te bejne ata? E cuditshme se si as 1 milion vota nuk e ben dot kurajoze Partine Socialiste. E cuditshme, e cuditshme. Trishtim i thelle, cfare te themi tjeter. mjere ai vend, mjere ata njerez qe kane humbur gjithcka kishin. Dhe nuk kane humbur vetem ata. por nuk e kuptoni dot ju or jooo

  • E pa besueshme….!!!!!!!!!!! Ndoshta i dhimset me teper populli sllav I Ukrahines se njerzit qe vrane ne gerdec dhe bulevard…

  • Ky Saliqeni qe nuk ka treguar asnje shenje pendese per gjenocidin e 97-te, per Gerdecin,
    21 janarin e dhjetra e dhjetra shqiptare te zhdukur nga dora e tij gjakatare shkon e kerkon
    te mbahet nje minut zi per 120-150 te vrare ne Ukrahinen e larget qe edhe pse eshte kri-
    minale dhe shprehim keqardhje prap se prap nuk krahasohet kurre me krimet e Saliserb
    Berishes ne popullin shqiptar ! Ky njeri nuk eshte se ka luajtur mendsh por Ai zbaton ur-
    dherat e sllaveve ,prandaj ky duhet damkosur me vulen e tradhetise se kombit shqiptar !

    • “Ali”i dashur? Më kini ofenduar qenin duke e krahasuar me saline(saliqenin). Mos u duk nga lagjia ime se do të të kafshojë.Nderime “ali” dhe mos thuaj qe nuk te lajmerova per rrezikun qe te kanoset!?

  • Po te gjidha budalleqet ne kete vend bejen e degjohen. Po si ka mundesi qe ky vend e ky popull te jet kaq i mallkuar nga zoti. po perse!!!!

  • eshte duke pergatitur skenarin e ukraines ne shqiperi,nuk e ben kot ate pune.popullin ai e konsideron pa tru dhe ne nje fare mase ka te drejte.

  • PO SI NUK KA TURP NGA VETIA DHE NGA SHOQERIA KY HIENA .PO DEMOSTRUESIT SHQIPTARE QE AI I VRAU NE MES TE BULEVARDIT CFAR ISHIN?..TURP ME TE MADH NUK KA.

  • Josef Breuer, Anna O. Case, Carl Jung, Alfred Adler, Karen Horney, Eric Erikson dhe psikanaliste te tjere, ngrihuni dhe beni spjegime. Neqoftese nuk arrini, mbaroi shkenca e psikanalizes.

  • Pak rendesi ka.Ketu na duket vetja si ne enderr, nje lugat nxjerr flake nga goja, perreth tij nje turme e çmendur qe i ka dale boja, me burra e gra, qe ben “urraa” dhe ngre e shemb kala. Ketu ne Salistan u vrane kater vete te opozites se protestuan dhe demaskuan me nder nje sulltan dhe salarinjte e ketij vendi thane njezeri se merituan plumbin ne balle pasi deshen te rrezojne nga froni me çadra e stilolapsa sulltan Salari shpellarin, genjeshtarin, shpifesin, vjedhesin vrasesin, nopran, qe idhujtaret e molepsur e quajne sovran.Por kur kjo ndodh ne Ukraine kur opozita rrezon presidentin e qeverine, sulltan Salariu qe ka humbur mbtreterine’ “i nderon ata me zine sepse don ta mbushe perseri kusine”.Nderim paçin ukrainasit qe meritojne lirine, turpin paçin kameleonet tane me sulltan Salarine, qe para botes na nxijne duke na e rritur mjerimin e varferine me urrejtjen e tyre, cmiren, hipokrizine!

  • Djali Ibrahim Rugoves burgoset per fallcifikim vizash…Lulzim Basha ka vjrdhe 200 milion € dhe ben si kar derr…..Shkelzen Berisha vellai i Lulit po ky vrau 26 vete ne gerdec dhe i ben presion drejtesis…….ndersa krimineli Berisha vrau 3000 vete ne 97 dhe 4 me 21 janar dhe hardallosen neper rruget e tiranes sikur ta kishin cliruar. Tani lind pyetja po arrestimi qe presim me pa durim kure do te ndodhe?????? Kete ja kemi lene ne dore Edi Rames me votat qe i dhame pikesrishet per te ndershkuar ate qeveri kriminelesh.

  • O zot çfare parodie!!!!Deri ku arrijne keta njerez pa moral.MAKBETHI zbehet para tragjikomedise qe po luajne ky grup aktoresh.
    Mendo se cfare bande na udhehoqi per 8 vjet.
    KATER VETE TE PUSHKATUAR NE 21 JANAR.LIRAK BEJKO I DJEGUR I GJALLE…I HARRUAT? Na e shpifet o fare e keqe.

  • SA HIPOKRIT TE PA FYTYRE, VRANE 4 VETE NE SHESH 26 NE GERDEEC DHE TANI DUAN TE DUKES SI ENGJIJ.
    JUA THEM UNE SE KETA DO ARRESTOHEN VETEM KUR TE BJERE PRESIDENTI QE MBAN KLD ME KELYSHAT E SALIUT DHE PASTAJ DO ZHDUKEN QE NGA KLD DHE GJYQTARET E KORRUPTUAR NJE E NGA NJE NE KUSHTETUSE, TE LARTEN APEL DHE SHKALLE TE PARE, POR PA U NDRYSHUAR KELYSHI NE PRESIDENC NUK BEN DOT GJE QEVERIA. SE SALIU KA GJYQESORIN NE DORE TANI PER TANI DERI SA TI MBAROJE MANDATI DHE TE RIZGJIDHET PRESIDENTI

  • “Ali”i dashur? Më kini ofenduar qenin duke e krahasuar me saline(saliqenin). Mos u duk nga lagjia ime se do të të kafshojë.Nderime “ali” dhe mos thuaj qe nuk te lajmerova per rrezikun qe te kanoset!?

  • Po i bie ne hak ketij populli o Edi Rama! Bej detyren qe te ka caktuar ose terhiqu dhe thuaj, i kam duart dhe kembet e lidhura nga krimi. Nuk eshte mire te detyrosh njerezit e ndershem te jetojne me krimin mbi tavoline. Te pakten shprehu per rrethanat qe po qeveris dhe kerko ndihme, por mos na e nxi faqen deri ketu. Ne mes te nje tavoline te opazicionit shqiptar, Plehrat e shqiperise me duar te lyera me gjak e me krim vajtojne te renet ne Ukraine, megjithese lotet e familjeve te atyre qe kane vrare ne Shqiperi vazhdojne te derdhen akoma.
    Pjese teatrale qe kalon cdo pjese te luajtur deri me sot. Kriminele, hajdute te gjakut te popullit qe i paguan akoma per krimet e kryera me influence akoma per fatet e ketij vendi, te veshur akoma me fuqi e pushtet, skermisin dhembet mbi te tashmen dhe te ardhmen tone duke na thene; ja ku jemi popull idiot, ju shtypem e do tju shtrydhim akoma, bota eshte e jona. Me veprimet qe po ben kjo qeveri sot, ka ngjallur nje indinjate dhe krize te besimit per ate qe shume njerez e kane te shenjte ne jete, per fjalen DREJTESI.

  • Gjeni dicituren

    Eshte Agroni ne rolin e Saliut ..

    Është mirë dhe e shëndetshme që të qeshësh me karikaturën artistike të çdo lloj politikani Agron Llakaj
    Edhe pse ska mbaruar artet,Saliu eshte nje aktor i mrekullueshem.

    Te mjeret Ne, qe e kuptuam vone , sa injorant kryeminister kemi patur
    Edhe nje i pashkolluar e kupton qe kjo eshte nje komedi .
    Cduku o Sali, leri karagjoslluket se po behesh gas edhe ne medjat e huaja
    Mos valle kerkon te shkojsh edhe ti ne gjyqin e Xages qe ti bejsh shoqeri
    Viktor Gjanukovicit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *