I bardhë si bora të jesh,
i ndritur, i larë me flori,
prapë do të shajnë, patjetër,
pa sharë nuk mbetet njeri!..
Pa titull..
Dhe këmbët gjithnjë më kanë çuar,
ku ndizet flaka dhe zjarri,
nga lufta kam ikur i fundit,
në luftë kam shkuar i pari..
Pa titull..
E hodhën floririn, e tretën,
në llum e llagëmin e zi,
një shekull kaloi dhe e gjetën,
floriri kish mbetur flori..
Pa titull..
Mos lër mënjanë miqtë e vjetër,
që vlejnë sa bota e tërë,
se miqtë e rinj që do gjesh,
janë si kështjella në rërë..
Pa titull..
Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
kur janë shuar gjithë të tjerët..
Pa titull..
Eh, dallëndyshet, dallëndyshet,
i kam nektar të poezisë,
ato gjithë jetën shtegëtojnë,
veç në kërkim të dashurisë..
Pa titull..
Të kërkosh gjithë jetën,
do mundohesh kot,
një tjetër si veten,
nuk do ta gjesh dot..
Pa titull..
U gdhendën fjalët në letër,
kështjella të larta qëndrojnë:
“Ca njerëz, një jetë e kanë tepër,
të tjerëve dhe dhjetë s’u mjaftojnë!..”
Pa titull..
Të mira bëj në këtë jetë,
për to nevojë kanë të tërë,
po kur ta bësh hidhe në det,
ose ta shkruash veç në rërë..
Dhe asnjëherë, tek asnjeri,
mos e përmend të mirën tënde,
të mirën që të bëjnë ty,
në shkëmbin më të lartë gdhënde!..
A.DUKA

Per Berishen te ngjiti vargu.
Ke shkruar sot Pa titull Ben Duke vertet
por me shume je Pa busull or ti i shkret
por sot mbase vertet duhesh pergezuar,
se per her te par Ramen s’ke lavderuar!
QELBËSIRAT E PUSHTETIT
Popull i lodhur, fare pashpresë,
i tradhëtuar dhe i gënjyer,
nga kjo kastë politike në 30 vjet,
ndihet i vjedhur dhe i zhgënjyer.
Tërë kohës premtime bosh,
sikur në parajsë do jetojnë,
politikanët u bënë milionerë,
njerëzit më s’po ëndërrojnë.
Sapo mbarojnë 8 vite qeverisje,
plot mitingashë atje te sheshi,
kryeqelbësirën ta heqin me votë,
të vënë një tjetër qelbësirë leshi.
Në 3 dekada as vota s’mjaftoi,
se qelbësirat ta blejnë e vjedhin,
ngritën lart e ulën veç diktatorë,
popullin e shkretë nuk e pjerdhin.
Na tregojnë përralla mbi drejtësinë,
sikur mbizotëron meritokracia,
sikur vdesin për demokracinë,
urrejnë kryesoren, ajo është liria.
Policia përherë si një vegël,
që keqpëdoret nga çdo pushtet,
herë me gas e herë me plumb,
urdhëron qelbësira, ai është mbret.
Bëni protesta por veç paqësore,
jo me dhunë siç bëhen në Amerikë,
por me karafila dhe ca pankarta,
që pushteti të mos ketë frikë.
Po u përdor dhunë, policia sulmon,
përdoret ”druri’, gazi apo plumbi,
protestuesit anatemohen ”terroristë”,
por fajin e ka qelbësirë vulëhumburi.
Në dru të zgërdhijnë pa kriter,
e pastaj direkt në burg të rrasin,
provoje ngrihu më kundër pushtetit,
policët shkopin në kokë ta plasin.
Menjëherë ngrihen debate në media,
kush lëpin i pari qelbësirën mbret,
kush do i quajë protestuesit halabakë,
se pastaj nga mbreti shpërblimin pret.
Direkt protestuesit quhen të shitur,
për një grusht para të bëjnë trazira,
po çfarë i çoi ata në këtë gjendje?
E keqja e pushtetit apo e mira?
Politika në këto 30 vite tranzicion,
na vodhi gjithshka s’na dha asgjë,
populli i pafajshëm është fajtor,
që këta bastardë në pushtet i lë.
Pa asnjë vizion për të ardhmen,
postet për militantë e injorantë,
që vjedhin për vete dhe pushtetin,
me urdhëra nga sharlatanë delirantë.
E lanë këtë popull mjaft të varfër,
ia hoqën dhe atë pak fije dinjitet,
veç ju o shokët e partisë mos u zini,
populli bar ha, rroftë qelbësira mbret.