Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, përmes një statusi në Facebook i është përgjigjur akuzave për pajisjen e përgjimit.
Ai tha se Partia Demokratike vazhdon të shpifë publikisht për përgjime imagjinare.
“Policia e Shtetit nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia as nuk ka bërë as nuk bën dhe as mund të bëjë përgjime, ligji e ndalon rreptësisht një gjë të tillë.
Po pyetja që kam është pse Partia Demokratike vazhdon përsëri, përditë, të shpifë publikisht për përgjime imagjinare dhe të akuzojë Policinë e Shtetit për një krim të tillë?
Përgjigja ime është e thjeshtë. Sepse Partia Demokratike nuk do që shqiptarët të shikojnë dhe dëgjojnë të vërtetat. Sepse Partia Demokratike nuk mundet t’i kundërvihet qeverise sonë dhe Ministrisë së Brendshme me nje vizion dhe një program të ndryshëm nga e shkuara e saj.
Sepse Partia Demokratike nuk ka as lidership dhe as skuadër, po është një grup i lidhur fort me të shkuarën që tërhiqet për hunde nga simboli i të shkuarës, Sali Berisha.
Policia e Shtetit ka ndryshuar rrënjësisht, rezultatet flasin vete. Por unë jam i pari që e di se sa shumë mbetet për të bërë.
Ndaj ata le te vazhdojne me avazin e vjeter, ne do te vazhdojme vendosmerisht perpara, ne rrugen e reformave e te progresit per Shqiperine e Gjenerates Tjeter”- shkruan Tahiri.

Z.Thano
Lexojeni ju te Dites kete shkrim se eshte per ju:
http://www.citynews.al/2016/05/saimir-tahiri-pergjoi-dy-ministra-veliajn-dhe-nje-botues/
Lerini slloganet dhe punoni per te sotmen se per gjeneraten tjeter ke bere cdo gje po godite krimin e korrupsionin sot,po sigurove rritje mireqenie.
Harimet lerja piktorit te muzeumeve dhe kriminelit te Vucidollit.