Deklarimet e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë kanë nxjerrë në pah se shumica e familjarëve të këtyre të fundit janë “rehatuar” në institucione të ndryshme publike dhe private, prej nga sigurojnë të ardhura të majme.
Madje sipas formularëve të deklarimit të pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), familjarët e zyrtarëve shtetërorë marrin paga shumë më të larta sesa fitojnë këta të fundit nga postet politike. Në bazë të formularëve të deklarimit të pasurisë, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të vendit, Hashim Thaçi, fiton shumë më shumë se numri dy i Qeverisë së Kosovës, si ligjëruese në Kolegjin “Fama”.
Lumnije Thaçi ka pagë vjetore prej rreth 18 mijë Eurosh, ndërsa bashkëshorti i saj si kryediplomat paguhet rreth 14 .00 Euro në vit. Ndërsa, bashkëshortja e kryeministrit aktual, Isa Mustafa, nuk realizon fare të ardhura. Në bazë të formularëve, bashkëshorti i minitres Hykmete Bajrami del të realizojë më shumë të ardhura sesa gruaja e tij ministre.

Ligjeruese ne fama kjo? Let me laught per nivelin e mesimeve qe jep!
Bejlere dhe pashallare vasalë te sulltani, ky eshte shpirti i tyre fshatar.
po qfar ligjeruese kur nuk e ka as shkollen fillore ,tmerr
Edhe ne pazar shkoje me syza Gucci!
Kjo ‘profesore’ e ky i diplomuari nehistori Halla nuk e dine se qe shet plastique Jane te demshme?kot paskan qendruar ne svicer ku keto Jane te ndaluar tash e 25 vjet gati!