Pagat e 2009-s, 15 deputetë të mazhorancës vijojnë betejën ligjore

redaktor

Edhe pse kanë kaluar rreth pesë vjet, deputetët e Partisë Socialiste vijojnë betejën e tyre për të marrë përfitimet si deputet për periudhën shtator 2009-maj2010. Janë rreth 15 deputetë të mazhorancës të cilët kanë depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit, kërkesë-padi në lidhje me disa përfitime financiare të pashlyera nga ana e Kuvendit.

Deputetët e PS bojkotuan Kuvendin që në seancën e parë shtator 2009. Në paditë e tyre deputetët pretendojnë se për disa muaj në harkun kohor shtator 2009-maj 2010, nuk kanë marrë përfitimet financiare, paga, dieta për udhëtime apo telefon, që u takojnë me ligj për shkak të “statusit të deputetit”.

Objekti i padive është “detyrimi i Kuvendit të Shqipërisë që të paguajë të gjitha përfitimet financiare që burojnë nga legjislacioni për ‘statusin e deputetit’ dhe që lidhen me ushtrimin e funksionit.

Pagat

Nëse Gjykata Administrative Apelit do të shprehet pozitivisht në favor të deputetëve, shpërblimi do të bazohet në vendimin e vjetër të Kuvendit, kohë që përputhet dhe me kërkesën e tyre.

Sipas vendimit të asaj kohe, të gjithë deputetët merrnin një pagë standarde prej 155 550 lekë në muaj (bruto), e cila pasi zhvishej nga detyrimet, siç janë Sigurimet Shoqërore, Sigurimet Suplementare dhe Tatimi mbi Të Ardhurat Personale, zbriste në 123 951 lekë në muaj.

Kjo ishte paga neto që kalonte në llogaritë e deputetëve. Në total, paga vjetore që përfitonte një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ishte 1 866 600 lekë.

Ndryshe nga deputetët, Kryetari Kuvendit, nënkryetarët dhe kryetarët e Grupeve Parlamentare kishin pagë të niveleve të ndryshme. Tre nënkryetarët kishin paga në nivelin e 186 150 lekëve në muaj. Kryetarët e Grupeve Parlamentare merrnin një pagë mujore prej 178 883 lekë.

Deputetët përfitonin dieta për shërbime të ndryshme. Ata që nuk jetonin në Tiranë për shembull përfitonin dieta për pjesëmarrje në Punimet e Seancave Plenare, Mbledhjet e Grupit Parlamentar, Komisionet Parlamentare, etj.

Shuma e dietave mujore varionin nga 37 332 lekë deri në 74 664 në muaj. Të gjithë deputetët përfitonin çdo muaj një kuotë të caktuar për shpenzimet e telefonit. Kuota ka qenë fikse, 17 000 lekë në muaj për secilin prej tyre, por ndryshonte për kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e komisioneve. Këta të fundit merrnin një trajtim prej 20 mijë lekë në muaj për shpenzime telefoni.

Në atë kohë, deputetët kishin edhe të drejtën për makina, e cila më pas u zëvendësua me një pagesë për shpenzimet e karburantit gjatë kryerjes së detyrave të tyre, siç është shkuarja në zonat elektorale, transporti vetjak, etj.

Masa e shpenzimeve për karburantin u vendos mbi parimin: paguhet më shumë ai që ka zonën elektorale më të largët.

Share This Article
6 Comments
  • ju u futet ne greve urie… gje qe eshte primitive pavaresisht se ai qe kishit perballe tek ballkoni eshte akoma me prehistorik. Kur vute ne kandar jeten!!!!!, si more merreni me rrogat!!! Nese i merrni beni mire t’ja jepni ndonje karitasi qe te mbahen hallexhinjte. Juve tregoni me shume dinjitet here tjeter sepse u futet ne greve urie pa komandant dhe kjo nuk deshmon integritet. Se greve urie eshte, gjithshka mund te ndodhe njelloj si nje maratone qe dikush me gjendje shendetesore te panjohur mund te pesoje deri goditje fatale. Aq me teper qe atehere dikush u fut ne greve edhe duke qene diabetik!!!! Po sikur te futi ai prehistoriku tani veglat e tij ne greve urie ne bulevard? Precedentin ua dhuruat ju…

  • Kriminelat, per pastrimin e vjedhjeve i duan.
    Don i madhi Zot e jua ben ilace e doza droge
    per ju e familjet tuaja.

  • Mjere Shqiperia dhe shqiptaret me keta meskiner. Kerkojne milionat se paskan bere namin, se pak po marrin dhe kane marre. Keta jane te gjithe njelloj, te gjithe per te xhvatur ç’te mundin, kur populli bene llogarite e bukes dhe te kripes. Politike lilipute dhe politikane lilipute pa asnje lloj perjashtimi, ne pozite dhe ne opozite, te vegjel apo te medhenj per nga numri i ushtareve, te majte, te djathte te qendres dhe kudo ku jane, qyfyrexhinj, marifetxhinj, sherrxhinj, genjeshtare dhe mashtrues, klase politike e kalbur.

  • Asnje LEK te mos u japin!
    Kerkesat e tyre jane PARASHKRUAR,pra duhet ta kishin kerkuar me gjyq brenda nje viti e jo me vone! Vete i kane bere ligjet keshtu dhe vete t’i paguajne IDIOTIZMAT!!!

  • *****…Asnje lek nuk duhet te merni,jeni klasa me e korruptuar si ka mudesi qe per 6 muaj Deputetet e P.D-se ,nuk vajten ne parlament por shetiten kafeneve dhe birrarive te Tiranes dhe parlamenti i pagoje, pak para merrni ju parazit te parlamentit te djathet dhe te majte!?..Merrni 15 fishin e pages mujore me te madhe se nje punonjes I zakonshem.Turp theni qafen dhe te mos tu u ndihet zeri se shkatrruat kete vende.Populli duhet tu sekuestroje pasurit qe keni vjedhur popullit dhe atdheut.S.Berishen ju nuk guxoni ta futni ne burg se ju a nxjerre te pa larat.Prandaj heshtni sa ti dale gjumi letargjik ketij populli ju vazhdoni te livadhisni si ne malle pa zot………………………………………………………………….

  • ……si ka mundesi qe ushtaraket u ndeshkuan nga katili S.Berisha dhe shume ushtarakve ne rezerve dhe pension te parakoheshem si hakmarrje per mos votimin kurre te S.Kriminelit ju mbajten debi marramendese nga rrogat e tyre nga pensionet dhe ( ju deputet qe kerkoni parat tuaja nuk e ngritet zerin ),nga pjesa e djerses ushtarakve dhe gjaku te tyre ne te kater anet e atdheut me kepuce veshur per 24 ore ne krye te detyres pjese e dramave ,vuajtjeve personale dhe familjare, kurse S.Berisha shetiste ne bllok te udheheqejes me kepuce mode i rrethuar me privilegje luksi dhe sot ne demokraci lundron ne luksin e parave dhe pasurive prrallore TE VJEDHURA nga pasuria e shqiptarve.,Nuk pyeti asnjeher qe ushtaraket te shkolluar Brenda dhe jashte vendit ,keta burra besnik ,te ndershem,te devotshem ,te skrifices i larguat nga puna dhe detyra ne kulmin e karjeres tyre ,i denigruat ekonomikisht dhe moralisht me nje pagese qesharake prej 100-180 mije lek vjetra sa per te mbajtur frymen gjalle,pastaj dhe i panalizuat me debi marramendese.Keta ushtarak i qendruan besnik dhe skrifikuan
    e tere jeten ne sherbim te atdheut tyre te dashur me disipline shpirte dhe perkushtim dhe ju 15 deputet te P.S-se ju nuk thate asnje here tu kthehen parate debi te gjithe ushtarakve te penalizuar nga ligji famkeq i Sali kriminelit,te mbajtura padrejtesisht nga pagat e tyre por te fituara nga gjykata kushtetuese dhe te mos zbatuara na shteti shqiptar i djeshem i S.B. dhe i sotmi i E.Rames me partner ne qeveri te L.S.I-se te ILIR METES………………………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *