Policia ka nisur procedimin penal për një mjeke të spitalit rajonal të Durrësit, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme një 40-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në banesë.
Mësohet se procedimi ka nisur pas denoncimit të vëllait të viktimës, ndërsa nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një person të infektuar nga Covid-19.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht për veprën penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, shtetasen P. K., 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë mjeke në Spitalin Rajonal Durrës.
Për këtë shtetase ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme vëllanë e tij, shtetasin E. M., 40 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në banesë”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
o.j/dita

ka mjekuar ne menyre te pakujdesshme
Mjekim i pakujdesshem
ka mjekuar ne menyre te pakujdesshme
copa debilash, mjere ata qe ngelen ne dore te kafsheve, se as te mjekojne dhe as kujdesen ta fshehin barbarine e injorantit
Spitali i Durresit eshte plot me mjeke dhe infermjere qe kane qellim vetem ryshfetin dhe punes ia kane bere mutin me kohe.
Mjeket te vetmit qe kane faj per gjendjen e tyre.
Nuk ka mjekim ne shtepi, sepse nuk paguheni per kete.
Perfundimisht, per te tjeret eshte per te ardhur keq,
por mjeket dhe infermieret qe i kerkon me qiri
Gjermania, tani edhe Italia ka hapur tregun e punes
per mjeke dhe infermiere, e kane vete fajin per gjendjen
e tyre, qe rrine ketu me mashtruesit ordiner.