Paditen për shpërdorim detyre dhe përfitim ish-komandantët e Gardës

Bledar Lumani

Ministria e Brendshme paditi në Prokurorinë e Tiranës ish-komandantët e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha. Të paditur janë edhe dy punonjës të tjerë të Gardës.

Padia është bërë sepse nga verifikimet e kryera nga Auditi i Ministrisë së Punëve të Brendeshme pranë Gardës së Republikës rezultoi se punonjësja Shqipe Spahiu ka përfituar padrejtësisht pagë dhe trajtime të tjera që rrjedhin nga paga në periudha të ndryshme, nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Për këtë periudhë janë bërë verifikime dhe Spahiu, që mbante detyrën e shefes së Zyrës së Burimeve Njerëzorë në Gardën e Republikës, nuk ka qenë fare në Shqipëri. Por, sipas list-prezencës dhe list-pagesës së bankës, rezulton që ajo të ketë përfituar pagat.

Për këtë arsye u kallëzuan penalisht pranë Prokurorisë së Tiranës, për konsumim të elementëve të veprës penale “shpërdorim detyre” dhe “përfitim përmes mashtrimit”: ish-komandantët Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha; Vojsi Bendaj, specialist për Gadishmëri në Njësi dhe përgjegjës për Pikat Autonome; dhe Shqipe Spahiu, ish-shefe e sektorit të Burimeve Njerëzore./TCH

Share This Article
6 Comments
    • @@@ Mos nëpërmjet këtyre padive të vogla po synohet të kënaqen e të mbyllin gojën ata që presin “padinë e vrasësit ndrea prendi”? Kjo është padia kryesore qe duhet të fuse në burg ndrea prendin e te tjerët. Padia për 21-janarin nuk mund e nuk duhet të zbehet nga padipirueta te tilla? Ne presim padinë e vrasjeve dhe të urdhëruesit te vrasjeve më 21 janar,përndryshe jini bashkëpuntorë !? Mos qoftë kështu por pak besoj që “nuk është kështu”? Tung!

    • Mos nëpërmjet këtyre padive të vogla po synohet të kënaqen e të mbyllin gojën ata që presin “padinë e vrasësit ndrea prendi”? Kjo është padia kryesore qe duhet të fuse në burg ndrea prendin e te tjerët. Padia për 21-janarin nuk mund e nuk duhet të zbehet nga padipirueta te tilla? Ne presim padinë e vrasjeve dhe të urdhëruesit te vrasjeve më 21 janar,përndryshe jini bashkëpuntorë !? Mos qoftë kështu por pak besoj që “nuk është kështu”? Tung!

  • veprime te tilla antiligjore ka patur dhe ka ne te gjitha institucionet e shtetit shqipetare duke filluar nga vitit 2000 e ketej edhe kur jane denoncuar jane mbyllur pasi parate e atyre qe rrinin me muaj e vite ne SH B A apo Europe dhe njekohesisht ishin punonjes te administrates shteterore i merrenin shefat e medhenj te institucioneve .Biles ka patur raste qe kritikuesit e te tilla veprimeve abuzive jane pushuar nga puna vetem e vetem se kane marre ne pergoje shefat qe benin veprome te tilla.hapni fetet e lakrorit e do te gjeni cudira kane marre rrogat edhe duke qendruar edhe dy vjet ne SH B A si emigrant dhe njekohesisht punonjes ne administraten shqipetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *