Pak erotizëm nga Grida rekomandohet nga… Doktori!

redaktor

Grida Duma, ylli në shkëlqim dhe njëkohësisht dhe në rënie të lirë tek PD-ja, ka nisur një video tek fansat e saj. Ajo flet si gjithmonë me kujdes, zgjedh fjalët dhe tregon dashurinë e pakufishme që fansat kanë për Gridën dhe Grida për ta. Tekstin e zbardhur nga video mund ta lexoni më poshtë:

“Të dashur miq!

Kjo është një mënyrë paksa më e ngrohtë për t’u përshëndetur dhe për t’ju thënë me zemër që ju jam mirënjohëse. Ju jam mirënjohëse për çdo fjalë të mirë, për çdo urim, për çdo mbështetje dhe mbi të gjitha për besimin.

Për besimin sepse në këtë vend ku jetojmë, ku jeta jonë e përditshme është e mbushur me energji negative, është e mbushur me zili, intriga, me të keqen që e presim shumë më thjeshtë se sa të mirën, është e vështirë të vazhdosh të besosh tek disa njerëz.

Herë-herë habitem që njerëzit me gjithë hallet dhe problemet e tyre arrijnë të ndjekin ndonjë gjë nga ajo që ne themi, nga ajo që ne përpiqemi të bëjmë. Ju siguroj që nuk kam asnjë reflektim ndaj asnjë sharje ekstreme, nuk kam asnjë vetëgjyqësi ndaj asnjë momenti negativ nëse duhet të bëjmë apo jo gjërat që mendojmë se janë më të mirat. Kam reflektim dhe përgjegjësi të madhe kur shoh që njerëz si ju më mbështesin sepse gjëja e fundit që do dua, në fund të kësaj rruge, është t’ju kem zhgënjyer”- e mbyll mesazhin e saj, e bukura e PD-së. Hë, po tani, a ju duket jeta më e bukur, çmimet më të lira… në fund të fundit, a keni më pak halle?! Se kjo të bën të harrosh gjithçka; thonë se rekomandohet edhe nga… Doktori!

https://www.youtube.com/watch?v=9y1qKl6mwH0

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *