(Shkruar para Vendimit për vrasjet qeveritare të 21 Janarit)
Po s’u bë reforma,
vlerë s’kanë më fjalët,
pa faj do të dalin,
të gjithë Xhemalët!
Do vazhdojë pisllëku,
në vatanin tim,
për të gjithë Fullanët,
do ketë dëmshpërblim!
Po s’pati reformë,
kini për të parë,
gjithë Myqeremët,
do dalin të larë!
Të gjithë kusarët,
pastrohen këtu,
sidomos kur janë,
të falangës blu!
Jo që s’i dënon,
e paratë s’ua merr,
po e dëmshpërblen,
kokë më kokë çdo derr!
E kanë ndarë mendjen,
gjithë gjykatësit tanë,
pa u bërë reforma,
të bëjnë hatanë!
Ndonjë lek “të vogël”,
bëjnë për shtëpi,
dhe opsioni i vetëm,
është pafajësi!
Të gjithë kusarët,
paq kanë për t’ia hedhur,
nëse do të falin,
pak nga gjë e vjedhur!
Gjersa një reformë,
këtu të mos ketë,
gjykatat do jenë,
në tjetër planet!
E kemi të humbur,
me ata çdo bast,
të marrin-ç’të marrin,
se s’do kenë më rast!
Kërdi mesjetare,
do vijojë këtu,
dhe gjithë gjykatat,
janë të linjës blu!
Vendime skandali,
ende do të japin,
se për ta nuk ka,
ligje që t’i kapin!
Të bardhë mund ta nxjerrin,
çdo qymyr të zi,
se kanë Nishanin,
super garanci!
Qenëria blu,
s’do e s’do reformë,
ndaj do të pengojnë,
me çdo mjet e formë!
Gjithnjë do shpëtohen,
peshqit e mëdhenj,
e burgjet do jenë,
plot me fukarenj!
Dhe mund të na thonë,
sa pa bërë reformën:
“Plot kemi dënuar,
e kemi bërë normën!”
Po t’i qepej Rama,
reformës vërtet,
do ta kishte bërë,
këtu e dy vjet!
Shumë shpejt mund të zgjidhej,
Me Referendum,
dhe padrejtësia,
s’do kish këtë bum!
Nëse do të bëhej,
dy-tri vjet më parë,
nëpër këmbë do kishim,
shumë më pak kusarë!
Shumë kusarë më pak,
që dreqi i marrtë,
dhe niveli i jetës,
do qe më i lartë!

PO E PERSERIS!
Mos e vrit’ mendjen
I nderuar mik.
Do behet reforma
Do behet dhe pike.
Tek i zoti haka
Do vej,pa fjale.
Japo vet i zoti
Do hyj nga ka dale…
Gjithnje kam besuar
(Sot me shume se kurre)
Se zot ketij vendi
I ka dale nje burr.
Vertet, qe s’kemi pare
Ende gje akoma…
Ama, ligesia
Sa ka hyre ne koma!…
S’ka me cici-mici…
Erdh fundi zullumit.
“Qesh”,Ka then’ ky popull
– Vec kush qesh i fundit! –
Nese para kohe
dikush u zgerdhika!
Do sterroset neser
Me te zbardhur dita…
Ndaj mos u lekund
O i madhi Duk…
Me kujdes me vargun,
hiq e mos keput..
Kush me mire se ti
E sheh ket’ humnere
Ku cdo dite Berisha..
Zbras kovat me vrer!…
Ky dhe vetem ky.
Gjersa te kete jete.
Madje dhe pas ngordhjes
Fajtor ka per t’mbet.
Vazhdo,bjeri Ben
(Je lodhur vertete!)
Une me shume nga ti
Kam mbi njezet vjete…
Nuk jam nder te paret
Por,jam fill i pari
Qe kam pritur shkelmat
E ketij GOMARI…
Kur nje liber nxorra
Ne ’96.ten!!!…
U betuan horrat
T’me hanin dhe rrashten…
Por, sot kam besim
Se po teret loti…
Se Edi ka ardhur
Si dhurat nga Zoti.
I eshte futur punes
Ky burr sua lisi
Po pastron dhe m…
Qe pat line Varizi…
Kur i kujto tmerret
E Sales zeher…
Fajeve te Rames
U hedh ca sheqer…
O Shqipe,
Eshte nje fjale e urte popullore Arabe, qe thote;
Po e mbertheve kopsen e pare te kemishes gabim,
e gjithe kemisha te vete shtrember.
Edi Rama, kopsen e pare te kemishes e ka mberthyer
gabim ne 1 prill te 2013-tes. Tani po mundohet i shkreti
qe ne ate kemishe te shtremberuar, te veri edhe kollaren !
Po, he mo Shqipe, si thua ti ? A vihet dote kollare ne
nje kemishe te shtremberuar e te koklavitur si mos me keq ?
E nderuar Love,(Me falni), Z.Sallake!
(Nje keshille miku)
Shikoje dhe nje here,nese dhe ket’ radhe te bejne syte xhoko,,kontrollou te okulisti zonje!… Ne te kundert do vazhdosh te shikosh shtrember deri ne verberi.Madje, do te duhet t’a kerkosh Ramen vetem me duar,(Kujdes me doren!…),Por, s’do e gjesh me dot…
Eh ju Ben i dashur,Dhe ju komentues,Shume besim po keni,Ne reformen Salus.Une po ju them,Se ajo nuk behet,Sa te jete Sala,Çdo e mire çbehet.
“… Eshte e cal e vjen ngadale!…”