Republikë pa ‘ditëlindje’
Ndonse janari ka dy data, 11 dhe 21 që lidhen me republikanizmin shqiptar, ato mbeten të shpërfillura zyrtarisht. Njësoj si të ishim monarki.
E nëse 11 janari 1946 u kompleksua nga ‘antikomunizmi’ i PD, boshllëkun nuk e zuri as 21 janari i 1925 që për ironi është gjeneza e një republike e lidhur me emrin e monarkut.
Shpërfillja e ditës së republikës nuk është përjashtim por pjesë e trashëgimisë së një tranzicioni të stërzgjatur artificialisht prej politikës së korruptuar, me rezultat një shtet problematik që shkon në favor të gjeopolitikave antishqiptare dhe tezave se nuk dimë të bëjmë shtet.
Të ndarë tek e pandashmja
Me alibinë e ‘antikomunizmit’, PD ka tentuar të kompleksojë – festimin e pavarësisë, festës e çlirimit, ditës e republikës, LANÇ etj. Lidershipi i saj vijon ende të heqë vija të ‘kuqe’ jo vetëm ndaj të shkuarës (interpretimi i 11 janarit, roli i Hoxhës, anatemimi apriori i çdo arritjeje në monizëm, rrokadat çoroditëse Nol-Zog në vite etj) por dhe ndaj të tashmes dhe perspektivave (baltosja e 21 janarit 2011 si grusht shteti, armët kimike, etiketimet ‘bijtë e etërve’ etj).
Kjo ka patur si efekt kompleksimin dhe ndrydhjen e opinionit publik dhe rivalit politik.
Ndryshe nga sistemet totalitare të majta apo të djathta, demokracia nuk e çensuron historinë. ‘Shtatoremania’ në funksion të memorjes historike është gjëja më normale edhe në perëndimin e qytetëruar ku hasen shtatore sundimtarësh kontradiktor.
Shtatoret e Zogut, Hoxhës (nëse ringrihet) etj duhet të shihen në funksion të memorjes historike dhe politika nuk ka përse të marrë anë, trumbetojë apo imponojë simbolika për askënd sepse atë e bën koha dhe qytetari që përulet apo u kthen shpinën sipas mendjes së tij.
Siç demostrojmë një tolerancë unike fetare, pavarësisht se çdo besim predikon se përfaqëson rrugën e vërtetë, ashtu duhet dhe në të mirë të kohezionit dhe mirëkuptimit social, të tolerojmë ‘predikimet’ politike për të ‘vërtetat’ ‘rozë’ apo ‘blu’, historinë përfshirë.
‘Profanizëm’ demokratik apo me ‘porosi’!
Në retrospektivë, kjo tentativë për kompleksim përkon me një tranzicion traumatik ku janë djegur shanse historike dhe kemi arritur shumë pak e shumë vonë.
Përtej alibisë së ‘profanit’ apo makutërisë për abuzim, mbetet nëpërkëmbja e qëllimshme e demokracisë dhe shtetit ligjor. Dëmi është i madh. Nga:
a) kaosi me pronën me efekt zinxhir në zhvillim (investimet, turizmi, bujqësia, infrastruktura etj), në problematika sociale (migrimi kaotik drejt zonave urbane, cënimi i kohezionit social si rrjedhojë e migrimit masiv dhe mbivendosjes akute të nënkulturave, kriminaliteti, getozimi dhe paragjykimet reciproke etj), në humbjën e besimit tek ligji dhe institucionet, në promovimin e korrupsionit elitar, krijimin e ngërçeve drejt BE, megafatura kompensimi prej Strasburgu etj.
b) ‘terapia shok’ me pasoja papunësinë akute masive, tensionimin dhe dëshpërimin social, rrënimin e vlerave qytetare dhe familjare, zhbërjen e paprecedentë të bazës prodhuese të monizmit (në lindje nuk u vërejt ‘reja e karkalecave’ si tek ne), ndërkohë që sfida e demokracisë nuk janë hekurishtet por mentalitetet që duan kohë.
c) publiciteti rrënues me piramidat, zgjedhjet 1996, anarkia 97, dhuna e turmës ndaj institucioneve, vota e 28 majit, 21 janari, Gërdeci etj.
d) kaosi me strategjitë e zhvillimit, prioritetet ekonomike, borxhi publik, klientelizmi dhe konçesionet inferiore, vasaliteti ndaj ekonomive të rajonit etj.
e) degradimi mjedisor dhe getozimi urban, kriza e shëndetësisë, arsimit etj.
f) paragjykimi ndaj sistemit demokratik – vota e lirë, pushtetet e pavarura, administrata shtetërore, kriza e mirëbesimit politik mes palëve etj.
g) litarë përjashta që nëpërkëmbin interesin kombëtar – kufiri detar, helenizimi ‘en vitro’, ortodoksia shqiptare, reciprociteti i munguar me fqinjët, ekstremizmi fetar etj.
h) provokimi i imazhit e frymëzimit prej atdheut amë me qëndrimet kontradiktore në momente kulmore historike (UÇK, Rambujeja, kontrabanda e naftës) etj.
Antikomunizmi nuk është liçensë për demokraci dhe patriotizëm.
Gjeopolitika antishqiptare në rajon ka patur tradicionalisht epërsinë e të parit (shtete para nesh) dhe ‘mentorëve’ strategjikë që i ‘trimërojnë’ (psh. deklarata e Lavrov për partnershipin strategjik me Serbinë). Kësisoj është jetike për garantimin e reformave dhe rolin e Shqipërisë në rajon partnershipi i ngushtë me vëndet tradicionale mike dhe shërbimet inteligjente përkatëse.
Drejtësi ‘standby’!
Vendosja e drejtësisë mbetet delikate në kushtet e paragjykimit tradicional ‘korbi korbit nuk ia nxjerr sytë’ dhe presionit të nisjes nga vetja. Qeveria nuk mund të paragjykohet apriori por dhe nëse është ‘korb’ për syresh, aq më pak gjasa ka t’i nxjerrë ‘sytë’ vetvetes.
Boll të zhbirojë abuzimin e djeshëm dhe ajo thyen fatalitetin e pandëshkueshmërisë në tranzicion. Pastaj, ato që nuk ia bën vetes sot, ia bëjnë të tjerët më pas. Ndërkohë, çdo ngurrim apo mefshtësi ndaj sabotimit të drejtësisë rrit (a) gjasat e spekulimit si ‘persekutim politik’ aq më tepër kur vetë qeveria nuk është e imunizuar nga abuzimi; (b) mundëson rigrupimin e atyre që i ndruhen drejtësisë; (c) shton presionin brënda vetë mazhorancës; (d) ekspozon qeverinë ndaj presionit të gjeopolitikave rivale në rajon në kushtet e përmbysjes së statukuosë 23 qershorin që kaloi etj.
Qasja e ‘faktit të kryer’ në inicimin e drejtësisë do të ishte në këtë kontekst në avantazhin e qeverisë por ndërsa hetimi i korrupsionit, sidomos atij elitar, kërkon kohë për kopsitjen e dosjeve – abuzime si Gërdeci, 21 janari, marrëveshja e kufirit detar etj janë flagrante dhe të kopsitura apriori.
Rilindja do ‘këllqe’
Kauza e drejtësisë do e ngrejë apo e fundosë këtë qeveri. Ndaj krahas ‘detyrave të shtëpisë’ ajo duhet të shfrytëzojë çdo mundësi legale për konsolidimin e drejtësisë deri ballafaqim paekuivok me presidencën që ‘kontrapedalin’ me ‘telekomandë’ e ka shndërruar në ritual.
Rilindja do ‘këllqe’ dhe qeveria Rama ka marrë përsipër një barrë historike. Ajo kërkon ‘supe’ shumë. E fundit që lipset është soditja me shpotitje pa vënd brenda saj.
Për qeverisjen dhe fatin e reformave është domosdoshmëri zhveshja nga kompleksi prej postimit të nesërm të liderit ‘blu’ në FB.
Qeveria e mëparshme nuk pati komplekse, deri në degradim të shtetit ligjor. Rilindja nuk duhet të ketë në ambicjen për rikthimin e tij.
Po nuk ke nevoj more zok komunisti se i dine te tana te zezat vet.
O Mark idiot po per cilen eshte nevoja per 7 prillin kur edhe miqte e dashur te babai tend Italia fshiste apo 1913 kur erdhen vllezerit tuaja serbeve apo kur tradhetar dhe hajdti satrapi Zog u vete shpall mbetur. Se per ju pjellat e tradhetite keto jane festat e dashur.
Analfabeti Mark uk!
Zoti P.A.D.A.XH.Duka.
Mire I ke renditur gjerat..por nuk eshte koha me per te shkruar..por per tu uluritur….
Sot eshte dita e Republikes.te pakten formalisht dhe eshte koha te pyesim?
Cfare lloj sistemi eshte ndertuar ne Shqiperi pas 1992 ?!
Per nje njeri qe merr vesh nga politika dhe dipllomacia pergjigja eshte pa hezitim:
JEMI REPUBLIKE AMBASDORIALE
ME GOVERNOR (sot per sot) DONALD LU (DL)
DHE ZEVENDESA VLAHUTINIA ME ATE HELMUTIN E GJERMANISE.
###########################################
Pra praktikisht drejtohemi ,qeverisemi,menaxhohemi nga te huajt.
Edhe kjo katastrofe biblike pas 1992 mbi 90% te fajit bie mbi dipllomacine euroatllantike qe duhet te jape llogari..edhe ne ndonje GJYQ HAGE…pse te nderuar miq perendimore e kthyet ate vend
……ne kolumbine e europes
…..ne siciline e viteve 60′
…..ne ameriken e viteve 30′
###########################################
Prandaj eshte mire qe dikush ti thote (DL) te ndaloje kete fushate qesharake ne mbrojtje te Banditit Berishe
Prandaj eshte mire qe dikush ti thote (DL) qe ti beje kerkese shtepise bardhe dhe parlamentit shqiptar qe ta shpallin GOVERNOR..se deri tani po e ben ilegalisht kete pune
Prandaj eshte mire qe dikush ti thote (DL) se ke pushtuar ekranet e TV..Internetit.faqet e gazetave duke ju neveritur shqiptareve me keq se koha e fashizmit dhe komunizmit.
Mbaje pak vehten..mister Donald Lu..bej pak pushim…fshij djerset..dhe po te kujtoj se shqiptaret me keto qe po ben..me shume respektojne kinezin CEN PAO Y qe dha jeten ne malin e Dajtit NE VITET 70 se keto kinezerirat e tuaja ne mbrojtje te PERBINDESHIT BERISHE & SONS
Republika e pare, 21 janar 1925. Republika e dyte 11 janar 1946. Republika e trete 1950. Republika e katert 1976. Republika e peste 1991. Republika e gjashte 1998. (mos harrova ndonje tani pas)
Kryetaret e Shtetit gjate Republikes: Ahmet Zogu, Omer Nishani, Haxhi Lleshi, Ramiz Alia,Sali Berisha, Rexhep Mejdani,Alfred Moisiu, Bamir Topi, Bujar Nishani.(mos harrova ndonje?)
Enver Hoxha nuk hyn ne figurat qe drejtuan shtetin,ka qene Kryeminister dhe Kryetar i Partise ne pushtet gjate 45-85.Ky percaktim eshte ne kuptimin historik. tung
11 JANARI I ENVER HOXHES ESHTE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE
Me cilen te drejte kushtetuese krimineli pa shkolle Enver Hoxha e shpalli Shqypnine Republike Komuniste pa pyetur populli dhe pa kurfare referendumi? Ky eshte nje nga krimet me te medha ndaj Vatanit qe beri Enver Hoxha dhe banda spiune ne sherbim te Jugosllavise duke mbjellur ne trojet tona MURTAJEN bolshevike qe po i merr frymen dhe shpirtin Shqypnise qe nga 11 janari Famekeq 1946 deri ne ditet tona duke e transformuar vendin si nje CIFLIG feudal te Mafies se Kuqe me pushtet.
KUSH MENDON NDRYSHE LE T’I GEZOHET RILINDJES ENVERISTE TE EDVINIT DHE LIKES.