Të rinjtë e Forumit të Partisë Agrare Ambientaliste, nën moton “Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe” në ditën e shënuar të Pashkës Ortodokse me vullnetin e tyre janë organizuar duke trokitur në mensën e bamirësisë “Shërbimi i Dashurisë” në Tiranë.
Forumi Rinor i Partisë Agrare Ambientaliste në këtë ditë të shënuar fetare i bëri thirrje të gjithë të rinjve të bëhen pjesë e strategjisë për nxitjen e vullnetarizmit, ndërgjegjësimit të komunitetit.
“Të rinjtë vullnetarë të PAA-së mund të ofrojnë ndihmën e tyre në fusha të ndryshme si: shëndetësia, arsimi, shërbimet sociale etj, duke përfituar në të njëjtën kohë eksperiencën dhe rritjen profesionale”. Nisma e sotme e Forumit Rinor të PAA do të pasohet me të tjera sipërmarrje vullnetare”, tha kreu i forumit rinor të Tiranës, Ilir Azizolli.
