“Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke komentuar kërkesat e Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.
Duke folur për diplomacinë kosovare, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë, transmeton Koha.net.
Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.
Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues.
v.l/ Dita

Pacollit ,PLEHRËS SE SHPËRFYTYRUAR SËRBO-TURKE PO I DHIMBSET SËRBIA POR JO DARDANIA.
PTUUUU QELBËSIRË TURKOARABE.
HARADINAJ KRYEMINISTRI I GJITHË SHQIPTARËVE. BRAVO RAMUSH
USA nuk ka kërcnu me sanksione edhe me Israelin qeveri të USA kanë patur kundërshtime edhe ndaj ish Uçk ka patur denime politike amerikane por politikat ndrruan kur u pa se në teren kishte vendoshmëri Kosova nuk po pengon ajo po mbrohet nga pengimet dhe këtë Pacollin kush nuk e merr vesh se çka ky donë në fushën politike cili miliarder në unionin europian i është ngjitur politikës bile për ata do të ishte poshtruese