Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli ka kërcënuar parnterin qeverisës, PDK, se mund ta largohet nga koalicioni, nëse nuk i jepet Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Pacolli ka dhënë si afat të fundit javën e ardhshme, duke thënë se nëse deri në fund të javës së ardhshme nuk i jepet MZHE-je, atëherë AKR-ja do të shqyrtojë mundësinë e largimit nga koalicioni qeverisës.
“Njerëzit tanë që janë pjesë e kësaj qeverie e dinë mirë se nuk ka qenë asnjëherë për interesa as partiake, as personale, as klanore, por ka qenë një shpresë shum ëe madhe se nga ai pozicion ne do të kemi mudnësi më të mëdha për të implementuar pjesën ekonomike të programit tonë”, ka thënë Pacolli, transmeton reporteri.
Këto komente, kreu i AKR-së i bëri gjatë punimeve të Kuvendit të tretë zgjedhor të AKR-së në Ferizaj. Me këtë rast, Ibrahim Hyseni me aklamacion është zgjedhur kryetar i degës së AKR-së për katër vjetët e ardhshme./tribuna