Partia Aleanca Demokratike, është sot vetëm një kujtim i mjergullt i një kohe të shkuar. Më e freskëta që mund të mbahet mend nga ajo parti, është një sherr banal në ambjentet e Hotel Dajtit, aty nga mesi i vitit 2002, mes Ridvan Peshkëpisë dhe badigardëve të Neritan Cekës, ku mes tyre pati një përleshje disa minutëshe, ku veç grushtave, u futën në përdorim dhe karriget, me objektivin-kokë ndaj shoqi-shoqit; si dhe një mosmarrëveshje mes Cekës e Zogajt për punë të një vule të partisë, për të cilën pati dhe ca gjyqe në mos gaboj.
Më tej, PAD, ashtu e dërrmuar nga pesha e fatit të saj, u tkurr në karizmën e shtatin e Cekës, për të kaluar më pas në një anonimat, ku e vetmja gjë ngacmuese e saj, janë tre gërmat, PAD, një konstelacion nostalgjik politik, e një kohe kur kjo parti, identifikohej me ajkën e më mendjendriturve në skalionin e djathtë të politikës shqiptare, që nuk mund të honepsnin dot Berishizmin rapsodik e vulgar. Rrjedhja e parë e madhe e PD-së, ishte pikërisht PAD-ja, me emra potentë e grishës për kohën si Ceka, Imami, Zogaj, Peshkëpia, Perikli Teta etj. Po çfarë ka mbetur sot nga këta?!
Dikush ka ndërruar jetë si Teta, dikush është larguar për fare nga fushëbeteja e politikës si Peshkëpia. Zogaj vijon të jetë aktiv si protagonist publik, sidomos në publiçistikën politike, por jo më si politikan; Ceka është ambasador në Romë, por pas shumë kalamendjeve sa majtas e djathtas në politikë, u pa që më shumë se një kolos i gjallë në Arkeologji, vështirë të ishte diç tjetër, të paktën ashtu siç u projektua në imagjinatën kolektive në kohët heroike dhe epokale të shndërrimeve politike (do bërë monument qenia e tij mbi tank në ato ditë të nxehta pas rënies së bustit të Enverit); si dhe Arben Imami, që edhe ky, ka shkrojtur jo pak histori si individ, por kurrë si politikan.
Edhe pse aktualisht është “figurë” në PD, sërish do mbetet mister se ç`qe në të vërtetë Arben Imami?! I majtë apo i djathtë?! Idealist apo pragmatist?! Revolucionar apo konformist?! Atdhedashës apo famëdashës?! Gjithçka është e diskutueshme përveç diçkaje: në politikë, përveç asaj kohe të artë flladesh rinore e vrundujsh antikomunistë, nuk shkëlqeu më në asgjë; dhe qartazi nuk premton më të lërë ndonjë gjurmë për mirë në politikë. E.H.
Duket gazetari nuk e di te verteten e “trimerise” se Cekes dhe po na shet si te vertete hamendjen e tij, se Ceka paska hipur mbi tank. Mbi cilin tank?! Perhere te pare e degjoj kete. Ceken e kam pare ne bulevard bashke me nje shef policie qe i drejtohej turmes me megavonin e policise te qetesohej se nuk ishte e vertete se ishte arrestuar Ramiz Alia. Fjale qe nuk u mor vesh nga kush u perhap, ne kohen qe Ramiz Alia ishte ne mbledhje me sigurimsat, brenda ne Ministrine e Brendshme.
“Ajka e mendjendriturve te skalionit te djathte ne PAD”!?!?!?Nuk e di nga i ka psonisur keto te dhena gazetari Ermir Hoxha.
Vec te rrije pak ne ate nahijen e tyre per t’i pare nga mendja e pjerdhur dhe katundareske.
Ata derivuan nga PD-ja vetem per pazare te prishura;per asnje princip apo ideal.
E gjithe vijueshmeria e kesaj partie eshte nje kurvllik transparent me nje grykesi brekegrisurish ,ndaj parave e pasurive publike.
Lora, i ke thene te gjitha te vertetat,ashtu si jane.Jam plotesisht me mendimin tend.
O lora, ky ka qene perceptimi i zotit Hoxha, ca te dhenash kerkon? Ai ta ka shkruajtur qe i vlerson personat e permendur per kontributet individuale apo profesionale pertej politikes. C’far ka per tu revoltuar ketu, apo sdini te beni dot nje dallim kaq te tjeshte. dele.
Me vjen shume keq per disa kapacitete intelektuale.si Ceka,Zogaj,Demeti,qe Berisha i perdori,ju shfrytezoi famen dhe i hodhi tej si limone te shtrydhur