Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj.
Kështu, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE për t’i paguar me këste ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22.00.
OSHEE i bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin Postën, bankat dhe tani së fundmi edhe pikat e transfertave të parave, ose përmes celularit.
