Pacientët me hemofili: QSUT nuk ka gjendje të ilaçeve

Mila Hysotoci

Ende vazhdon problemi i mungesës së medikamenteve për pacientët hemofilikë që trajtohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Të pyetur nga ‘Gazeta Shqiptare’ pacientët tregojnë të shqetësuar se farmacia e QSUT nuk ka gjendje të ilaçeve, kështu që nuk iu ngelet veçse të presin.

“Jemi në pritje dhe shpresojmë që t’i sjellin medikamentet. Pyeta te farmacia në QSUT dhe farmacistja më tha se duhet të përgatitemi pasi pritja e ilaçit do të jetë e gjatë. Unë po trajtohem me faktorin 9, para disa ditësh mora gjysmën e dozës dhe sot (dje) erdha prapë”,-tregon Fitim Allçiu.

Ndërkohë, 22 vjeçari Besart Nezaj është një tjetër pacient me hemofili në stadin e rëndë. Ditën e djeshme ai i ka nisur një letër Avokatit të Popullit ku kërkon një zgjidhje të situatës. “Përveçse me Hemofili B, forma e rënde unë jam diagnostikuar dhe me prani të Inhibitorëve, me titër të lartë kundër faktorit IX (nëntë).

Burime nga Shërbimi i Hematologjisë bëjnë me dije se medikamenti është marrë, por në sasi më të vogla. “Nga 3000 unite, kanë marrë 2000 të tilla, por mjaftojnë, sepse medikamenti merret përditë. Ilaçet janë marrë me vonesë, por janë marrë!”,-theksojnë burimet nga QSUT.

M.H/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Amano mos u semurni tani se nuk ka qeveria leke te teperta tju siguroje ilace.
    Kane dale e po bejne ankand me toka e det. Nuk kane nge te merren me ju.
    Po je investitor apo koncesionar ndryshon puna.
    Nuk te le njeri te semuresh.
    Nuk je ne gjendje te vjedhesh, vdis me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *