“Pagat do bëhen publike një herë në vit”, Rama: Në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do pyesim shqiptarët

J L

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do të pyeten qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit pagat të bëhen publike.

“Duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar t’i pyesim qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”, tha Rama.

“Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësiarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë.

Mendojmë se është e udhës t’i pyesim shqiptarët mos vallë është më mirë që njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike. Vendet që e bëjnë këtë disa vende, dhe thonë se kjo ka efektin më të madh vetërregullues brenda përbrenda sistemit, ne mendojmë se kjo është shumë e vërtetë se e shohim se impakti i kësaj ngjarje dhe punës së bërë pas kësaj ngjarje.

Ideja se pagat mund të bëhën publike çdo vit, njëherë në vit është një ide që nuk mendoj se duhet ta aplikojmë me të thënë e me të bërë, por ia vlen të konsultohet opinioni publik”, tha Rama.

Kryeministri nxorri edhe rezultatet e luftës anti-informalitet pas publikimit të pagave online të të gjithë të punësuarve.

Sipas tij 25% e bizneseve, duke deklaruar pagat e rregullta, kaluan punonjësit nga pagat e ulëta në pagat mesatare.

“Ju të gjithë e keni parasysh çfarë efekti pati dalja e pagave në publik që përveç anës së saj negative, kishte edhe një anë jo të vogël pozitive, sepse u gijthë opinioni u ballafaqua me një realitet që ishte pasqyrë e një deformimi të madh për të cilin jemi të vetëdijshëm. Sikundër e bëmë me vetëdije ngritëm njësinë kundër informalitetit për të zhvilluar një process kontrolli të detajuar dhe për të na dhënë një analizë të të gjithë situatës”, tha Rama.

“Pagat që u bënë publike nuk janë pasqyra reale dhe vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset, por edhe si rezultat i një shtyse të fortë që u munduam ti japim biznesit, kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Kemi mbi 25% të punësuarve në Shqipëri që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë të gjithë. Ndërkohe perceptimi negative mbi ekonominë dhe mbi biznesin vetë për shkak të këtyre deformimeve ishte present shumë më tepër se sa duhej”, tha ai.

j.l./ dita

Share This Article
16 Comments
  • RAMA TE BEJE PUBLIKE TE ARDHURAT E FITIMET E PA NDERSHME, ATO QE VARFEROJNE POPULLIN, QE NDOTIN FIGUREN E SHQIPERISE NE BOTE PER KORRUPSIONIN !!!!!

    • fillimisht nuk do te ishte keq te dinim sesa merrni si i merrni nga kush paguheni ne sa borde jeni ju zoti km bashke me te gjithe shpuren e ministrave dhe misntreshave kukulla te qeverise suaj pastaj keni te drejte te kerkoni te ardhurat dhe burimin e tyre te shqiptareve.

  • Hallakateni kot! Doni të krijoni forma alashqiptarëshe, në një kohë që bota ka avancuar në këtë drejtim. Kopjoni sistemin amerikan, që në janar të çdo viti, punëdhënësi i dërgon punëmarrësit formularin e pagesave dhe taksave për vitin e kaluar. Po kështu veprojnë edhe bankat. Këto dokumenta i dërgohen qëndrës së taksave, bashkë me formularët e plotësuar nga individët, që ka afat deri në 15 prill. Kështu që paga nuk bëhet publike, sikurse doni t’a bëni ju, por qëndra kontrollon çdo mashtrim. Pra, shkurt është çështje organizative dhe jo sinqeriteti për t’a ekspozuar. Mos ecni në rrugë të « pashkelura » në sistemin Kapitalist, sepse është naivitet.

  • Ndonje “Keshillim” me qytetaret d.m.th. per sa i perket se sa ja dalin jeteses me ato paga mujore a do kete o Shtatmarrezia e Juaj Rama?

  • Problemi kryesor ne Shqiperi jane tregetaret e medhenj qe me ane te cmimeve katastrofike qe vendosin po i pine gjakun popullit .Peoblemi tjeter per popullin eshte mos kok carja e qeverise per te frenuar tregetaret hajdut me nje fjale problemi kryesor i Shqiptareve eshte qeveria dhe matrapazet keta te dy probleme po ja veshtiresojne jeten popullit .Ptu ptu race muti qe nuk keni te ngopur duke bere pushlliqe ne popull mos votoni me asnje hajdut si te majte ashtu edhe te djathte.

  • Z .Krye mafjoz futu ne sistemin e pensioneve dhe shiko cfare pensionesh marin pensionistet aty do shikosh pensione 50 mije lek ne muaj 70 mije lek ne muaj 100 mije lek ne muaj nuk e kuptoj si te ze gjumi naten duke patur nje pjese te konsiderushme pesionistesh qe me pensionin qe i jep zotrote nuk blejne dot ilacet po per te ngrene cfare do hane keta njerez ja ke bere pyetje vetes me sa kuptoj une nuk do tja dish se si jetojne kjo pjese e popullit SHQIPTAR. Me keto cmime qe jane sot neper dyqane edhe nje milion ne muaj jane pak per te jetuar zoti Smandjen per popullin. Ti nuk duhet te quesh kryeminister por te quesh z.Smandjen.

  • Qenka krijuar e ashtuquajtura “Njesia anti informalitet” dhe kjo drejtuesja e tij na flet per disa konstatime qe paska gjetur nga kontrollet e ushtruara duke cituar sidomos,qe bizneset nuk paskan shenuar “SHTESAT MBI PAGE te punonjesve te tyre etj!
    Ha ha hya ha haaaaa!
    Na shkrive mos zonja anti informalitet,qe nuk merresh me rreth 50% te bizneseve qe jane informale,por merresh me cironkat qe paskeni gjetur neper bizneset formale!

  • Po mire e ke publike dhe ne burg kush ka mashtruar. Mire ke bere dhe ti se para 11vjetesh para se te vije ne pushtet pak sapo ishe martuar deklarove ne tv publik se kishe vetem 3000euro kursime te nis nga ty te japesh shembull se sa i ke kursimet dhe shpenzimet tani pas 11vjetesh dhe cfar pasurish ke.

  • Dmth meqe Ethemet plotesojne formularet e tu te cilat po ti vete i numeron, te lind e drejta te besh si te duash?

  • Z.kryeminister,mos vazhdoni te beni propagande,se gjoja po luftoni informalitetin duke na permendur cironkat qe paskeni gjetur,por keni harruar peshkaqenet!
    Ne qershor te 2019,Banka Boterore ,ne raportin e saj vjetor per Shqiperine saktesonte se “Gati GJYSMA E BIZNESEVE JANE INFORMALE DHE 37% E TE PUNESUAREVE PUNOJNE NE TE ZEZE”!
    Ne 16 mars 2022,ne emisionit Te paekspozuarit,drejtuar nga Ylli Rakipi,zv.ministri i Financave,Besart Kadia iu pergjigj nje pyetje gazetares se pranishme se “Ne mbledhim vetem 50% te taksave se ka informalitet”!
    Nje muaj pas shpalljes se raportit te BB per informalitetin ( ne korrik 2019),ju emeruat drejtore e Pergjitheshme te Tatimeve,pikerisht zonjen qe keni ne krahun e majte sot,detyra kryesore e te ciles duhet te ishte LUFTA KUNDER INFORMALITETIT GJIGAND!
    E pame kete ministre se sa qesharake e beri kete lufte duke mbyllur Taivanin per 24 ore se kishit gjetur nje kamarier qe nuk kishte dhene kuponin tatimor per kafen!
    Se cfare rezultatesh dha kjo Dalina Ibrahimaj kunder informalitetit,duket qarte se edhe sot,pas 3 vjeteve, 50% e bizneseve qenkan informale!!!
    Nuk e kuptoj se per cfare metite u ngrit ne detyre kjo zonje,kur nuk beri detyren tek tatimet,bile as tani nuk po e lufton informalitetin sepse as qe ia ka idene se cfare ndodh ne Shqiperi?

  • Z.kryeminister,mos vazhdoni te beni propagande,se gjoja po luftoni informalitetin duke na permendur cironkat qe paskeni gjetur,por keni harruar peshkaqenet!
    Ne qershor te 2019,Banka Boterore ,ne raportin e saj vjetor per Shqiperine saktesonte se “Gati GJYSMA E BIZNESEVE JANE INFORMALE DHE 37% E TE PUNESUAREVE PUNOJNE NE TE ZEZE”!
    Ne 16 mars 2022,ne emisionit Te paekspozuarit,drejtuar nga Ylli Rakipi,zv.ministri i Financave,Besart Kadia iu pergjigj nje pyetje gazetares se pranishme se “Ne mbledhim vetem 50% te taksave se ka informalitet”!
    Nje muaj pas shpalljes se raportit te BB per informalitetin ( ne korrik 2019),ju emeruat drejtore e Pergjitheshme te Tatimeve,pikerisht zonjen qe keni ne krahun e majte sot,detyra kryesore e te ciles duhet te ishte LUFTA KUNDER INFORMALITETIT GJIGAND!
    E pame kete ministre se sa qesharake e beri kete lufte duke mbyllur Taivanin per 24 ore se kishit gjetur nje kamarier qe nuk kishte dhene kuponin tatimor per kafen!
    Se cfare rezultatesh dha kjo Dalina Ibrahimaj kunder informalitetit,duket qarte se edhe sot,pas 3 vjeteve, 50% e bizneseve qenkan informale!!!
    Nuk e kuptoj se per cfare merite u ngrit ne detyre kjo zonje,kur nuk beri detyren tek tatimet,bile as tani nuk po e lufton informalitetin sepse as qe ia ka idene se cfare ndodh ne Shqiperi?

  • PSE NUK KENI DENONCUAR, pronaret,qe nuk u paguajne shtesat mbi page,na kujton kryeministri sot?

    Kjo eshte gjeja me e lehte per t’ia kerkuar nje njeriu qe ndodhet i pafuqishem para padrejtesive dhe mungeses se shtetit ligjor!
    -“Po ai qe me vodhi lopen,nuk paska faj fare?”-tha Luftar Paja ne skecin e famshem.
    -“Pse nuk bien kambanat?-e kercenoi Napoleoni i Frances priftin e fshatit kur po kalonte prane tij.
    -“Po nuk ka kembane, Madheri”-iu pergjigj prifti duke iu dridhur kembet.
    Te denoncosh sot ne Shqiperi eshte nje fjale e bukur,e deshiruar nga te gjithe qytetaret, por eshte njelloj sikur te kujtosh parajsen vetem ne enderr ,se eshte njelloj si ai fukarai ,qe ndonese “nuk e qasnin as tek porta, ai kerkonte te bijen e mbretit per grua”!
    Keshtu ndodh prej vitesh ne Shqiperi ,por sidomos ne vitet e “ARTA” te sundimit 9 vjecar te autokratit Rama,gjithcka e mbulon propaganda,mashtrimi,sofizmi , batutat e zgerdhirjet e kryeministrit!
    E mbani mend kur Rama tha ne fillim te sundimit te tij te pare, se “Une nuk e lexoj shtypin “?
    I shkreti,thane 1 milion votuesit e tij, ka pune biri yne!
    As leke per te prere kangjellat e kryeministrise nuk kishte lene Berisha ne ikje!
    Po takimin ne Berat me ca qytetare qe denoncuan Aluizni-n dhe te nesermen ky kryeminister pushoi nga puna te 16 punonjesit e tij,per zvarritje te qytetareve,a i mbani mend?
    Eh sa dite te arta ishin ato pas ketij takimi,kur te shkoje ne cdo zyre te pushtetit qendror e vendor te prisnin me buzeqeshje,krahe hapur dhe te sherbenin pa asnje nga ato zvarritjet e zakoneshme,qe ishim mesuar!
    Kam ndezur ne kishe nje qiri atehere per Ramen duke iu lutur zotit qe “”Zot na e ruaj kryeministrin nga Berisha”!
    Me pas kemi pare, qe,ndonese nuk po beheshin me pritje populli,se ankesat filluan te zvarriteshin e shume here as pergjigje te mos u jepej ankuesve ,sidomos nga bashkia e Tiranes,papritur na u mbush pamja para syve, ku ne cdo institucion qendror,vendor,ne cdo dege te postes,te njesive administrative,te UKT,te OSHEE,Avokati i Populli,KLSH etj,etj na doli tabela e bukur qe qeveria na njoftonte se ketej e tutje,jo vetem do na zgjidheshin ankesat,por kurre nuk do beheshin ndaj nesh shkelje ligjore nga zyrtaret e shtetit apo bashkive se tani e tutje kryeministri na kishte bere AKSIONERE ne pushtetin e tij duke na shpallur “BASHKEQEVERISES”!
    Te shkretet militante, qe neper shtepi dhe kafene,ne dasma dhe varrime vetem per “bashkeqeverisjen” flisnin!
    U harruan hallet,padrejtesite,ankesat e pa fund,se ketej e tutje qeveria nuk do bente asgje pa na pyetur ne ,bijte e SOVRANIT,pra ” bashkeverisesit”!
    Por pa u fashitur entusiazmi fillestar,kryeministri hodhi shashken e radhes ,se tani e tutje te gjitha ankesat do t’i drejtonin vetem tek portali kryeministror
    “Shqiperia qe duam!”
    Edhe kjo fjale e madhe dukej dhe te shkretet hallexhinj kujtuan fillimisht se, meqenese doli kjo forme e padegjuar,me siguri rrogtaret e vegjel do dridheshin e nuk do na zvarritnin me!
    Ha ha haaa,te shkretet njerez,qe kishin harruar se dardha e ka bishtin prapa!
    E provova vete ne kurriz per 3 vjet,kur bera ankesen ne UKT se po me grabiste me taksa te paligjeshme vendore,por askush nuk ma vari teneqene,te pakten te thonin se ,ja si thote ligji etj!
    Shkova ne bashki,me shenuan ankesen dhe kaq!
    I dergova mesazh kryebashkiakut Veliaj,as sot nuk me eshte pergjigjur se ishte i zene me mbjelljen e pemeve tek liqeni etj!
    U ankova tek Avokati i popullit,por juristet e tij me thane se ankesen time do t’ia dergonin UKT per ta zgjidhur!
    Pra po i thonin ujkut te pranonte ne se kishte ngrene qingjin apo jo!
    Iu drejtova FIKS-it dhe STOP-it,por nuk ma varen fare!
    I shkruajta kryeministrit,por drejtoria perkatese atje m’u pergjigj se “Ia kemi deleguar UKT per ta zgjidhur ankesen tuaj”!
    I dergova disa email kryeministrit,por ne fund mezi m’u pergjigj se “UKT nuk varet nga qeveria!”
    Uaaaaa,po qytetaret qe vidhen nga pushteti i zgjedhur dhe i varur nga AI ,kush do t’i mbroje?
    Provova karten e fundit,qe me kishte mbetur ne dore nga ky shtet,i degova email kryetarit te KLSH,zotit Bujar Leskaj,i cili ,per habine time me mori menjehere vete ne telefon dhe pas disa ditesh specialistet e caktuar,prej tij formuluan shkresen qe i jepte te drejte ankeses time!
    Por, jo vetem kryebashkiaku Veliaj,por as UKT nuk e perfilli shkresen e KLSH dhe vazhduan te me dergojne ne faturat e ujit taksat e paligjeshme!
    Rruge zgjidhja ishte nje:
    Ose te hapja gjyq,qe perfundonte pas 10 vjetesh,ose te shisja shtepine e te ikja jashte shtetit!
    Vendosa per te dyten:Shita shtepine!
    Dhe Rama habitet se pse ikin shqiptaret!
    Pasi provova mbi kurriz per 3 vjet se si funksiononte shteti ne sundimin e Rames, dola ne konkluzionin se “Bashkeqeverisja me qytetaret eshte nje MASHTRIM i MADH”!
    Dhe kete konstatimin tim cuditerisht e pranoi zyrtarisht edhe vete Rama,ne takim javor me koordinatoret e “bashkeqeverisjes” me 21.11.2018,se
    “Ne fakt, Platforma (bashkeqeverisja) eshte nje inovacion qe ve teknologjine ne dispozicion te cdo individi dhe transformon nje here e pergjithmone zyrat e ashtuquajtura te marredhenieve me publikun neper institucione, duke krijuar nje nivel te ri pergjegjshmerie te shtetit dhe nje nivel komplet te ri marrje pergjegjesie te institucionit. Deri dje nese do merrnim perseri shembullin e zonjes Drizi, zonja do ishte pre e ecejakeve ne te ashtuquajtura zyra te maredhenieve me publikun, do shkruante letra qe nuk do i lexonte askush. Ne rastin qe do shkruante edhe ne kryeministri, do te merrte pergjigjen “drejtohuni tek institucioni perkates”, qe perseri nuk do pergjigjej dhe faktikisht sot do ishte pa pune”!
    Me shqip se kaq nuk mund ta sqaronte askush demin qe ka shkaktuar e famshmja “bashkeqeverisje” shtetit ligjor,demokracise dhe rrenimit te administrates se sa krijuesi i saj!
    Dhe mashtrimi qe i eshte bere opinionin brenda dhe sidomos jashte vendit,sidomos atyre qe nuk e kane provuar arrogancen dhe grabitjen nga ky lloj pusht-pushteti aktual, ngushellohen se,
    – “Rama ka punuar aq mire sa asnje tjeter para tij”!
    -Se,po iku Rama do vije Basha”!
    -Se ne PS nuk ka njeri me te mire se Rama”! etj!
    Dhe fakti me i sakte dhe zyrtar i realitetit se cfare i ka shkaktuar sajimi i kesaj fantazme te ashtuquajtur “bashkeqeverisje me qytetaret” eshte se deri me sot ne kete platforme nuk eshte denoncuar asnje akt korruptiv i zyrtareve te larte,pervec ca ankesave te thjeshta,qe ne diktaturen komuniste i zgjidhte zgjidhje Keshilli i lagjes!
    Dhe per ta faktuar me konkretisht kete qe them,vjen ne ndihme raporti i Bankes Boterore i vitit te kaluar,qe shpalli se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informale,ndersa 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!!!!
    Shifra keto alarmuese ,qe vertetojne mungesen totale te shtetit ligjor,rrenimin e administrates qendrore dhe vendore dhe mbi te gjitha VDEKJEN E DEMOKRACISE!
    Pyetja e shtruar me siper se,”Pse nuk ke denoncuar?” nuk ka efekt,se ne Shqiperi “Nuk ke ku te denoncosh”!
    Se tani Rama mbylli jo vetem dyert e zyrave,por edhe sportelet,qe ne te mos kemi te bejme me rrogtaret e tij te korruptuar!
    Bravo kryeminister,se e ke gjetur diagnozen,se edhe Nastradin efendiu i mesjetes do ta kishte zgjidhur ndryshe!
    Ata mijra te punesuar ne te zeze,qe me siguri nuk u eshte dhene paga e plote,se punojne pa kontrata pune,qe nuk u jane paguar kontribute per sigurimet shoqerore dhe shendetesore,pra qe nuk ju njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe as perfitojne sherbime shendetesore falas etj,
    -A NUK KANE DASHUR E NUK DUAN TE DENONCOJNE DHUNUESIT E TYRE?
    Po pse nuk e kane bere akoma ,bile edhe tani qe mbeten pa buke meqenese u beri thirrje edhe kryeministri?
    Nuk e bejne,se eshte ky shtet qe i ka lene mijra biznese qe te punojne informale,qe te punesojne ne te zeze,pra nuk ka njeri besim tek nje shtet,qe ka mbyllur syte para grabitjes kolosale qe i eshte bere dhe i behet miliardave te arkes se shtetit!
    Se nje denoncim te vetem e shtypin e jo me t’i japin te drejte!
    Prandaj ikin shqiptaret!
    Dhe Europa gabon kur deklaron se ne Shqiperi ka suksese dhe jane plotesuar te gjitha kushtet per te hapur negociatat!
    Me siguri keta europianet nuk e dine se ketu nuk ekziston shteti ligjor,pluralizmi eshte bere nje flamur i rreckosur,se eshte rrenuar administrata qendrore e vendore,qe nuk zbatojne ligjet,por urdherat e “maliqit”,se eshte rrenuar demokracia,aq sa SINDIKATAT nuk funksionojne se shteti i ka “blere” kreret e tyre deri ne ate shkalle skandaloze sa te behet sekser i tyre duke u grumbulluar leket e kuotave te tyre ne list-pagesat shteterore e vendore te shtetit e bashkive dhe t’ua jape krereve,bile edhe pa e ditur kete gje as vete punonjesit!!
    A nuk u bejne pershtypje nderkombetareve se ketu prej vitesh nuk behen greva e protesta nga sindikatat,por vetem nga opozitat?
    Te ishte gjalle Migjeni i madh do fliste ndryshe,por sot nuk ka lindur akoma nje Migjen tjeter!

  • Pagat thote Rama do behen publike nje here ne vit(dmth qe e ka vendosur) pastaj thote do konsultohemi me popullin nepermjet keshillimit kombetar ! Per mendimin tim eshte njelloj si me ballkanin e hapur qe e firmosen pastaj pyeti “popullin”.

  • mor zotëri,nëse nejriu mund të të quajë të tillë,si ka mundësi që të thuash një gomarllëk të tillë”njëherë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”??
    publike bëhet paga e politikanit dhe jo paga e një personi privat!!
    ka një kontroll që bën shteti çdo vit!
    TAKSAT!!
    me deklarimin e taksave kontrollohet dhe rroga e çdo individi!!
    nëse individi mashtron me rrogën!?
    fare e thjeshtë dënohet me gjobë ose penalisht nëse mashtrimi është i madh dhe i vazhdueshëm!!
    ti o derdimen ke futur informatikën në “çdo vënd”përse nuk e fut dhe në kontrollin e pagave??
    është fare e thjeshtë:
    punëdhënësi deklaron se ka paguar puntorin për një shifër të caktuar,kur paguan taksat e tij
    punëmarrësi deklaron një shifër të kur deklaron të ardhurat vjetore!
    nëse këto të dyja nuk përputhen!?
    dënohet ai që ka mashtruar!!
    përse duhet ta di unë sa e ka rrogën komshiu tim,pastrues halesh a drejtor banke??e këtyre të dyve përse ju hyn në punë se sa e kam rrogën unë??
    shteti për administratën ka rregullat e veta!ai ka, për një nivel të caktuar të punonjësit të administratës,një rrogë minimale dhe një maksimale!
    pra në fillim punonjësi i administratës fillon me një rrogë minimale e cila shtohet me kalimin e viteve deri sa arrin në një nivel maksimal,që nuk ndryshon më!!
    në vënde europiane unë,gjithkush mund të hyjë në internet në faqet qeveritare dhe të shikojë se sa e ka rrogën një tip i caktuar i nënpunësit shtetror!pra të dijë rrogën e tij në një segmet të caktuar!!
    kjo iditësi populiste që ti thua,nuk ka asnjë vlerë përveçse ti bëjë rreklamë “antikorrupsionit”tënd,dhe të shfrytëzojë urrejtjen e urritur të atij që rron në minimumin e jetesës!në shumicën e rasteve për faj të bastardëve populistë si ti!!

  • Kontroll total plako, fut dhe pronat ti shohin te gjith, fut dhe orientimet seksuale, fetare, dhe arri beje nje oaz kete vend qe te gjith te vin e te jetoin ne kete parais qe po krijoni, harrova shyqyr qe do kemi dhe lirin e maries, fut dhe kirin e kokes se e ban populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *