Padia e Ramës ndaj Haradinajt, indinjatë në Kosovë dhe “festë” në Serbi

J L

Padia e kryeministri Edi Rama ndaj Ramush Haradinaj duket se ka rënë si një bombë në Kosovë, por është pritur me “festë” në Serbi.

Padia ishte e paralajmëruar më parë nga kreu i qeverisë shqiptare, por askush në Prishtinë nuk e priste që të dorëzohej në përvjetorin e masakrës së Reçakut, detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të opinionit publik dhe mediave në Prishtinë.

Shumë komentues në mediat sociale në Kosovë kanë reaguar ashpër kundër kryeministrit Rama, me disa që i kujtojnë se Haradinaj ka kaluar gjysmën e jetës nëpër gjykata për shkak të Beogradit dhe të tjerë që e akuzojnë se po punon në emër të Serbisë apo për tradhëti kombëtare.

“Mirë që nuk e ka paditur në Beograd”, shkruan një komentues në portalin e gazetës “Ekspres”.

Të tjerë shprehin shqetësim për dëmin që mund të ketë kjo padi tek marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, të cilat janë futur kohët e fundit në një sërë turbulencash politike, jo vetëm për shkak të përplasjeve Rama-Haradianaj, por edhe për mospjesëmarrjen e Kosovës në Mini-Shengenit Ballkanik.

Shkuarja në gjyq e dy kryeministrave shqiptarë ka marrë një vëmendje të jashtëzakomshme edhe në Serbi ku është pasqyruar nga pothuajse çdo gazetë serbe, të cilat nuk i kanë kursyer komentet.

“Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj është paditur nga Kryeministri shqiptar Edi Rama për shpifje në lidhje me shkëmbimet territoriale”, shkruan gazeta serbe “’Blic”.

Nga ana tjetër, gazeta serbe “Politika”’ shkruan se kjo padi vjen si hakmarrje kryeministrit Rama për deklaratat e Haradinaj se Kryeministri i Republikës së Shqipërisë po i shërben idesë së shkëmbimit të territoreve në kurriz të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të Kosovës” .

Gazeta serbe “Espreso” shkruan se Rama vendos të shkatërrojë Haradinajn dhe se shkak është Serbia.

“Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit”, shkruan ajo.

Nga ana tjeter, ajo që nuk i ka shpëtuar syrit të mediave, por edhe komentuesve në Kosovë është edhe fakti se kryeministri Rama nuk doli me asnjë deklaratë publike për masakrën e Reçakut, e cila u mohua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç pak ditë përpara se të vinte në Shqipëri për samtin e Mini-Shengenit.

Ky detaj ka bërë që shumica e komentuesve në rrjetet sociale në Kosovë ta cilësojnë kryeministrin shqiptar si “tradhtar”.

Në padinë prej 30 faqesh të dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh.

Por në reagimin e tij të parë ndaj kësaj padije, Haradinaj u shpreh se akuzat e kryeministrit Rama janë plotësisht të pabazuara.

“Është thjesht një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë”, shkroi Haradinaj në rrjetin social Facebook. “Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shton ai.

Rama nuk ka caktuar shumën e dëmshpërblimit , por përveç kompensimit të dëmit kërkon që Haradinaj të dalë dhe të përgënjeshtrojë publikisht deklaratat që kryeministri shqiptar, i quan shpifje.

Në padi janë të shkruara edhe fjalët që Haradinaj ka deklaruar nëpër emisione të ndryshme, për të cilat Rama shprehet se kanë pasur në kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e jo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Për ish- ministrin e Tregtisë së Kosovës, Bajram Hasani është e turpshme që kjo padi erdhi ditën e masakrës së Recakut.

“Edi Rama sot i quan miq, ata që vrasjen e 45 civilëve shqiptarë e quajtën ‘trillim’ e ngjarje “ë fabrikuar,” ka shkruar Hasani.

Një reagim edhe më i ashpër ka ardhur nga gazetari Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook, ku e akuzon Ramën se po dëmton marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë.

“Ndërkohë që padit Kryeministrin e Kosovës, Presidentin e Serbisë Rama e shëtit nëpër ekskursion tek familjet shqiptare”, thotë Buzhala. “Kjo është tmerrshme. E pabesueshme. Bizare. Mizore”, shkruan ai.

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj duket se kanë vendosur një rekord në nivelin më të lartë të politikës shqiptare në Prishtinë dhe Tiranë dhe në raportet mes shefave të dy qeverive.

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahen mend për konfliktet dhe përplasjet publike këtej dhe andej kufirit dhe akuzat e ofendimet publike ndaj njëri-tjetrit.

Lëvizja e Ramës vjen pas akuzave publike të Haradinajt në një intervistë televizive, ku tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Rama kanë tentuar të grabisin miliarda euro nga ndarja e Kosovës.

Sipas Haradinajt, 3 udhëheqësit planifikonin të grabisnin 10 miliardë € fitime nga miniera e Trepçës nëpërmjet ndarjes territoriale të Kosovës, por ky plan, sipas kryeministrit në ikje, u prish prej tij.

 “Me një investim jo më të madh sesa 140 milionë €, Trepça jep një fitim neto rreth 500 milionë € në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë €, të cilat duhet t’i gëzojë Kosova dhe Serbia. Ndalova grabitjen 10 miliardë €, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por, unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, tha Haradinaj.

Të dy kryeministrat kanë pasur përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Haradinaj akuzoi kohë më parë Ramën se ky i fundit i ka ushtruar presion për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë, si edhe që ishte një nga mbështetësit e planit për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë televizive në korrik, kryeministri Haradinaj “fshikulloi” këdo që mbështeste shkëmbimin e territoreve, duke thënë se Kosova nuk i kishte marrë asgjë Serbisë, që të detyrohej t’i jepte diçka. Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e mbajtur nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama, duke theksuar se “disa nga armiqtë e Kosovës flasin shqip”.

“Në Uashington po lobohet nga Kosova, Serbia, por dhe Tirana zyrtare për t’i bindur zyrtarët amerikanë se korrigjimi i kufijve është formula e duhur. Po bëjnë shumë gabim”, tha Haradinaj duke nënvizuar se dhe media ka rënë në grackën e këtyre. “Kushdo që kërkon njohjen nga Serbia me shkëmbim territoresh ose me lëvizje kufijsh është armik i 17 Shkurtit të vitit 2008, i Kosovës së Pavarur dhe Kushtetutës. Kushdo që ende më tutje e zvogëlon këtë Kosovë është armik. Çdo ngacmim i kësaj arritjeje, apo çelje është kthim prapa për shqiptarët”, deklaroi kryeministri.

Ai hodhi akuza të forta, duke deklaruar se në Shqipëri janë paguar pará në favor të projektit të ndarjes së Kosovës.

Sipas kryeministrit kosovar, burim i këtyre parave është Rusia, e cila ka arritur të “shtijë në dorë media dhe pushtetarë”.

“Në Shqipëri është lobuar edhe më parë për projektin e ndarjes. Gazetarë dhe analistë nga Kosova… kanë hyrë me shumë para në Shqipëri. Rusët kanë mbërritur në Shqipëri dhe kanë hedhur shuma të mëdha parash për të ndarë Kosovën, duke lobuar në media, televizione dhe pushtetarë”, deklaroi Haradinaj, duke theksuar se kushdo në Shqipëri që del publikisht dhe thotë t’i japin Serbisë Veriun e Kosovës, së bashku me minierën e Trepçës, është duke folur me paratë e rusëve.

Por, përplasja e fortë mes Ramës dhe Haradinajt ishte pas takimit të Berlinit, ku kryeministri i Kosovës tha se kryeministri i Shqipërisë i kishte bërë presion në prezencë të liderëve të Ballkanit kancelares Merkel dhe presidentit Macron për heqjen e taksës.

Rama ka një tjetër version dhe thotë që nuk i ka bërë aspak presion Haradinajt në Berlin, por i ka kërkuar që të pranojë propozimin e Francës.

Ky propozim sipas Ramës ishte që Kosova të pezullonte dhe jo të hiqte taksën për disa muaj dhe presidenti francez në këmbim të kësaj lëvizjeje ofronte heqjen e vizave për Kosovën.

“Sot qytetarët e Kosovës do të lëviznin pa viza dhe nuk do të ishin më në izolim, dhe kjo është mundësi që të vjen një herë”, tha Rama në atë kohë.

Gazeta Si

j.l./ dita

Share This Article
10 Comments
  • Qe arriten deri ne kete nivel katastrifik maredheniet midis kryeministrit te Shqiperise dhe atij te Kosoves (dy shtete shqiptare) eshte nje turp i madh i perjetshem!
    Fajtor i vetem ne keto rrjedhime eshte vetem Edi Rama,qe eshte hequr sikur te ishte ne nivelin e liderit te te gjithe shqiptareve,por qe ne fakt ai ka qene vetem nje “Kale Troje” i Serbise ne keto maredhenie!
    Ne keto qellime te mbrapshta te tij ka qene edhe emerimi i 2 ministrave kosovare ne dy poste,qe ka fyer nje kaste te nderuar te personaliteteve te Shqiperise si ne Arsim dhe ne Punet e Jashteme!
    Por nje piktor i pa afte,delirant dhe mendjemadh ne kul,nje antishqiptar si Rama ketu do t’i conte keto ngjarje!
    Rama keshtu i ka sherbyer hapur armiqve te Shqiperise!

  • Ne gjykate shqiptare e ka paditur pavaresisht ne ka bere mire apo jo…..
    Nuk e ka paditur ne Hage si spiunet e serbise qe flasin shqip apo edhe anglisht ne UNMIK….!!!!

    Jo se eshte ndonje burre I mire I gjati por kur e arrestuan Ramushin ne France ky palloshi I gjate levizi gjithe guret me njohjet qe ka per ta liruar…..
    E bardha eshte e bardhe dhe e zeza e zeze.

    • E verteta nga haga doli se skishte prova per genocid se qe eshte me karakter rama kete gje e tregon qumeshti i serbise ne tregun shqip…qe ti je spiun i sistemit ose djali jetim i rames kte po e kuptojme…po te thuash rama ndihmoi ramushin nga burgu ktu tregon qe je nje kokerr legeni.

  • A doni me per Ramut qelbesiren
    Ajo qe thote Buzhala eshte teper e vertete.
    Njeriun qe mohoi viktimat e Recakut e shetiti neper familjet shqiptare.
    Mizori, tallje dhe perbuzje per rracen e vet.
    Rama duhet varur

  • Haradinaj e ka tepruar me akuzat e tij kunder Rames. Jane akuza te renda, qe edhe sikur te ishin te verteta, duhet te mbeteshin brenda “shtepise”. Por ai ka dashur te hiqet si heroi i Kosoves, prandaj i ka kaluar kufijte e etikes. Llogarit se sot Ramen e akuzon per tradhtar edhe ai qe i shiti nafte Millosheviçit dhe detin Greqise! Per mua, para se ta hidhte ne gjyq, më e mira do te ishte qe Rama ta ftonte Haradinajn te dilnin bashke ne nje debat televiziv. Dhe ne rast se kryeministri i Kosoves do te perseriste akuzat ndaj kryeministrit te Shqiperise, atehere hedhja ne gjyq ishte e merituar dhe e pashmangshme. Ne rast se jo, atehere ata duhet t’i jepnin doren njeri – tjetrit dhe ta quanin çeshtjen te mbyllur. Kjo ngjarje Rames duhet t’i behet mesim dhe te mos i fuse me shume hundet ne çeshtjet e Kosoves. Ai siç duket nuk e ka kuptuar se edhe sikur hopa t’i mbaje kosovaret, ata shpirtin dhe zemren e kane te baca Berishë! Prej vitesh, qe kur ishin te pushtuar nga Serbia, Rugova shprehej per nje Kosove te barazlarguar nga Tirana dhe Beogradi. Pra “lideri” i statukuose, (se mon na ngucen serbet) (!) i ka vene ne te njejtin pozicion Shqiperine dhe Serbine dhe ka qene ka hera per ta mbajtur larg Tiranen nga punet e Kosoves. Se ajo ka institucionet e veta! Rama duhet te merret me problemet e Shqiperise, se ka boll per tu marre dhe as te mos fuse më hundet ne punet e Kosoves. por dhe as te mos vihet ne funksion te saj. Vellazeria vellazeri, por qesja te shkoje dhe te vij!

    • E vërtetë se shoqata e duhangjive e quajtur LDK dhe lideri i sajë falimentuan turpëshëm nga se UÇK dhe NATO i vuri para aktit të kryer duke i shkatrru planet e tyre të rikthimit të autonomisë kulturore që çetnikēt e realizuan me grupin e Rrahman Morinës dhe Ramush kazma shkon dhe i bënë homazhe ai që nuk qëndroi stoik si plaku Ali Izetbegoviq i kidnapuar nga forcat militare serbe por që pranoi marveshje me Millosheviqin me peshkopin serf Pavle me ate të Rusisë Jirinej gjatë kohes të masakrave ndaj civilve të Kosovës

  • Kallzimi ne gjykate nga ana e Rames per z Hajredinaj ,si dy kryeministra te Kosoves dhe Shqiperise ,sidomos ky lajm ,qe u perhap ne arenen nderkombetare ,dhe dihet qe hasmit Serb ,rus e grek i behet qejfi , ka vetem dy versione .
    1… ose Rama eshte idiot ,e me te meta mendore ,
    2… ose Eshte anti shqiptar e anti Kosove , e rruge ose arsye tjeter nuk ka.
    Mjere ne shqiptaret ke kemi kryeminister ???

  • Jo indinjate ne Kosove,Nuk ka indinjat per te ver teten e madherishme,Rama dhe padia e tij deshmohet ne gjykate,para ligjit dhe se drejtes.Serbia ka tardite kombetare te “fest on” edhe h umbjet historike,e le me nje dukuri mesdhqiptare,krejtsisht normale dhe ligjore, qe ata(serbet0 mund te kerekosen,sic po krekosen edhe disa shqiptare “patriota”ne Kosove e Shqiperi

  • Po mire mor komentues te zellshem shqiptare dhe ju anal- iste jeni shume te shqetesuar se k/ ministri I shqiperise paska paditur k/ ministrin e kosoves te dorehequr per te mbrojtur veten dhe nuk jeni te shqetesuar fare kur ky palo k/minister I kosoves akuzon ne menyre me te pa turpshme k/ministrin ne detyre te shqiperise per tradheti kombetare ,per shitje dhe blerje teritoresh dhe ky duhet te pranoje keto shpifje se na u prekeka vllai I vogel qe na don kaq shume !!! Qofshi ju qe jeni por prandaj ka gezuar keshtu kosoves se e udheheqin keto lloj figurash dhe mbeshtetet nga keto lloj bushkalash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *