Pack: Pse ikin shqiptarët tani që vendi ka marrë statusin?

Saimir Lleshi

Eurodeputeja e djathtë gjermane Doris Pack thotë se shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani janë të pabesueshme. Sipas saj, qeveria shqiptare duhet ta pyes veten se pse ka një numër kaq të lartë ikjesh.

“Nuk e kuptoj, pse kemi kaq shumë shqiptarë që braktisin vendin. Nëse do të isha në vendin e Ramës, do të pyesja pse ndodh kjo? Pashë shifrat e azikërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe është vërtet e pabesueshme. Ndoshta është një koincidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat?”, pyet ajo.

Zonja Pack thotë se ikja masive ka lidhje me situatën politike. “Sot në shoqërinë shqiptare duhet vërtet të shtrojmë pyetjen nëse duhet të jesh kriminel për t’u bërë deputet. Nuk e konceptoj, se si ata që qeverisin vendin nuk e kuptojnë që kjo përcjell një imazh të tmerrshëm për vendin. Të gjithë e shohin, të gjithë flasin për këtë, por as Rama dhe as Meta nuk e marrin seriozisht”, shton ajo. /Dita/

 

Share This Article
3 Comments
  • Duhet te thuash te verteten moj shtrige gjermane,pasi investimi tend dhe hienave te tjera nderkombetare per sjelljen ne politike te krimineleve,tradhetareve dhe hajduteve te ketij kombi si Sali Berisha e zagaret e tij krijuan nje gangrene te pa sherueshme ne trupin e ketij kombi.JU ardhcin hakut teroristet ju funderinave te ketij shekulli qe me percmimin ndaj vendeve te vogla mundoheni te beni politiken e madhe.Perse ti mjerane nuk pyet kush perngon reformat ne shqiperi apo doni te mbuloni vrasesit e ketij kombi me te denuar ordinere.Kush te mban ty kufome ne politike o kerme e basarduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *