Një grup të përndjekur dhe të dënuar politikisht, apo trashëgimtarë të tyre, me banim në qytet dhe rrethina të Shkodrës kanë paditur në Prokurori kryetaren e Kuvendit në detyrë znj.Jozefina Topalli për shpërdorim të detyrës. DITA posedon një kopje të padisë, që i është dërguar Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës.
“Z. Prokuror! Në zbatim të së drejtës që na jep Kushtetuta dhe Nenet 58 | 1-3, 283 dhe 194 të Kodit Pr. Penale, kërkojmë procedim penal të znj. Jozefina Topalli, që duke qenë në detyrën e kryetares së Kuvendit, ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 të K. Penal” – shkruhet ndër të tjera në këtë kërkesë-padi drejtuar z.Adriatik Llalla.
Prokuroria dhe paditësit konfirmojnë
Lajmi u konfirma dje për DITA edhe nga burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithsme, sipas të cilave padia është bërë rreth një javë më parë. DITA pyeti dje edhe një nga firmosësit e padisë, ish- i dënuari politik Mark Shytani, i cili gjithashtu konfirmoi padinë dhe bazën ligjore të saj.
Neni 248 i Kodit Penal të Shqipërisë, ku bazohet padia thotë: “Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprmeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, të shtetasve dhe personave të tjerë juridikë, nëse nuk përben vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet dhe me gjobë nga 300 mijë deri në 1 milion lekë”.
Disa nga 10 pikat e kërkesë-padisë
Padia ka 10 pika, të cilat nisin me tekstin: “Ka marrë të gjitha shpërblimet që i kane takuar trashëgimlënësve të saj të përndjekur, në një kohë që ne dhe qindra të dënuar e të përndjekur nga rregjimi komunist presim çdo ditë të futemi në listat për tu shpërblyer me këste”.
Pika 6 e kërkesës së paditësve, shkruan ndërkohë se znj.Topalli “ka ndërhyrë në autoritetin e saj të pushtetit tek kryetari i gjykatës së rrethit Tiranë dhe gjyqtarë të veçantë për të dënuar denoncuesit e krimeve të saj dhe familjarëve te kryeministrit”.
Padia rendit edhe “mospagim taksash dhe veprime për t’ju shmangur atyre” si dhe rendit prona dhe automjete personale të familjes Topalli, duke shkruar: “pushteti e pasuria e znj. Topalli kanë ardhur gjatë kësaj kohe gjithnjë duke u rritur”. Paditësit renditin disa akuza, “ndër të cilat dyshimet për përfshirjen në vrasjen me bombë në makinë të veprimtarit të PDK-së nga Malësia e Madhe, Aleks Keka” (autori i vrasjes akoma nuk është gjetur). Po ashtu , ajo dyshohet se qëndron pas arrestimit të panevojshëm dhe gjymtimit të kryetarit te Komunës Rrethina në Shkodër, Kleves Muja – shkruajnë paditësit në një tjetër pikë të kërkesë-padisë së tyre.
Nepotizmi, veçanërisht në diplomaci
Një nga pikat e vecanta të kërkesës ka të bëjë me emërimet nepotike: “Në planin nepotik, të abuzimit me pushtetin, znj. Topalli çoi konsull në Milano vëllain e saj, dhe punonjës ambasade në Paris, të fejuarin e vajzës së saj, Luis Ejlli. Znj. Topalli e çoi z.Ejlli së pari në Konsullatën e Strasburgu, që ai të merrte shtëpi të paguar nga shteti, pasi atje studionte e bija e Topallit. Kështu znj. Topalli shfrytëzonte 3 mundësi: 1. E bënte Luis Ejllin diplomat dhe i jepte vlera para së bijës, i paguante rrogë dhe shtëpi nga buxheti i shtetit. 2. Kursente pagesën e qerasë për të bijën, e cila mund ti ruante ato para dhe 3. Të merrte dhe bursë për të bijën nga paratë publike. Në të dy planet e përmendura më sipër, shquhet fare qartë, se znj. Topalli ka abuzuar me pushtetin” – shkruajnë paditësit.
Dokumentacioni shoqërues për akuzat
Paditësit sugjerojnë ndërkohë dokumentacionin shoqërues për hetimin e akuzave të tyre dhe rendisin: 1. Aktin e dhënies së shpërblimit nga përndjekja e të parëve, që ndodhet në Ministrinë e Financës dhe Bankën Private. 2. Aktet e emërimeve të personaliteteve të diplomacisë nepotike (vëllai, dhëndri etj.) që ndodhen në Ministrinë e Jashtme. 3. Aktet e miratimit të ngrehinave pronë të kësaj pushtetare në rrethin Shkodër. 4. Aktet e propozimit dhe miratimit të institucioneve të pavarura të miqve të saj nga Instituti Pedagogjik Shkodër. 5. Dokumenta ligjor të mbarimit të shkollave të vëllait dhe dhëndrit nga shkolla fantazëm e Shkodrës. 6. Dokumentat e lëvizjes të saj jashtë shtetit në kundërshtim me ligjet (bileta të kategorisë së parë, fjetje e shpenzime në hotelet më luksoze të botës). 7. Akte të Kontrollit të Lartë të shtetit.
Cilët janë ata që kanë firmosur
Në fund të kërkesë-padisë thuhet: “Zoti Prokuror! Për znj. Topalli, ka prova të shumta e shkresore kudo në zyrat e Kuvendit, Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prefekturën Shkodër, Bashkinë Shkodër, Organet e Pushtetit vendor në Malësinë e Madhe, Bashkinë Tiranë dhe Media. Mbështetur në kushtetutë, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal. KËRKOJMË: Procedimin e znj. Jozefina Topalli, për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal….”
Kërkuesit që kanë firmosur janë trashëgimtarë të të dënuarve politikë. Në kërkesë-padinë e tyre lexohen emrat: Ndue Rripa, Prende Shkurtaj, Tonin Preka, Dervish Bushaj, Rrok Bituku, Dedë Vukaj, Mark Shytani, Hajdar Saraçi, Llesh Dedaj, Mark Skeqa, Ndue Prenga, Paulin Gjonpalaj, Tahir Dizdari, Luc Vukaj
Pjesë nga kërkesë padia: Pasuritë e znj.Topalli në Shkodër
Në kërkesë padinë disa-faqëshe ndër të tjera shkruhet: “Znj.Topalli numëron tashmë një numër të madh pronash, që i kalojnë disa miliona Euro. Ajo ka në pronësi një ndërtesë në qendër te Shkodrës, të cilën e ka dhënë me qera për shkollën 9 vjeçare “Zemra e Krishtit” dhe për disa zyra me qera mijra eurosh për disa firma “fantazmë”. Nuk ka shumë kohë që znj.Topalli përfundoi së ndërtuari edhe një ndërtesë 4 katëshe, në qendër të Shkodrës, në Pedonale, të cilën e ka dhënë me përsëri me qera. Kati i parë është një lokal llotoje, ndërsa dy katet e sipërme, ajo i ka dhënë me qera për Universitetin Luigj Gurakuqi Shkodër, Fakulteti Ekonomik. Pyetje e thjeshtë bëhet, ku i merr znj. Topalli këto para, që ndërton këto ndërtesa? Dhe a mund të konsiderohet abuzim me pushtetin e fondet publike, ndërtimi i ambienteve private, të cilat më pas i jepen universitetit publik me qera? Prapa kësaj ndërtese 4 katëshe, ndodhet një sipërfaqe e madhe toke, ku znj. Topalli ka një projekt të rinovuar disa herë si shesh ndërtimi nga KKRT e Bashkisë Shkodër, për ndërtimin e një godine 8 katëshe. Këtu znj. Topalli i ka marrë edhe një herë pjesë toke familjes së Voltana Ademit, Prefektes së Shkodrës, kandidates për deputete të PD-së. Pra znj. Topalli ka krijuar një zonë me ndërtesa e projekte në qendër te Shkodrës, ku po lë edhe gjurmën e saj të suksesit dhe abuzimit me pushtetin dhe paratë publike. Pronat e znj. Topalli nuk kufizohen me kaq. Përveç një apartamenti në ish bllokun e Tiranës ku jeton, ajo ka në pronësi edhe një vilë në zonën turistike të Razmës në Mbishkodër, një apartament në Shengjin të Lezhës dhe një sipërfaqe toke me pozicionet ushtarake në fshatin Melgushë të Shkodrës. Znj. Topalli ka krijuar prona edhe në bashkëpunim. Bëhet fjalë për universitetin privat “Gjon Buzuku”, i cili përflitet në Shkodër se e ka vitin e 4-t akademik, por nuk zhvillon asnjë orë mësimi. Ky rast duhet hetuar, se përbën një skandal flagrant për shkollën e lartë të falsitetit dhe informalitetit të arsimit të lartë në Shqipëri. Pronare e këtij universiteti ku znj. Topalli flitet se ka pjesën e saj të investimit dhe përfitimit, është e shoqja e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka – shkruajnë paditësit, ndërkohë që Prokuroria pritet të hetojë mbi këto akuza.
Padi te tjera do ta shoqerojne, por pa ardhur ne pushtet Edi Rama, qe vendit ti kthehet dinjiteti dhe drejtesia te jete e pa varur, nuk besoj qe Kosi me Uje do t’i beje ndonje ndjekje penale Zhelefines. Ajo e ka trashur zullumin shume e ka vepruar me shpenzimet turistike jashte shtetit me tabo nga 10-15 veter ” gjoja per Shqiperine dhe per njohjen e Kosoves “, sikur te ishte mbretereshe.
Duhet te shifen dosjet e tyre se gjysa e tyre jan denuar per vjedhje.
mark.uk per dosjet mire e ke ti te hapen krej te gjitha dhe te shohim se car larosh kemi mbajtur per plot 23 vjet ,po e keqja se agjenti i udb-se serbe i deportuar ne shqiperi sekretari i ppsh-se per plot 23 vjet sali rom berisha i ka djegur e fshire ato qe thua ti se po te jene e te hapen fillo nga serbi sali e mbaro tek ed paloka dalin te gjithe klyshe e pjelle komunistash kete e dine fare mire dhe ti mark uk ,shqiperia pas regjimit nuk ka pasur e nuk do kete kurre pol te djathte me ket palaco berish serbin jo per gje po jan gjith klysh komunistash or taj mark.uk zgjohu se je akoma ne letargji or taj…..
Kjo grua,nene dhe bije, fatkeqesisht shqiptare. Ka ne personalitetin e saj te kondenzuar te gjitha ligshtit kombetare dhe te palarat njerzore,Hajnin e ka profesion dhe detyre partie nga Rrumpalla, padroni i saj poltik e njerezor. Kjo dhe Padroni me familjet e tyere, me stafet politke, depitet e minsitra, jane leshura HJKE ne hanin e pronave dhe vlerave materiale e shpirterore shqiptare>Kete verpim e kane vendosaur per sa ishin ne pushtet ne sistem shteti e pushteti, Andaj, krimi, gnjeshtra dhe hajnia, ishin alfa dhe omega e qverisjes se tyre.Kjo Hajneshe primitive eshte emblema e se keqes dhe shemtise te demokracise shqiptare. vaft me rrumpallen ne te zi te djallit.Ndiqeni hajneshen Shkodrane e Shkodrane, Ju ka perfaqesuar keq, denojeni e mallkojeni shemtine.
bravo te qofte ja ke bere mire kesaj bushtre
..Jozefine,Jozefine ….! Ah , Jozefine , kush ka me ik per lesh tani ???????????
Ah moj Xhozi do te mbetesh pa lesh edhe poshte
Eshte turp .Gjuhe pa etike.I drejtohem z. Anila Basha si e lejon nje komunikim te tille,megjithe nuk pres shume nga ajo pas botimit te shkrimit per femijen e mbyllur nga pedofili.
Sa per z.TOPALLI te lajne gojen mire te ashtequajturit te perndjekur se spo dina mire kush jane.Te merren me miliarderet e tjere te cilet i njohim te gjithe.Z.Topalli ka sakrifikuar shume nga familja e saj dhe kerkoj te punonte per Shqiperi ,(mos te harrojne keto te “perndjekur se vetem ajo femer shkoi ne vlore ne 1997 dhe spat frike nga bandat ,kur ndoshta disa prej jush u fshehet ose vrapuat per te perfituar dicka nga plackitjet.)TE ME NDJEJNE ZOTERINJTE E VERTETE TE PERSEKUTUAR TE QYTETIT TE SHKODRES TE CILET ME DINJITETIN E TYRE DINE TE KUPTOJNE SE KUSH ESHTE E KEQJA E KETIJ VENDI
0 ermel po nuk te ha nje mortje ty e jozin tent mor shkerdhat .po nuk e njohim ne ate lavire kush esht .po ku ka me goj pise edhe pa edukat se josi jot .jozi vetm femer nuk esht .ajo esht nje shtrig e poshtr
artan:Po mire more burre nese je mashkull.Ta kishje marr nje me emer nga Ps te pakten Gramoz Rucin qe ishte sekretar I pare I komitetit te partis Tepelen.Minister I mbrendeshem PPSH
ore mark.uk po shiko sa dardimen qe je , ti duke mu drejtuar mua.Po mire more burre nese je mashkull,po pse ce ta mer mendia se jam grua putane si puna jote hajde mendje e zhubravisur hajde.. Po te te them me shqipen nuk i paske mire punet,mos humb kohen kot ne internet po permireso shqipen pastaj komento ose tregohu pak me i vemendshem,ndigjo ti o nuk don ta kuptosh komentin tim ose je i mbaruar fare une te thashe qe nuk ka spekter te djathte se ato qe sot ti i quan PD jan tere komunista qe fshihen pas sigles ,,,hajt shnet tani dhe permireso shqipen ….
Shume mire qe ka qytatri kurajoze si ajo e Shkodres, qe ja ve kufirin tek thana politikes. Por ajo qe kam frik eshte fakti se jo vetem qe nuk do ndodhi gje por dhe vete Edi do thote qe qytetaret qe kane firmosur ne Padi, nuk jane te verteta. Kjo vlen per te marre si perfundim.
Te shprehurit me durim dhe pa urrejtje per poltikane qe patem fatin e keq kto 23 vjet te na perfaqsojne nuk ju heq pergjegjesite dhe zollumet e tyre por tregon se ato nuk kane merituar te perfaqsojne besimin e popullit te vet Se ata treguan se jane dhe kane qene cvatsit dhe mashtrusit e ktije vendi dhe ktu nuk hyn vetem Jozi por dhe tosi e shum te tjre besoj se kthesa e shum pritur dote filloje me qeverisjen e Edi Rames
Gjithë këto shkelje ligjore dhe abuzime për shkak të detyrës, sigurisht që duhet të verifikohen dhe të ndiqen penalisht nga drejtësia. Kjo vlen jo vetëm për Kryeparlamentaren por për të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët ligji i detyronte të deklaronin pasuritë me ardhjen në detyrë dhe më pas çdo vit, sipas shortit nga KL. i deklarimit të pasurisë.
Me sa pamë sot në media, disa dosje e deklarata të zyrtarëve të lartë sikur qenkan “Zhdukur”. Nuk e dimë në se ministri i ri i Drejtësisë, Nasip Naçi, meqë ka qenë dhe zv./kryeparlamentar kur ka qenë kryeparlamentare Jozefina, a do ta bëjë punën siç duhet? A do të jenë të vendosur të luftojnë korrupsionin në çdo nivel, pavarësisht personave të përfolur apo akuzuar për abuzime me detyrën? Sepse mesa kemi parë këto vite, zyrtarët e lartë Detyrën e kanë konsideruar si Privilegj personal dhe jo si Detyrim dhe Përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe vendit. Shpresojmë tek Ministria e Drejtësisë, sepse ne qytetarët mendojmë se korrupsioni meriton dënim shembullor që askush më, të mos guxojë të përvetsojë paratë e popullit apo të veprojë me pushtetin si me pronën e tij.
Sa për nepotizmin, e kemi marrë një premtim nga z. Rama, që qeveria e re do të ketë në themel meritokracinë dhe jo nepotizmin. Shpresojmë më të mirën për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë.
artan:Une kur te kam then nese je mashkull,kam pas mendimin se njerzit fusin gjithfar emrash.Po ja ku po ja themi se vertet mashkull qenke po burre as nuk je as nuk do behesh.Sepse burri nuk fyen.Besoj se tash e ke kuptuar se ma shqip nuk kam si me ta then.
respekte mark.uk po un nuk kom pse fshihem pas emrave enigme ska kuptim apo jo kete besoj e di shume mire edhe ti,nuk mund ti drejtohesh tjetrit ne at menyre qe perdore ti pak me i vetedijshem here tjeter ketu behet fjale per gjera serioze se kon plot 23 vjet qe na hiqen si pilla some te djathte keta spiuna komuniste te pa skrupullt …
Zonja Kryetare e gjithe Shkodra a
O Mark .uk :nuk ta ka fajin artani por drejtusit e asaj partie qe ti mer ne mbrojte te cilet meritojn ndjekje penale nga i pari deri tek i fundit – PER KRIME NDAJ POPULLIT SHQIPTAR .
Atje tek Guri me vere…nje nga nje …do shkojne. TE TERE..!
drejtesia vonon po nuk haron e dashur zhelefine
o mocalor sa drit shkurter qe je zotrote nderoje ate dreq “nick”_u qe perdor se u bere gazi i botes sepse ti 6 muaj viti jeton ne mocal dhe kte e ke dhurat nga jozefina zonja e shkodres
artan: Ju flm per repliken dhe per kulturen qe ke treguar.Dua te pyes dicka te partia socialiste a ka ngelur kurrnje komuniste a spiun.Per 8 vjet qeverisja te saj cfar pershtypjesh keni per te majten.
me vjen keq per komentuesit qe grinden ndermjet tyre se ne kemi 70 vjet komunizem e nuk e di sa do vazhdoj perse su hapen dosjet perse su vendos ligji si ne ceki asnje komunist per 10 vjet ska te drejte te marre pjese ne politike mjafton te shikoni edhe sot nuk ka nje rruge te kete emrin e nje te persekutuari inagurohet rruga gramoz pashko biri i dy xhelateve dhe tani asgje si ndodh jozefines se e mbrojn bijte e ish oficereve te m.p.b.qe PD E PS eshte plote