Rritja e pagave në ekonominë shqiptare besohet të jetë ngadalësuar në vlera minimale në tremujorin e fundit të vitit 2013. Duke u mbështetur në të dhënat nga vrojtimet e biznesit, Banka e Shqipërisë sinjalizon një frenim të rritjes së pagave në të gjithë sektorët ekonomikë. Duke pasur parasysh se në tremujorin e tretë, paga mesatare në ekonomi u rrit me vetëm 1.1për qind në terma realë, një ngadalësim i mëtejshëm do të përfaqësonte ulje pranë zeros të ritmit të rritjes së pagave. Sipas Bankës së Shqipërisë, dobësia ciklike e ekonomisë është reflektuar në shfrytëzimin e pjesshëm të kapaciteteve në tregjet e kapitalit dhe të punës. Për tremujorin e tretë prodhimi kombëtar madje u tkurr me 2.3 për qind, duke ulur kështu akoma më shumë stimujt për rritjen e pagave. Po të shtojmë këtu se rënia e prodhimit është shoqëruar me ruajtjen e shkallës së punësimit, kjo ka shkaktuar rënie të produktivitetit të punës dhe rritje të kostos së punës për njësi. Rritja e pagës mesatare me 1.1 për qind, në kushtet e rënies së prodhimit, e ka rritur treguesin e kostos së punës për njësi me rreth 10 për qind.
Ky vlerësim tregon se edhe rritje të lehta të pagës mesatare reale mund të përkthehen në rritje të konsiderueshme të kostove të punës për njësi, në kushtet e rënies së prodhimit dhe të produktivitetit. Ndaj dobësia ciklike e ekonomisë e bën të vështirë vazhdimësinë e rritjes së pagave. Nëse kësaj i shtojmë edhe edhe normën relativisht të lartë të papunësisë, presionet për rritjen e pagave në ekonomi janë mjaft të dobëta.
Po nuk u rritën pagat e pensionet përrallis sa te duash për “Rilindje”? Por jo në ate menyrë siç i rriste sali shpellari. Këtej deklaronte rritjen e tyre 4 përqind,ndersa nga ana tjeter i thoshte sahit gomar dollapit “futjua 6 përqind” rritjen e cmimit. Shpikje shpellarësh pa din e pa iman! Prandaj rilindja të ketë kujdes nga pordhe te tilla primitiviste dhe te mos meret me teza e tryeza,kur miletit i mungon “veza”! Pulat nuk i bejnë vezet pas tryezave rilindase por pas veprimeve praktike ne terren etj.etj! Minimumin jetik a do ta shpallni ndonjehere ju rilindasit sepse me duket se ketu “fle djalli”. Shkruani dhe ju te “dita”-s per minimumin jetik . Zgjojeni djallin dhe bjerini kokës! Ketu fillon beteja dhe duket sa te mban suma! Vërini autor këtij shkrimi.