Pa u ndëshkuar fajtorët…

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Është për të ardhur keq si jemi katandisur ne shqiptarët. Të vret kryeministri në mes të ditës në bulevard dhe njerëzit heshtin. Natyrisht që jemi në një shtet jonormal, se po të ishte normal do të vepronte drejtësia. Përderisa jemi në shtet jonormal, duhet të detyrojmë institucionet të funksionojnë, duhet të ushtrojmë trysni qoftë edhe duke bllokuar me protesta godinën e Prokurorisë së Përgjithshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të gjykatave të të gjitha niveleve, derisa të rihapen hetimet për vrasjet e 21 Janarit, të Gërdecit e me radhë. Ky vend ka nevojë për njerëz të guximshëm, duhet të ndëshkohet një herë e mirë grupi kriminal antishqiptar i Sali Berishës, që shkatërruan vendin, shitën, vodhën, vranë e çfarë nuk bënë dhe vazhdojnë të bëjnë. Edi Rama duhet mbështetur por edhe duhet ushtruar trysni që t’i shkojë deri në fund premtimeve të tij që në fakt ndër më kryesoret është vendosja e drejtësisë. Pa u ndëshkuar fajtorët dhe kriminelët e mëdhenj të politikës, nuk ka drejtësi.

Share This Article
1 Comment
  • ne fakt, prandaj kemi pranuar zogollin, hoxhen, e berishen, sepse jemi trima vetem te dehur, te dashur me njeri tjetrin, vetem kur vdesim, e atdhetare vetem per ta rrjepur atdheun, ZOTI NA DHA CDO GJE por su ngopem kurre,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *