Pagarushës iu kërkua t’i ndërtohej një statujë, por ajo me lot në sy pat një kërkesë tjetër

Saimir Lleshi

Këngëtares së madhe Nexhmije Pagarushës iu kërkuar që t’i ngrihet një shtatore, por ajo e refuzoi kërkesë, duke paraqitur një kërkesë tjetër. Rastin e paraqet një këngëtar i ri, Labinot Tahiri, i cili ka rrëfyer se çfarë i kishte kërkuar zonja e madhe e skenës Pagarusha.

Postimi i Labinot Tahirit:

”Shkolla e Ardhshme për të ‘VERBËRIT’!
Duhet mund dhe përkrahje!

Ne mundemi ta bëjmë!
Dëshira e të madhes Nexhmie Pagarusha!

Ishte kënaqësi, të i’a dëgjoj hallet e të madhes Nexhmie Pagarusha!
Ishin halle të njëjta me ato se çfarë i ka ky popull! Normalisht sa është dasht të bëhet për Artisten tonë nuk është bërë akoma!
Ia lexova shkrimin tim, shkrim të cilin kërkova që t’ia ndërtoj një Statujë në Prishtinê, me tha të lej atë ide! Kishte diçka më të dobishme se sa statuja e saj!
E kërkoi me lotë në sy atë që do Nexhmia Pagarusha!

Ajo u falënderua shumë sepse i thash do ta ndërtojmë sebashku qytetarët normalisht me ndihmën e institucioneve!

Kërkesa e Artistes së popullit ishte:
Të hapim një Shkollë për nxënësit e Verbër mu në mes të Prishtinës. Aty ta gjejnë veten të gjithë nxënësit e verbër, të cilët sipas saj janë lënë pas dore!

Se a do mundemi ta realizojmë këtë, do e provojmë shumë shpejt, të paktën sa është e gjallë të realizojmë atë kërkesë sepse fëmijët dhe nxënësit e verbër janë të njëjtë me fëmijët tanë të cilën nuk janë të verbër!”

Labinot Tahiri!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *