Pagarusha dhe Shkodra!

J L

Nga Bedri Islami

 

Mbrëmja që rend drejt qiellit e lë Kosovën sot pa një mit.

Trëndafilat e këngëve të saj na mbetën në duar si plagë.

Tani ajo do të ikë qiejve, pa harruar se kënga e saj mund të ishte çati e botës sonë.

Muzgu i fundit i saj në këtë botë që e deshi si pak kush dhe i fali shkrepëtimat e ëndrrave!

Kam shkruar për këngën e saj kur isha student në vitin e parë, por e kam takuar vetëm pas luftës.

Ato ditë fundqershori 1999 rrinim , së bashku me Shaban Shalën e Negrovcit, në shtëpinë e porsanisur të Ramadan Avdiut, në Prishtinë.

-A vemi tek Pagarusha? – e pyeta mikun tim.

Dhe shkuam. Një zonjë e rëndë, sikur kishte ardhur në të rënduarën botën tonë nga mitet, magjike, duke gjetur prehje në dhimbjen e saj, dukej si bijë e hënës. Pa moshë. “Bareshë” apo një perëndeshë ilire e ringritur?

Nuk qëndruam gjatë. Ose, më saktë, qëndrimi na është dukur i shkurtër. Sa pak kemi shkruar për të: pafundësisht pak.

Kur po ndaheshim , më pyeti për miqtë e saj në qytetin tim të lindjes, Shkodrën.

Pastaj shtoi: “Shkodra të këndell të bësh art. Karafilat e saj, medet, sa të bukur janë”.

A do i dërgojë dikush nga Shkodra një tufë karafilash “bareshës” që mrekulloi gjithçka?

Tani që nuk është më e dimë se dashuria jonë nuk e sjell më në këtë jetë.

***

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
10 Comments
  • Ngushellime familjes!…….Ngushellime Kosove!……
    Ngushellime shqiptari!
    “Bilbili” me i bukur me zerin me te kulluar te kombit shtegetoi.
    Lamtumire Nexhmie Pagarusha!
    Me shpirt e me zemer tere shqiptaria do te jete ne percjelljen e saj.

  • Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë.

    Per nji kangetare te pa perseritshme nuk merr kush zahmet te rikopjoje llafollogjit e nji drejtor kinemaje si Bedri Islamit.
    Ajo ishte e jashtezakonshme si ne foni,vokal ashtu dhe ne interpretim.Nuk gjene nji kange qe te mos e kete kenduar me zemren dhe shpirtin saj madheshtore,gjithemon e buzeqeshur dhe e gezuar ne cdo kange para publikut qe e deshi dhe e deshten dhe sote ne perjetesi.

  • Të jet dheu leht moj “baresha,,! Takohu me Vaçen dhe i pështyni që atje lart ata që çuan në këtë mizerje muzikën kombêtare shqipëtare.
    Ngushëllime familjes dhe mbarëshqipëtarëve!. Përsa tjetër ,dy komente për madhërin Pagarusha dhe dyzina për brekët e Vejsiut në Sanremo.

  • s’mund të mungonte shoku Bedri dhe ksaj here me hartimin e tij…
    “sa pak kemi shkruar për të sa pak…”
    po si do shkruaje për të, kur e kalove gjithë jetën duke i bër elozhe partisë dhe idiotësisë
    si do shkruanit për të, kur nënë, babë, ‘bareshë’, art muzikë, pikturë, roman, dashuri, Esenin, Solzhencin, Bordieu, Orwell, Weber, Durkhein, Palach, Havel, Arbnori, Rreshpja….kishit partinë…
    dhe sidomos ti, si do shkruaje për të …e ke lexuar “Les chiens de garde” Paul Nizan?? lexoje, dhe direkt pas tij lexo Les nouveaux chiens de garde -Serge Halimi, dhe do kuptosh pse (ti) shkruani pak për artin, kulturën…

    nuk shpreh ngushëllimet për Pagarushën, sepse nuk kanë vdekje Njerëz të tillë…ngaqë kemi njerëz të tillë, kujtohemi dhe nga vijmë, dimë që (ndoshta) kemi atdhe …

    • edhe ne raste funebre del ky” blak svani nga kazani”
      ( B.S)dhe tregon cfare lloj hajvani eshte
      .
      eshte kod zakonor qe ne ditet qe ndrron jete nje person edhe hasmi nuk guxon te flase per probleme qe kane lidhje me hakmarrjen..inatet merite etj..
      ,
      sipas ketij B.S edhe Pagarusha qe i kendonte Titos ose Vacja Enverit .paskan qene si Bedriu qe i bente elozhe partise
      .
      Or BLACK SWAN mos u bej hajvan
      .
      Ne kohen e Enverit kane qene dy lloj grupesh qe pas 1992-it u kthyen ne kanibale ndaj tij…ata qe i lepnin urine Xhaxhit si puna e Saliut apo Tritan Shehut..ku dhe Bedriu futet ne kete grup por me i moderuar.
      .
      Ne grupin e dyte futen ata qe per 45 vjet i shpetonte “cici” dhe tani ngelen me bibilush ne dore se depozita e urines nuk ju ka mbaruar..
      .
      Kam mendimin se ti B.S i takon te dyja grupeve qe i lepive “cicin” xhaxhit dhe andej nga vitet 70-80 ta futi si dhe Fatos Lubonjat qe jane kthyer ne djaj televizive

      .
      Ky koment te drejtohet ty monstra e kenetes SWAN qe ne raste mortore duhet ta mbyllesh qenefin
      .
      R.I.P PAGARUSHA

  • LALA dhe DASHAMIRES, komente te sakte dhe te qarta, me vlere si qendron e verteta.
    Shpirti NEXHMIJE PAGARUSHES te pushoje ne paqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *