Pagat, Vokshi: Gënjeshtrat e Ramës për mjekët e mësuesit

Bora Basholli

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në një dalje për median nga selia blu akuzoi kryeministrin Edi Rama se “i ka gënjyer dy herë radhazi që nga viti 2017-të mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash”

“Edi Rama mashtrues që nuk njeh asnjë kufi për pushtetin e tij mashtrime me mjekë e mësues për rritjen e pagave. Në fund të vitit 2017, 28 dhejtor 2017 deklaronte para mjekëve dhe mësuesve:

Rroga juaj do rritet cdo vit. Por as pagat e mjekëve, mësuesve dhe administratës nuk u rrit asnjë qindarkë. Njerëzit për të janë vetëm objekte elektorale, që ose duhen blerë ose duhen mashtruar. Më 17 tetorti 2018 tha se rrogat do rriten më 1 prill. Sot është 4 prill, mjëkë e mësues më cojën sms për mos mbajten e premtimeve nga Rama”, tha Vokshi.

Sipas saj një gjë e tillë ndodh sepse, “Në arkë nuk ka para. Muaji mars në Tatime dhe Dogana është mbyllur me minus. PD shpreh keqardhje për përdorimin e 35 mijë mësuesve nga Rama”.

 

b.b/dita

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • Po cfare kujton se je moj hajdute. Ti aktualisht nuk je asgje, e pse te ardhkan ty ankesat e shqiptareve per mos rritjen e pagave?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *