Pa titull…

J L

Kur vetë i pari i një vendi,

Një të pabesë ka këshilltar,

Të gjithë ministrat do t’i bëhen,

Sa të pabesë, aq gënjeshtar…

1999

 

Pa titull…

 

Nga frika dridhet i pabesi,

Në tokë këmbët kurrë s’i mban,

Ndërsa i drejti s’trembet kurrë,

I sigurt’ është si një luan.

1999

 

Pa titull…

 

Mizor tërbimi i njeriut,

Dhe zemërimi padyshim,

Po xhelozia e një zemre,

Nuk mund të ketë krahasim.

1999

 

Pa titull…

 

E madhe është pesha e gurëve,

Dhe rëra që ka gjithësia,

Po zemërimi i budallait,

Peshon më tepër nga të dyja.

1999

 

Pa titull…

 

Të shtrenjtë janë xhevahirët,

Me ngjyrat e ylberit,

Të shtrenjtë janë padyshim,

Por jo në qafë të derrit.

1999

 

Pa titull…

 

Ashtu si shpuzën jep qymyri,

Dhe zjarrin drutë s’e shterin,

Ashtu dhe buzët grindavece,

Të madh e ndezin sherrin.

10.01.1999

 

Pa titull…

 

Sa shumë, o njerëz,

Në shekuj u sfilitëm,

Të gjenim një njeri,

Që t’i besonim,

Ndaj Jezu Krishtin,

Që për ne dha jetën,

Dhe të mos ish,

Vetë do ta krijonim…

20.02.1999

 

Polemika…

 

Për polemikë, more vëllezër,

Me domosdo duhen dy njerëz,

Ndaj polemikë s’bëj sot me ty,

S’plotësohet dot numri dy.

1.5.1998

 

Pa dashuri…

 

Dhe macja, dhe qeni i shkretë,

Kan’ nevojë për pak dashuri,

Pa këtë ndjenjë në jetë,

Si mund të rrosh, o njeri?!…

11.02.1999

 

Pa titull…

 

Ikën për Shqipërinë

Ditët e bukura…

Njerëzit lindin dhe vdesin

Si flutura…

Ikën për Shqipërinë

Ditët e mira,

Njerëzit lindin njerëz,

Dhe rrisin egërsira.

8.12.1998

 

Gojë e ligë…

 

Thur dhe thur gojë e ligë,

Me dhëmbët si shtizë veç intrigë,

Me dhëmbët si shtizë shpon gjithkund,

Të shpon e të vret si me plumb.

11.02.1999

 

Bota do ish më e mirë…

 

Bota do të ish më me dritë,

Për këtë unë bëhem garant,

Po të kish më pak hipokritë,

Dhe natyrisht më pak injorantë.

11.02.1999

Share This Article
3 Comments
  • I nderuari poet!
    Vertet ti shkruan,
    godet ligesine,
    por a e di ti vete se
    moderatorit tuaj i kane thene ,
    te mbroje shterpesine?

    Te lejon ta shash Ramen
    edhe me liber shtepije,
    por lali Erin e mbron aq shume
    sikur eshte evlia,qe luan vetem me tespije!

    Te akuzosh lali Erin se mbron te korruptuarit,
    Ta censurojne komentin qofte me fakte dhe me emer

    Se ka marre urdher,i shkreti moderator,
    qe komentet kunder lali Erit t’i qemtoje me dore!

    Se lali Eri eshte shpallur monument kulture,
    Packa se ca i trajton te nenes e te tjeret te nures!

    U prishen 2-3 stola tek stadiumi Dinamo,
    u sulen gazetaret tuaj,sikur ishin sulur ata te hapsanes!

    Por ne Yzberisht 5 mije femije
    lindin,rriten dhe shkojne ne shkolle,
    por jo vetem nuk kane nje loder ku te luajne,
    por as gjysherit ku te pleqerojne!

    Se lali Eri,qe ju mbroni,
    i ka ndare njerezit si rober lufte,
    njelloj si dikur Ku Klus Klani
    qente dhe zezaket!
    Shenim:-Shfryva dufin,se e di qe moderatori do ta censuroje vjershen time prej amatori!
    Nuk ben vaki,qe te kritikohet lali ERi ketu,se na prishet puna!
    Mbase vjen rasti e lali Eri zevendeson Ramen dhe kushedi…!

    • Nuk jam censuruar sepse nuk kam dhene fakte dhe shifra korruptive te bashkise!
      E kam provuar disa here dhe me kane censuruar!
      Gati e kam nje koment,qe e kam derguar disa here,por e kane censuruar!
      Per lali Erin botohen vetem lavderime!
      Ne se gjen ndonje shkrim ku lali Eri te denoncohet per korrupsion do ma mbyllesh gojen!
      Pamfleti botoi nje faqe te tere me shifra korruptive te drejtorit te Bashkise Taulant Tushe,por asnje shkrim nuk u be,sikur te behej fjale per domate!
      Dhe ishin shifra te kapura nga Auditi i Brendeshem i bashkise dhe KLSH ne qindra milione euro!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *