Tushe Osmani ka ndërruar jetë. Është bashkuar me të afërmit e saj të cilët të gjithë prenë të njëjtën biletë, atë të shpërthimit të Gerdecit. Në mars të vitit 2008 ishte vajza e saj 19 vjecare Resmije Kranja e cila humbi jetën tragjikisht nga shpërthimi dhe këputi shpirtin e prindërve të saj Kujtim dhe Tushe. Resmija e re nuk e humbi jetën menjëherë në shpërthim por ajo kaloi mes shumë vuajtjesh për gati katër javë në spitalin Brindizit, pasi pësoi djegie në më shumë se 80% të trupit. Resmija nuk la vetëm një boshllëk të madh shpirtëror tek prindërit, por edhe një foshnje disa muajshe me emrin Kristiana. Sot kjo vajzë është 5 vjec. Ajo nuk kishte më prindërit e vet dhe kështu gjyshja Tushe Osmani mori kujdestarinë e saj në janar të vitit 2010. Në mes të vështirësive dhe dhimbjeve nga humbja e të bijës prindërit e Resmijes nuk arritën dot t’i bënin ballë jetës.
I pari u largua i ati Kujtim, i cili u vetëhelmua. Ai punonte në Bashkinë e Vorës dhe u pushua nga puna sepse kishte bërë krimin që mbështeste opozitën, dhe nuk është se bëri keq që kurse pala tjetër nuk garantoi dot as jetën e së bijës. Mirë që nuk u mor vesh kurrë se kë mbështeste realisht Kujtimi, por edhe sikur të ishte anëtar i partisë opozitare, prapë nuk kishte bërë krim më të madh se ata që i vranë vajzën dhe i kishin borxh një jetë të tërë. E megjithatë Kujtimin e vranë për herë të dytë. E lanë pa asnjë të ardhur në pikën e varfërisë. E pushoi nga puna një person, një kryetar bashkie që sot thuhet se rastësisht ka lidhur krushqi me urdhëruesin e ndërtimit të punishtes kriminale të Gërdecit, me vetë ish Ministrin e Mbrojtjes. Kujtimi i mbetur pa asnjë zgjidhje u shty deri në pikën ekstreme, atë të vetëvrasjes.
E dyta u largua Tushja, sot, në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj. Ndjesë pastë. Vajza e vogël Kristiana 5 vjece sot është jetime për herë të dytë, ndërsa familja Osmani është vrarë për herë të tretë. Fundvit, pragfesta dhe postfesta tipike të një vendi ku në vend të verës e rakisë, urimet po na ngjisin me pahir me gjakun e të pafajshmëve.
Tushja ishte një grua e mirë. Ajo kërkonte drejtësi dhe para pak kohësh erdhi e kërkoi edhe ajo të rreshtohej përkrah atyre familjeve që kërkonin drejtësi për tragjedinë e Gërdecit. Ajo kishte një arsye bindëse pse ishte vonuar më shumë se të tjerët sepse fundja kishte kaluar momente të vështira derisa kishte siguruar kujdestarinë e vajzës së vogël, mbesës së saj. Ajo ishte e duruar. Në momentin kur padia civile ishte përgatitur dhe pritej firma e Tushes, vjen lajmi makabër që ajo preferoi të ishte më afër Zotit se zyrave të ftohta dhe pa pikë shprese të shtetit shqiptar. Atij shteti që i vrau vajzën. Atij shteti që i pushoi burrin nga puna dhe e detyroi të dorëhiqej nga jeta. Atij shteti që për ditëlindjen e vet abstrakte provomoi përkëdheljet e amnistive me rastin e festës së një atdheu ku mund të përfitojë kush ja nxin emrin më shumë.
*Avokat i familjeve te viktimave te Gerdecit
E dhimbshme drama e Gerdecit ne pergjtihesi dhe drama e kesaj familjeje ne vecanti. Kapoja i krimit te Gredecit Fatmir Trafikant Mediu, ka bere krushqi me kryehajdutin Fiqiri Ismail Voren, nje bandit qe pastron parate e droges te familjes se tij, me gjoja nje kompani lendesh te para bujqesore per fermeret, ky eshte personi i cili u shiti fermereve shqiptar fare misri pa kokrra. Po keshtu ndodh, banditet, trafikantet, hajdutet dhe kriminelet nuk i bejne krushqit dhe martesat e femijeve me njeri-tjetrin ngaqe u lidhen zemrat e ngaqe femiejt e tyre duan njeri-tjetrin, por sepse prinderit e tyre kane lidhje kriminale, tamam si krushqit e familjeve mafioze siciliane.