Bexhet Pacolli është intervistuar nga gazetarja Ilva Tare dhe ndër të tjera flet edhe për pjesën e njohjeve të Kosovës nga vendet e Afrikës dhe nga ato arabe. “Vëmendja ime është përqëndruar në Afrikë. E kam vizituar 48 shtete, nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi, deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme” – thotë Pacolli për vendet afrikane. Ndërsa pyetjes së Tares: Si e shpjegoni mosnjohjen nga disa vende arabe? – ai i përgjigjet:
“Është mentaliteti i tyre dhe lidershipi i këtyre vendeve është një lidërship i vjetëruar. Jugosllavia e atëhershme i ka ndihmuar shumë vendet myslimane, ka pasur miqësi të mirë me to. Një tjetër është dhe fakti se ai lidership që ka qenë në krye të tyre nuk ekziston po ashtu edhe Jugosllavia nuk ekziston më. Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë, nuk kemi lobuar dhe është dashur ta bëjmë. Ato vende ku kemi shkuar dhe pse kanë hezituar e kanë bërë. Jam duke punuar me Egjiptin, do kem një vizitë para vitit të ri dhe njohja e tij do jetë kyç..”.
Më poshtë, intervista:
Ishit President i Kosoves për 35 ditë. Cfarë ju beri më shumë përshtypje?
Kisha një axhendë ditore të përpunuar nga ekspertët e mi, nuk pata kohë ta implementoj, por 35 ditë kam pas shumë aktivitete, nuk jam lodhur për asnjë moment, qëllimi ishte të punoj për qytetarët e Kosovës, ndodhi cfarë ndodhi por jo për fajin tim. Mund të krijoja një krizë të hatashme politike, mund të coja vendin në zgjedhje të parakohshme, sakrifikova veten dhe u bëra pjesë e kësaj qeveri dhe po jap kontributin tim aq sa mund të të jap
Pse po ju pengojnë të jepni kontributin tuaj?
Kam qenë pak naiv në politikë, kam menduar se ka sinqeritet por s’paska qenë e vërtetë dhe të jesh politikan i spikatur do të thotë që nganjëherë të gënjesh, nganjëherë mos ta thuash të vërtetën. Unë nuk mundem të jem kështu, jam i drejtpërdrejtë, jam i betuar të them gjithmonë të vërtetën dhe do ta bëj gjithmonë.
Ka qënë preferencë e presidentes Jahjaga të mos e ndiqte atë axhendë?
Presidenten Jahjaga e respektoj, është duke bërë një punë të mirë me aq sa mundet. Mundësitë e mia kanë qenë të tjera, kam shumë miq, në një vit e gjysëm kam vizituar 48 shtete afrikane,48 president të këtyre shteteve, do hyja në Gines për këtë si qytetar që jam, kjo bëhet nëse investon kohën tënde, punën e me radhë.
Veton Surroi e ka quajtur të dëmshme zgjedhjen tuaj si President i Kosovës?
Nuk e konsideroj zotin Surroi si armik timin, asgjë s’më ka bërë, me mediat e tij është munduar të më atakojë, edhe rrjetin tim familjar, ua lë qytetarëve ta gjykojnë. Nuk jam fajtor unë se partia e tij nuk e kaloi pragun politik, apo që ai s’është më në politikë. Para se të zgjidhem President me Surroin ku më ka premtuar se do të më luftojë dhe këtë gjë vazhdon ta bëjë. Nëse ai mendon se e kam takuar Milloshevicin, unë e kam takuar e kam bërë si biznesmen, por nëse e shihni atë ai është takuar dhe përkulur para tij, unë se kam bërë dhe se bëj, e konsideroja njeri të ulët.
Keni bërë shantazh për vota?
Di vetëm që kam pyetur një këshilltar cfarë të bëj në raundin e tretë dhe në qoftë se dikush e konsideron shantazh le ta thotë. Zoti Surroi ka pasur problem dhe me korin diplomatik në Kosovë, unë i them se do ta shikoj gjithmonë në sy, nuk trembem ta përshëndes. Surroi nuk është ai që mund të më bëjë keq mua, nuk e kam frikë, sështë në gjendje të më bëjë keq, unë jam i pastër në shpirtin tim.
Ju mbështeti Christopher Dell?
Nuk e di, nuk kam marrë asnjë mesazh. Unë kam qenë i kritikuar nga Surroi që në 2007 se po sjell modele të Azisë për zgjedhjen e Presidentit me votë popullore dhe sot kjo ide po përkrahet në masë. Ajo do të ndodhë, janë në pregatitje reformat, presidenti i ardhshëm do zgjidhet nga qytetari.
Do kandidoni sërish për president të Kosovës?
Nuk di se cfarë të them, kontributin tim po e jap, sot jam 50 me 50. Sepse kam një familje të mrekullueshme dhe ndonjëherë them se duhet ta shijoj atë, mund të ndodhë që ideja se familja është në plan të parë mund të ndodhë. Kontributin tim e kam dhënë edhe si opozitë ku kam bërë të mundur 20 njohje të reja, tashmë edhe si pozitë. Do të jem i legjitimuar si shërbyes i popullit të Kosovës.
Ka pasur polemika për njohjet e Kosovës, rasti i Malit?
Aty ku punohet ka dhe problem, Mali asnjëherë se ka tërhequr njohjen, mediat kosovare ju kanë referuar një agjensie lajmesh kineze. Njohja ka ndohur . Nota verbale ndodhet në qeverinë e Kosovës. Mali është në gjendje lufte, ka disa persona që pretendojnë udhëheqjen. Na kanë kërkuar konsulencë, mbështetje teknike të cilën ua refuzuam sepse nuk ishim në gjendje për ta dhënë dhe kjo është keqinterpretuar. Kërkuan armë, ata kanë një problem me veriun, ata kanë menduar që Kosova është aq e pasur që ta bëjë.Presidenti ka pasur presion ta tërheqë por kjo sështë bërë. Numri i njohjeve tani është 95 pa Malin. Është vështirë të sjellësh një njohje.
A keni polemika se kush po i realizon njohjet?
Ne i kemi punët e ndara, zoti Hoxhaj ka për detyrë të krijojë marrëdhëniet me vendet që na kanë njohur, punët e ne të dyve nuk kanë përplasje. Unë i them troc kritikat e mia, si kjo tani per pasqyrim te saktë të njohjeve në faqen zyrtare të Minsitrisë dhe si duket kjo keqinterpretohet nga mediat. Vëmendja ime është përqëndruar në Afrikë. E kam vizituar 48 shtete, nga 54 të tilla, jam takuar me 48 presidentë, ka qenë e vështirë. Duke ju falenderuar energjisë sime dhe miqve të mi, deri tani kemi 26 njohje, presim të tjera, premtimin që kam dhënë për 100 njohje deri në fund të vitit do të bëhet. Tani pres njohje edhe nga vende të fuqishme. E shoh pak me vërejtje kritikat që bëhen, një kryeministër kur shkon për vizitë nuk shkon vetëm asnjëherë, secila e ka prapavijën politike, duhet të mësohemi se as Kosova as Shqipëria s’do jenë aq interesante sa të bëhen qendra e politikave në rajon. Nuk mundësh të llogaritësh të zhvillohesh nëse nuk ke mjete, tani Afrika është një vend që rekomandoj gjithë bashkombasit e mi të shkojnë atje, atje do gjejnë punë dhe prespektiva.
Sa do shkojë numri i njohjeve në total?
Është me rëndësi që Kosova të ketë shumë miq, është me rëndësi të jetë anëtare e OKB.puna më e madhe mbetet që ne të kemi mbi 50% të njohjeve dhe të punojmë me shtetet europiane që skanë njohur akoma Kosovën dhe të punojmë me ujqërit e mëdhenj të OKB. Së shpejti do të kem një vizitë në Kinë, e cila ka qenë gjithmonë neutral sa I përket Kosovës.
Si e shpjegoni mosnjohjen nga disa vende arabe?
Është mentaliteti i tyre dhe lidershipi i këtyre vendeve është një lidërship i vjetëruar. Jugosllavia e atëhershme i ka ndihmuar shumë vendet myslimane, ka pasur miqësi të mirë me to. Një tjetër është dhe fakti se ai lidership që ka qenë në krye të tyre nuk ekziston po ashtu edhe Jugosllavia nuk ekziston më. Ne si vend mysliman kemi menduar se bota islame na e jep vetë, nuk kemi lobuar dhe është dashur ta bëjmë. Ato vende ku kemi shkuar dhe pse kanë hezituar e kanë bërë. Jam duke punuar me Egjiptin, do kem një vizitë para vitit të ri dhe njohja e tij do jetë kyc.
Si ishte marrëdhënia juaj me Ibrahim Rugovën?
E konsideroj si Presidentin legjendar Nuk pati fatin ta presë pavarësinë, të cilën e ka kërkuar cdo minutë. Mbetet respekti pa limit I imi dhe familjes sime ndaj tij dhe familjes së tij.Rruga paqësore që ndiqte ai ka qënë e vetmja rrugë që duhej ndjekur në atë kohë
Përfshirja juaj në politikë është një projekt afatgjatë apo i përkohshëm?
Do jem aq sa t’i nevojitem vendit tim. S’kam punuar as për interesa të miat as të grupit,unë punoj vetëm për interes kombëtar.Nëse ka hapësirë për të kontribuar në këtë fushë , atëherë unë do të vazhdoj të jem në politikë. Vazhdoj të jem naiv politik, jam I sinqertë. Preferoj të vazhdoj kështu, e di mirë që cdo gjë që e kam bërë e kam me punë dhe djersë dhe këtë do ta vazhdoj.
Cfarë magjie ka pushteti që tërheq një njeri të suksesshëm si ju?
Mua nuk më tërheq fare sepse nëse më pyesni sa herë kam qënë në zyrën time në Kosove, përgjigja është pak. Nuk jam njeri i mbrëmjeve ku njerëzit duan të tregojnë veten. Unë cdo gjë e kam kaluar, s’më impresionon asgjë. Impresionohem nga miqtë e mi. Kam shumë miq në Afrikë dhe më merr malli për ta. Ata janë njerëz të sinqertë dhe i dua më tepër se kanë mbetur njerez origjinal, tribal por të sinqertë.
Sa para duhen për të hyrë në politikë?
Jetën time politike e financoj vetë, s’marr para nga qeveria e Kosovës, ka një buxhet shumë të varfër. AKR ka dhënë një kontribut shumë të madh, programi i saj synon të implementohet sot në kosovë por edhe në Shqipëri dhe ndjehem shumë mirë. Nuk duhet të imitojmë dikë nga jashtë, duhet ta kuptojmë globalizimin, duhet të përmbushen këndet e lira, si bujqësia dhe blegtoria.
Në gjykimin tuaj, sa liberale është Kosova sot?
Imazhi sot përcaktohet shumë nga mediat e cila është një gjë e keqe. Mediat përcaktojnë i djathtë dhe i majtë. Në Kosovë sot është vështirë të përcaktohen kush është I djathtë e kush është I majtë. Në Kosovë vetëdija është ende e ulët, me ngritjen e saj njerëzit janë të definuar më mirë. Partitë nuk kanë asnjë program që të bëhet një ndarje e tillë. AKR ka një program shumë të definuar për ekonominë e shumë cështje të tjera. Kemi arritur të futim disa reforma gjyqësore, kemi dashur të ndryshohet një pikë në legjislacionin e Kosovës që ajo të ketë një agjencion të parcetipimeve. Pos atyre kushtetuese, zgjedhore dhe zgjedhja e presidentit.
Cfarë mendoni për privatizimet?
Jemi mbështetës por në mënyrë tjetër. Ne duam dicka ta krijojmë, t’ia rritim vlerën dhe pastaj ta privatizojmë. Në të kundër ti humb, nuk fiton asgjë. Por ka qenë dhe një problem tjetër se paratë e privatizimit nuk mbesin në Kosovë, shkojnë në një llogari jashtë. Ne kemi qenë që dikush të investojë në të dhe paratë të mbesin brenda. Por kjo s’është prodhim I PDK, ka ardhur menjëherë pas luftës.
Si janë Marrëdhëniet tuaja me Thacin?
Kam marrëdhënie shumë të mira me të, e respektoj, por kemi vizionet tona. Ne kemi patur një sukses relative por kemi mundur të bëjmë shumë më tepër .
Nëse Thaci bëhet president dhe Haradinaj kryeministër, ku do jeni ju?
Vetëm të përfitojë Kosova, të bëhet cdo gjë. Unë e jap ofertën timë nëse ka mundësi, nëse jo ne tërhiqemi. Ne punojmë për qytetarët e Kosovës dhe do vazhdojmë të jemi në dobi të qytetarit të Kosovë.
Ju duket një opsion i mirë për Kosovën që Thaci të bëhet president dhe Haradinaj kryeministër?
Unë nuk paragjykoj asnjërin, i respektoj të dy. I kam miq të dy, do doja që sa më parë Haradinaj ti kthehet jetës politike, besoj se të dy i nevojiten Kosovës.
Nëse ndodhin këto konfigurime, do bashkëpunonit me LDK?
Jam i gatshëm të bashkëpunoj me këdo që jep kontribut për qytetarët kosovarë.
Për Vetëvendosjen cfarë mendoni?
Është e drejtë e tyre dhe politikë e tyre.Ata konsiderojnë se është mënyra e veprimit e drejtë. Disa ide të Vetëvendosjes më pëlqejnë shumë dhe disa ide jo. Unë jam njeri i paqes, jo i dhunës. Ata djem e dinë shumë mirë se ku con ky veprim i tyre.
EULEX ka ngritur padi ndaj jush?
Kam nënshkruar një memorandum në kuadër të 500 milonë euro për një koncersium, këtë e kam publikuar dhe e kam bërë në emër të qeverisë për punësimin e fuqisë punëtore.nëse ata do të më thërrasin unë do jap sqarimet e mia, nuk ka asnjë konflikt interesi. Nëse është konflikt interesi të punosh për ndërmarrjet e tua, më vjen keq nuk di c’të them.
Si mendoni për bashkimin kombëtar?
Jam ithtar i kësaj ideje, bashkimi kombëtar fillon nga bashkimi ekonomik. Ajo duhet të tërheqë me vete lëvizjen e lirë, heqjen e tarifave doganore dhe heqjen e kufinjve. Lëvizja që ekam filluar po vepron, ideja është që kjo lëvizje të institucionalizohet, së shpejti duhet të krijojmë një treg të përbashkët.
Projektet, interkonjksioni Shqipëri-Kosovë dështoi?
Më vjen keq, ka qenë shembulli më i mirë I bashkëpunimit ekonomik, jam I bindur se qeveria shqiptare do të bëjë gjithcka për ta riaktivizuar sërish, ajo e Kosovës po ashtu.
Si ka ecur Shqipëria?
Sot një qytetar i Shqipërisë shihet nga ndërkombëtarët si një njeri I nderuar dhe jo njeri i gomoneve. Imazhi është në përmirësim.Vlerësoj të gjitha figurat dhe njerëzit që kanë kontribuar për këtë komb.
Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në rajon?
Do t’i lija dy shtete dejuro, dy vota janë shumë, por defakto të jemi një I vetëm.Mendojmë, punojmë dhe jetojmë njësoj.Kemi vendet skandinave si një shembull shumë të mirë.
Jeni i preferuar shumë nga të rinjtë në Kosovë por jo nga të moshuarit thuhet për shkak të së shkuarës dhe martesës suaj me një ruse?
Mua nuk më intereson aspak kjo pjesë, kam një familje të mrekullueshme, dy fëmijë që flasin shqip më mirë kushdo tjetër, që i njohin traditat shqiptare. Unë e kam ndërgjegjen time të qetë, nuk kam asnjë brejtje ndërgjegje.