Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të lërë në fuqi pezullimin e të ashtuquajturit ligjit të supergjobave – raporton Monitor.
Gjatë seancës së ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese dëgjoi pretendimet e palëve të interesuara (Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut e perfaqesuar nga kryetari Nikollaq Neranxi, kërkues dhe Ministria e Financave, subjekt i interesuar), ndërsa vendimi përfundimtar do të jepet pas një muaji.
Anëtarët e Gjykatës kërkuan të dinin nga përfaqësuesit e Ministrisë së Financave nëse është bërë ndonjë studim për nivelin e lartë të gjobave, ndërkohë që argumentet nga financat nuk ishin bindëse për ta.
Gjithashtu anëtarët e Gjykatës i mëshuan faktit se dënimet e ligjit të procedurave ishin më të ashpra se ato të Kodit Penal. Parimi i proporcionalitetit në masën e dëmit ishte gjithashtu një tjetër argument i pranuar nga Gjykata.
Po gjatë ditës së sotme, Gjykaka rrëzoi dhe kërkesën e Ministrisë së Financave, e cila kishte kërkuar që të anullohej pezullimi i zbatimit të ndryshimit të procedurave.
Në 23 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese urdhëroi pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, pas ankimit nga Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut qe kryesohet nga biznesmeni i njohur Neranxi.
Ligji nr. 99/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” hyri në fuqi në 12 nëntor dhe u kundështua ashpër nga bizneset, për shkak të nivelit të lartë të ndëshkimeve të parashikuara në të. Ndër masat kryesore që u forcuan nga këto ndryshime, por që tashmë vijojnë të mbeten të pezulluara, janë:
-10 fishimi i gjobës për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël, në 500 mijë lekë;
-gjobë 500 mijë lekë dhe kallëzim penal për mosdeklarim real të pagës;
-Gjobë 500 mijë lekë për mosdeklarim adrese;
-e drejta për të mos paguar nëse nuk merr faturën;
-Ndalimi i shumicës për të shitur mallra tek individët; konfiskim i deri në 50% të xhiros nëse ke detyrime
– Gjobë 10 milionë lekë për tregtuesit e shumicës, që tregtojnë mallin pa dokumente tatimore
-Moslëshimi i kuponit, gjoba për biznesin e vogël 10 fishohet nga 50 mijë në 500 mijë lekë.
Gjobat ne vetvete jane nje penalitet ndaj nje kundravajtje. nuk mundet qe nje gjobe te tejkaloje logjiken sic kishte menduar koka e gjate e Rames.
Rilindesit po tregojne dita dites vecse paaftesi ne cdo fushe. Ama per te llapur e vetelavderuar jane te vetmit, duke filluar nga vete naltgjatesia e tij i ndjekur nga konet si Veliaj e mjaftistet si ai qe kane zaptuar shtetin.
..bravo gjykata..me keto gjoba qeveria u tregua anti sociale,radikale..kurdo qe te behen zgjedhje ky lloj pushteti me sakrifikimin e te varferit nuk e kalon klasen..jemi kthyer ne nje popull te çmendur ..dhe bota tallet me ne…politike vampire qe thith gjithshka qe ka fukarai per mbijetese..
edhe nje here ;-vleresoj vendimin..