Paga e trembëdhjetë, minatorët e Bulqizës: Protesta nëse nuk na jepet

anazapta

Minatorët e Bulqizës paralajmërojnë për nisjen e protestave nëse nuk do t’u paguhet paga e trembëdhjetë. Ata deklarojnë se nesër do të bllokojnë pusin e ACR-së dhe nuk do të lejojnë nxjerrjen e kromit.

Disa ditë më parë, minatorët kanë firmosur me ACR-në një marrëveshje sipas të cilës në datë 28 dhjetor do të merrnin pagën e trembëdhjetë.

700 minatorët e Bulqizës thanë se janë në pritje të përgjigjes së kompanisë ACR deri nesër. Në rast se nga ana e ACR-së nuk ka reagim, atëherë do të rinisin protestat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *