Pagoi 300 mijë euro për Ferrari, pas një ore e shkatërroi në aksident (Foto)

Ornela

Një shofer nga Barnsley i Anglisë, ka bërë aksident dhe e ka shkatërruar plotesisht makinën Ferrari që kushton afro 300 mijë euro.

Për më keq, kjo ndodhi vetëm një orë pasi e kishte marrë nga salloni modelin 430 Scuderia, shkruan tg.

Raportohet se ai është rrotulluar dhe ka përfunduar 50 metra larg rrugës, ndërsa makina është përfshirë nga zjarri.

Shpejtësia e lartë, mungesa e aftësisë në manovrim dhe rruga e lagur kanë qenë faktorët kryesorë të këtij aksidenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *