Pablo Neruda “nuk vdiq nga kanceri”? Gjendet toksinë e dyshimtë në kocka

redaktor

Dyshimet për vdekjen e poetit kilian Pablo Neruda janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.  Poeti u nda nga jeta në 23 shtator 1973, 12 ditë pas grushtit të shtetit nga Augusto Pinoçet, me të cilin poeti ishte kundërshtar.

Neruda nuk vdiq nga kanceri në prostatë siç shkruhet në certifikatën zyrtare të vdekjes, të cilën në fakt familja nuk e besoi asnjëherë- ky është konkluzioni i nxjerrë nga një grup ekspertësh ndërkombëtarë të mbledhur në Santiago, të cilët thonë se kanë gjetur “një toksinë e cila nuk është gjetur më parë nga analizimi i mbetjeve trupore dhe për këtë arsye duhen bërë vefirikime të tjera për të arritur në një konkluzion përfundimtar. Por vdekja nga kanceri përjashtohet, kjo është mëse e qartë” ka pohuar gjykatësi Mario Carroza, i cili kryen hetimet mbi shkaqet e vdekjes së Nobelit për Letërsinë në vitin 1971. Sipas njërit prej ekspertëve e vetmja siguri është që vdekja e shkrimtarit nuk ka qenë nga kanceri.

Sipas familjarëve Nerudua është helmuar nga policia sekrete e Pinoçetit, Dina. Një grup mjekësh ligjorë në janar të 2014 përjashtuan ekzistencën e agjentëve kimikë në kocka, por mbrojtja insistoi: “Duhen prova të tjera”, të cilat me sa duket erdhën sot.

Dyshimet

Trupi i poetit u zhvarros në 2013, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, por analizat nuk gjetën asnjë gjurmë agjenti toksik, apo helm në kockat e tij. Familja e tij kërkoi ekzaminime të tjera. Neruda nuk njihej vetëm si poet, por edhe si mik i afërt i socialistit Salvador Allende, vdekur në 11 shtator 1973.

Neruda ishte i traumatizuar nga vdekja dhe persekutimi i miqve të tij pas grushtit të Shtetit dhe kishte vendosur të largohej dhe të kërkonte mbrojtje, për të ngritur zërin  lirisht kundër diktaturës. Një ditë para nisjes së programuar u çua me urgjencë në një klinikë në Santiago, ku u kurua për kancer. Vdiq në 23 shtator, sipas versionit zyrtar për shkaqe natyrale, por në Kili nuk u shuan kurrë dyshimet se në vdekjen e tij kish luajtur rol dhe diktatura. b.m/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *