“Pa Kosovën”, Haradinaj: Nesër udhëtoj në Hagë

Elena Tase

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se të martën do të udhëtojë për në Hagë. “Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. Krijojmë një precedent të keq nëse shefi i Qeverisë së shtetit dorëzohet diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës.

Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve. Më mirë të ikë Ramushi si person”, ka thënë Haradinaj, për T7.

Haradinaj dha dorëheqje si kryeministër i vendit, pasi ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale. Ai do të merret në pyetje në cilësinë e të dyshuarit.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Edhe po deshe ti, nuk shkon Kosova ne Hage, atje shkojne veç ata qe dyshohen dhe pastaj gjykohen per krime lufte. Gjithkush nuk ka kryer krime, por veç eshte dyshuar, eshte liruar, se nuk ato jane gjykata Albanistano-Kosovare…..Ti nuk ke pse mburresh se po shkoj atje pa Kosoven kjo eshte qesharake, o koke bosh….

  • Fshatar sharlatan ,pa shkoll e me shkollë qofsh :

    Ramush Haredinaj ,Për atdheun mori armën e doli zot kosovës-martjere për nderë e liri hapi zjarr kundër Sllobodanit të Serbisë kur zaptoi e çfarosi popullësinë kosovare ,kur të tjerë kosovarë shetitnin metropoleve e qyteteve të europs, dhe në Tiranë pinin birra.

    Ramush Haredinaj shërbeu si burr shteti edhe kur mund të mos dorzonte detyrën e kryeministrit ,por u tregua jo vetëm që është i pa fajshëm ,por do zbulojë se kush fshihet prapa këtyre skenareve armiqësore kundër kosovës dhe veçanrisht kundër Ramush Haredinajt që qëndroi si burrat në vendosjen 100%të taksës kundër qeverisë së kriminelve të serbisë që akoma nuk njohin gjenocidin që ka kryer Milosheviçi në kosovë ,të kërkojnë falje dhe të njohin të parët pavarsinë e kosovës.

    R.Haredinaj ka plotësisht të drejtë të mburret ,pasi atdheut e kosovës i ka dhënë pavarsinë e lirinë në troje të veta ,ky burr i madhë i kosovës jo vetëm kosovës ,por tërë kombit shqipëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *