Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Pa licencë, kush shkel standardet në prodhimin e shitjen e ushqimeve
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Komunitet > Pa licencë, kush shkel standardet në prodhimin e shitjen e ushqimeve
Komunitet

Pa licencë, kush shkel standardet në prodhimin e shitjen e ushqimeve

redaktor
Published March 27, 2014
Share
SHARE

Kontrolle periodike, dhe heqje licence deri në konfiskimin e plotë të mallit, për të gjithë ata që do të tregtojnë produktet ushqimore jashtë standardeve të sigurisë ushqimore. Paralajmërimi tashmë është dhënë për të gjithë tregtarët dhe prodhuesit e produkteve ushqimore. Gjatë inspektimit të dyqaneve të bulmetit te Pazari i ri, në sheshin “Avni Rustemi”, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka demonstruar edhe kryerjen e një analize të thjeshtë se cili është djathë i vërtetë dhe cili është djathë i falsifikuar. Ministri Panariti në një provë të thjeshtë mori një copë djathi, i hodhi kristale të jodurit të potasit ose kaliumit dhe më pas i hodhi disa pika tretësire klorat natriumi. Menjëherë djathi i falsifikuar u nxi, çka tregon se kishte përmbajtje niseshteje dhe jo qumësht. Praktikisht një djathë i prodhuar me niseshte nuk mund të quhet djathë. Më pas u mor nga dyqani i bulmetit në Pazarin e ri, djathi më i mirë që tregtohej aty, dhe u përdor e njëjta metodë, dhe ngjyra mbeti e kafe e lehtë, pra djathi ruajti ngjyrën e mjaltit që kishte vetë tretësira. Ministri Panariti u dhuroi personalisht dy dyqaneve të bulmetit në këtë pazar dy pako me kitet e posaçme për të bërë këtë analizë të thjeshtë. Sipas tij, është në interesin e tregtarëve kur furnizohen me një parti djathi apo gjize për të vërtetuar nëse po marrin djathë të vërtetë apo djathë të falsifikuar. Djathin e falsifikuar në çdo rast duhet ta kthejnë mbrapsht furnizuesit, ose të sinjalizojnë AKU-në e cila duhet të marrë masa për punishtet që prodhojnë një produkt të tillë.  Ndonëse tregtari është shpesh viktimë, ajo që do penalizohet do jetë punishtja që ka prodhuar një djathë të tillë dhe e shet për djathë të prodhuar me qumësht. Për falsifikatorët ka masa ligjore që shkojnë nga gjobë, konfiskim të produktit dhe deri heqje të licencës së aktivitetit që ushtrojnë. Aktualisht ka nisur puna me analizimin e perimeve të freskëta, me analizën e produkteve të bulmetit. Ndërkohë që javës së ardhshme parashikohet të kryhen analizat e vajit të ullirit, nëse është vërtet prej ullirit apo janë hedhur dhe vajra të tjerë, e më pas këto analiza do të shtrihen edhe tek mishi i importuar, nëse ka hormone, apo medikamente të tjera.

redaktor March 27, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?