Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërguar një letër kryeministrit shqiptar, Edi Rama, lidhur me përfshirjen e futbollistit Adnan Januzaj në Kombëtaren Shqiptare. Në letrën e tij drejtuar Ramës, Pacolli propozon disa hapa që sipas tij do të mundësojnë kthimin e Januzajt në Kombëtaren Shqiptare.
Pacolli thotë se ndaj Januzajt dhe familjes së tij duhet një qasje tërësore, pra jo vetëm profesionale, të cilën e ofron federata dhe trajneri. Propozimi i tij ka këto pika : Federatë mbarëkombëtare futbolli; delegacion mbarëkombëtar tek familjarët e Adnanit në Angli për ta bindur; shtetësi shqiptare për të afërmit e Januzajt dhe dhuratë familjes një hapësirë toke në Jug për investim. Në veçanti, Pacolli ilustron pikën e fundit të propozimit të tij, i cili ngjan si ofertë materiale, por në fakt është një operacion imazhi për të nxitur turizmin britanik dhe botëror në Shqipëri, në veçanti atë elitar. Zoti Pacolli shpreh dhe gatishmërinë e tij dhe të fondacionit që ai drejton për ta bërë të mundshëm operacionin Januzaj. “Le ta shndërrojmë këtë talent të madh, në një ikonë të kombit që do të shërbente për ringjalljen e tij shpirtërore. Unë kam besim se nëse i qasemi drejt Adnan Januzajt, ai mund ta luajë këtë rol në mënyrë historike”, thotë në fund të letrës së tij Pacolli, i cili thotë se i drejtohet Ramës jo vetëm për rolin institucional, por dhe për vizionin e shprehur në fjalën e tij në Parlamentin e Kosovës.

Dihet qe Pacolli ka sensin e marketimit dhe di ku te investoje, por ne nuk jemi te mesuar me nje mentalitet te tille. Mendojme se Januzaj duhet te kete sensin e patriotizmit qe ta beje kete gje pa shperblim( por Anglia e bleu mire ate dhe i krijoi kushte qe e bene te “harroje” patritizmin) Duke e pare nen kete kendveshtrim, mbase sygjerimi i Pacollit duhet konsideruar duke e pare ne shume aspekte. Eshte e njohur qe patriotizmi me i larte shprehet ne fushen e futbollit, dhe nqs te qenurit e Januzajt ne skuader, bie nje rritje efektshmerine te skuadres kombetare, dhe e con ate ne fitore, dhe stimulon turizmin, pse joË Le te merret seriozitet ky sygjerim.
Pacolli me kete leter tregoi pefundimisht se eshte vetem nje biznezmen qe nuk ka atdhe.burre pa din dhe pa iman.
Shume e turpshme per nje politikan qe kerkon te bleje atdhedashurine dhe patriotizmin.
Shume e ulet ore Bexho miljoneri.
Nje jemi te varfer por nuk e falim token e te parve e tane .
Babai i Adnanin ka para boll dhe po deshi le ta bleje token ne jug te Shqiperise.
Le ti japin token e Argites ose te fevzos tek gjiri i lalzit….
Ne vlore sja jep njeri 🙂
http://dielli.al/lajme.php?id=16400&k=71
Po pra do me more nonji toke ne jug te Shqiperise Pacolli ….. Po ate token kujt do ja marrin? Pronareve qe sua kane kthyer akoma? O Pacoll shiko ate punen qe ke se e ke kthy rolin tat ne qeveri per qesharak
Edi Rama dakort eshte qe Januzaj te futet ne kombetaren shqiptare, po a ia jep viston Armando Duka pa paguar baksish, se ju e dini qe ai eshte aq i pangopur e i pacipe, sa i merr bakshish edhe nenes se vet kur i blen ilacet ne farmaci, i shton 20% vlere cmimi te recetes (keshtu thone shoferet e tij).
Nje truall per shtepi eshte me pakta qe mund te behet per nje njeri qe mund te beje nje emer aq te madh per vete e shqiptaret.
Jepi nga pronat e tua o legen. Te luaj me Shqiperine duke i falur toka ne jug. Po ato toka jane pa pronar? Beheni te mire me mallin e tjetrit. Jepi ti hajdut kosovar 100 milion euro dhe vjen te luaj ai. Njerez plehra. Se po luajti Januzaj do fitojne gje shqiptaret?
More po çfare palaçosh jane keta lloj matrapazesh qe vegjetojne ne politike, per xhepin dhe biznesin e tyre?!
Adnana Jonuzaj, ne mos gabohem per emrin, eshte nje futbollist dhe le te themi talent, por qe nuk e ndjen asnje miligram ne qenien dhe qelizat e tij se eshte shqiptar.
Po pse mor delenxhilere, mor Paçoll batakçiu, ka kellqe Shqiperia qe te bleje talentet qe dalin neper bote dhe t’i beje shqiptar me pahir, ku ata s’duan t’ia dine nga kjo ane?!
Po pse nuk e fut doren ne xhepin tend te fryre me pare mafiozlleqesh dhe meqenese t’u dhimbka kaq shume kombetarja shqiptare, nxirrr ndonje tufe te majme prej andej dhe beje dhurate per kete kombetare?
Apo kujton se di te japesh mendje ne kurriz te xhepit dhe prones se te tjereve?
Ti je nje hipokrit dhe delenxhi qe mendon vetem per perfitimet e tua.
Zoti Pacolli po te deshiroje le te bleje nga pronaret e ligjshem ndonje truall apo ferme ne Jug te Shqiperise dhe le t’ia dhuroje po te doje.Per mendimin tim Adnan Januzaj po qe se e ndien vehten shqiptar, nuk eshte e nevojshme te behen te tilla pazare,qe ai te veshe ngjyrat kuq e zi.Po qe se i pelqen te vishet kuq e zi a.t.h eshte i mirepritur.Ne nuk mund t’i lejojme vehtes te “blejme” shqiptare n.q.s ata nuk duan te quhen te tille.Per mua te gjithe ata “shqiptare” qe kane veshe ngjyrat e kombeve te tjera,jane sportiste elitare te blere ose jo,por kurresesi nuk mund te quhen shqiptare.Ndoshta jane shqipfoles pavaresisht prejardhjes se tyre.Asnje pazar me futbollistin ne fjale apo me ndonje tjeter.
po cthoni more Pacolli….. keto kerkesa bejani grekut… se greket i kane blere sportistet tane duke ju ofruar terene , shtepia e para…. nqs Adnan Januzaj e ndien pak veten shqipetar le te vije e ta perfaqesoi flamurin e tij pa keto oferta te turpshme…. hajde Pacoll hajde te keqen e mendjes, po ashtu je mesuar edhe ti o Pacoll me te blere e me te shitur… me te vjedhur e me te zhvatur…. keric gomari qe nuk je gje tjeter.
Ide e persosur. Rama nuk duhet ta rrefuzoje. Shqiperise i duhet permisim i imazhit ne bote me shume se c’do gje tjeter.
Do ishte marrezi mos-perfshirja.
Unë do të propozoja që t’i ofronim Januzajt vetë z. Behgjet.
TE THEM TEDREJTEN .NUKJAM DAKORTE ME Z.PACOLLIN ATEHER Z.PACOLLI KUSH E NDJEN VETEN SHQITAR ESHTE I MIRPRITUR TE LUAJ PER SHQIPERIN E MADHE Z.PACOLLI PO VLLEZERIT E TJER NGA KOSOVA. JOJOJO Z PACOLL VLLEZERIT KOSOVAR DHE SHQIPTARTARE I BASHKOI GJAKU I SHQIPTARIT DHE JO BIZNESI. DUET TE TE VIJ TURP NGA TE GJITH NE KOSOVAR DHE SHQIPTAR TURP
Nuk e marr vesh ceshte klo marri qe i ka kapur.Edhe sikur Futbollisti Januzaj te ishte Messi,prape ai do te ishte i pafuqishem per te ndryshuar batakun e futbollit shqiptar.Futbolli i mire fillon me terrenet sportive.Me thoni nje fushe ku mund te luhet futboll,ndersa bie shi?Kjo dalldi pas Januzajt vjen era katunari.Ekipi kombetar nuk mund te mbledhe11 Januza neper bote.Kemi 30 vjet qe nuk ndertojme stadiume,terrene te pershtatsme sportive me te gjitha komoditetet,Federata e futbollit vetem vjel,nuk investon.Cfare do beje januzaj,do tju fryje?Pesa me poshteruese e propozimeve te Pacollit eshte formimi i nje pleqesie,nje delegacioni te nivelit te larte shteteror qe do ti bjere ne gjunje babait te Janusajt,qe ky te pranoje.Kjo te kujton dokumentarin poshterues te ofrimit te kurores se shqiperise mbretit viktor emanueli nga delegatet kolaboraconiste fashiste.
jam dakort me pacollin,sa-lehu i fali gerqise gjithe ate det ,jo nje cope toke per januzajn qe seshte asgje ,ne fund te fundit eshte shqiptar me fame,na nderon
Nuk e kuptoj se ç’na duhet ky Jonuzaj neve? Për të bërë ndonjë gol qorr me grekët? Ne kemi nevojë të ngremë ekonominë, ky Pisqolla apo Paqolli mendon për futbollin. A ke të na sjellësh ndonjë investitor të hajrit, jo mafioz? Jo, sepse edhe vetë je marrë me veprime mafioze. Sporti dhe arti janë luks, ato nuk lulëzojnë dot pa një ekonomi të mirëqenë. Pastaj me kë do luaj ky ylli Jonuzaj? Do futet Paqolli në fushë? Le që nuk më duket aq sa e bëjnë. Së fundmi: a mendojnë këto pisqollat se ai është dhe duhet lënë i lirë në profesionin e tij? Hane futbolli, hane patriotizma.
-Po ta kete token e babes,po.
Pacolli kujton njeset nga vetja edhe kujton se cdo kush ‘blihet’lehte:januzaj fiton mjaft per mos mû Josh nga pizlleket e ketyre pseudopolitikaneve .Ai ,si shume te tjere, bejne ma shume per shqiptarine Duke luajtur jashta se sa Duke luajtur me nje kombtare ku shiten ndeshjet per chemin e Dukes…