Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Padia, Balla: Argita nuk paraqitet në gjykatë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Politike > Padia, Balla: Argita nuk paraqitet në gjykatë
Politike

Padia, Balla: Argita nuk paraqitet në gjykatë

redaktor
Published February 12, 2013
Share
SHARE

Ka nisur këtë të martë në Gjykatën e Tiranës seanca përgatitore gjyqësore mes vajzës së kryeministrit Argita Berisha dhe deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Argita depozitoi në 11 janar të këtij viti padi ndaj deputetit socialist, lidhur me një serë akuzash që ai ka lëshuar në drejtim të saj për përfitime duke shfrytëzuar postin e të atit.

Në seancën përgatitore deputeti socialist Balla i kërkoi gjykatës që të paraqitej si dëshmitar biznesmeni pakistanez Zafar Ansar, i cili pretendon se kompania ligjore e vajzës së kryeministrit i ka kërkuar deri në 3% të vlerës së investimit për një projekt në fushën energjetike që ai kishte në plan të investonte në Shqipëri.

“Argita Berisha nuk vjen as në gjykatë, për të sqaruar mënyrën e pasurimit të saj, ndërkohë që kishte deklaruar se do të ishte e gatshme për tu ballafaquar në gjykatë. Në seancën tjetër do t’i sjellim gjykatës edhe provat që ne disponojmë për mënyrën e pasurimit të Argitës. Sigurisht më lejoni të informoj se i kemi kërkuar gjykatës të thirret si dëshmitar edhe biznesmeni Zafar Ansar, të cilit Argita Berisha i kërkoi 3% të 100 milionë eurove investim. Pra i kërkoi 3 milionë euro për firmën e babit kryeministër.”- deklaroi Balla.

Deputeti socialist u shpreh më tej se nuk priste drejtësi nga gjykata, për sa kohë kjo gjykatë liroi të akuzuarit e 21 janarit. Seanca e radhës ku pritet të nisë shqyrtimi në themel i çështjes, pritet të zhvillohet më 12 mars./bw

redaktor February 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?