Itali – Ish-portieri i Interit dhe i Italisë, Gianluca Pagliuca, ka dalë në mbrojtje të portierit të Palermos, Samir Ujkani. 23-vjeçar, po kritikohet nga shtypi italian për paraqitjet e tij te Palermo, por Pagliuca i sheh këto akuza si aspak të drejta. Sipas tij, shqiptari është një portier shumë interesant. “I kam ndjekur me interes ndeshjet e Ujkanit dhe deri këtu ka treguar se Zotëron cilësi interesante. Unë parashikoj që Ujkani të kthehet në portë edhe pse Francesco Benussi luajti mirë kundër Catanias. Mendoj se rokada në kupë ishte e gabuar, pasi duhet të jetë e qartë se kush është portieri i para”, thotë Pagliuca.