Pagëzohen 20 rrugë me emrat e 20 grave të vrara nga burrat!

Amelda Amelda

Rrugët e kryeqytetit janë mbuluar me emra të grave të vrara nga burrat e familjeve të tyre!

Në shenjë sensibilizimi për dhunën ndaj grave, aktivistë të Kolektivit Feminist në Tiranë ndërmorën një aksion për gratë e vrara nga dhuna ‘patriarkale’ në Shqipëri.

20 prej emrave të rrugëve të Tiranës, iu ngjitën përsipër emrat e 20 viktimave që u vranë përgjatë vitit 2021.

“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri”, ka thënë Kolektivi Feminist.

Sipas Kolektivit Feminist vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike.

“Adresimi i tyre meriton vëmendje gjithëpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore”, thuhet në njoftim.

 

a.m/dita

Share This Article
10 Comments
  • Eshte fyerje qe emri i Tefta Tashko Kocos te rradhitet me kete motivacion lidhur me emrat e rrugeve.Nuk ma mer mendja qe qyteti i Korces do te jete dakort me motivacionin.

  • Kjo duket se është një lojë e tipit fashist. Duan të heqin emrat e grave, patriotëve, dëshmorëve dhe heronjëve të kombit tonë.

  • Çjanë këto gjëra!!! Kolektivi Feminist ndryshon emrin e rrugës Tefta Tashko Koço në një emër tjetër! Kjo është anarshi dhe duhet që ligji të veprojë me rreptësi! Të më pyes ndonjëri për një rrugë, unë nuk e di, sepse Erion Veliaj i ka ndryshuar dhe vendosur sipas një kriteri personal. Tani duhen edhe Kelektivat Feminist që t’i ndryshojnë sipas llogjikës së tyre! Ky veprim është ofendim për njerëzit e tjerë, të cilët duhet që të ndjekin hap pas hapi adresat që ndryshojnë! Këto veprime bëhen kur shteti nuk ekziston dhe secili bën sipas qejfit! Unë i quaj këta horra që mbulohen nga një veprim tjetër të turpëshëm të disa burrave që kanë vrarë gratë. Ka mënyra të tjera për të kujtuar viktamat, por jo në këtë mënyrë duke bërë një krim anarshie!

  • Problemi i trajtimit te femres eshte jetesore ne nje shoqeri te civilizuar.Kjo kerkon zbatim ligji.Sensibilizimi i shoqerise eshte i domosdoshem.Sa per perjetimin e emrave te rrugeve me emra te grave te vrara me duket ide e gabuar. Mos valle mbaruan emrat e femrave luftetare per emacipimin e femres?Mendoj se perjetesimi me emra te tille do te sillte me shume sensibilizim ne shoqerin tone maskiliste.

  • Komente me se te drejta.Kjo sipermria per emertimin e ketyre rrugeve me emra grash te zakoshme, eshte e gabuar .Rrespet per to,ne familet e tyre,po jo si veprohet deri geqie te emrabete Grave apo Burrave te shquar te Kombit tone,si psh.Ai e Tefta Tashko-Kocos.
    Dhimbia e Madhe Popull!.

  • Ky eshte nje populizem i ndyre,ne vazhdim te propagandes kriminale gebelsiane se gjoja ky pushgtet respoekton grate e vrara nga burrat!
    Ne cilin vbend te botes ndiqet kjo praktike?
    Po gra qe vriten nga burrat ka patur dhe do kete nder shekuj,por nuk mund te tregohet respekti ndaj tyre duke u vene ewmrat e rrugeve?
    Po femijet e vrare,vajzat e perdhunuara,po prostitutat e masdakruara,po prinderit e lene nga femijet qe kane vdekur ne vetmi etj a duhen vene emrat e tyre neper rruge?
    Cfare jane keto CMENDURI te urryera,nisma nga nje kryeminister AVENTURIER dhe nje kryebashkisak mashtrues dhe servil?
    Si qenka me me vlere per popullin shqiptar emertimi i rruges me emrin e nje gruaje te vrare nga burri,per arsye te ndryshme dhe FSHIHET EMRI I RRUGES SE BARRIKADAVE,KU JANE ZHVILLUAR LUFTIMET ME TE ASHPRA PER CLIRIMIN E TIRANES NGA PUSHTUESIT NAZISTE?
    Si nuk ka TURP Erion Veliaj kur vendos kurora tek monumenti i “Ushtarit te Panjohur”,kur ngjitur me kete monument eshte rruga e BARRIKADAVE ku eshte derdhur gjaku lume nga dhjetra partizane herokike?
    Po pse me shume kontribut per Tiranen paska dhene mjeku Shefqet Ndroqi,se sa gjaku i dhjetra partizaneve heroike te vrare ne lufte,qe lali Eri,ky kolaboracionist i ZI ua hoqi emrin rruges me te nderuar ne Tirane dhe Organizata e veteraneve dhe ajo e deshmoreve kane heshtur?

  • Po si more nje burre me femije e vret gruan pa faj?! A mos ja ka dale hapur rrugeve dhe tani dikush propozon qe emrin e dikujt qe mund te kete qene e tille t’ia veje rruges.

    Mendojeni pak me qete.

  • E kam respektuar Veliaj,si nje njeri energjik me vizion dhe trim,por ne emrat e rrugeve,me duket nje sjellje e gjitha prej karabushi.Duket qe dhe Veliaj ka nje dell tallavaje brenda vetes:
    Bota e zhvilluar,tregohet shume e kujdeseshme ne emertimin e rrugeve,vecanerisht me pagezimin e tyre me emra personash te shquar.por zakonisht perdor emra nga natyra,zogjesh,kafshesh apo muzikore.
    Kjo thjesht se historia e vendit,nuk mbaron sot,e ardhmja ,mund te linde personalitete shume me te shquar se e sotmja.

  • Poshtersi e madhe kjo qe behet: ku e dime se aty nuk ka pasur gra kurva qe kane tradhetuar familjen , femijet dhe shoqerine. Imoraliteti sa vjen e shtohet ne kete menyre. Poshtersi e madhe; po shkohet zyrtarish drejte shkaterrimit familjes ne emer te lirise (çthurjes) qe eshte celula e pare e shoqerise. “Se çfare do bej une me trupin tim, eshte puna ime!” Nje shprehje skandaloze per komunitetin . Shoqeria vendos rregulla, norma morale qe egziston. Kush nuk i do, te shkoje ne shkretetire apo pyje. Si te jete familja eshte shoqeria: shikoni realitetin sot sot: mua me duket se fajin me te madhe e kane femrat se burrat. Edhe plak 100 vjeç te jeshe , nuk ka se si te mos eksitohesh kur femra te nxier shalet, rrezen e kofshes apo gjijte si lope mallteze. E, pra, po provokove, do keshe dhe reagim; jeta keshtu eshte ndertuar. Turp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *