Paga minimale në Shqipëri, diferencë e thellë me nivelin e BE

anazapta

Pagat minimale në Shqipëri kanë diferenca të jashtëzakonshme me pagat e së njëjtës kategori në BE. Sipas të dhënave të fundit të Eurostatit, përsa u përket pagave minimale, Shqipëria qëndron afërsisht në nivelin e Bullgarisë, e cila e ka këtë pagë 22.1 mijë lekë, ndërkohë që ne e kemi 22 mijë lekë. Më pas vjen Rumania, me një nivel page minimale 24.8 mijë lekë, kurse pas saj Letonia, me 40 mijë lekë.

Në kategorinë e parë të vendeve me paga minimale të ulëta janë 11 shtete, dhe në këtë grup mbyllja është me një pagë minimale 400 euro.

Diferenca bëhet akoma më e thellë me vendet e klasifikuara në në grupin e dytë. E para që nis këtë grup është Portugalia, me një pagë minimale prej 566 eurosh dhe e fundit është Sllovenia, me një pagë minimale 784 euro. Grupi i tretë është edhe ai me pagat minimale më të larta, ku rekordin e mban Luksemburgu, me 1874 euro, ndërkohë që vende të tjera të kësaj kategorie janë Belgjika, me 1502 euro dhe Franca me 1430 euro.

 

Share This Article
2 Comments
  • Doni gjerat si Europa.Pallogarisni nje her 500 vjet turqin neper kemb,bile vazhdojm ta kemi.Si dhe 50vjet komunizem.Ne se duam Europen duhet te jemi si ata.Jo te themi duam te jemi siata e mendjen ta kemi ne Azi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *