Pak korrektesë na bën mirë të gjithëve

redaktor

Kanali televiziv TCH duke transmetuar dje pasdite reagimin e  Ministrisë së Drejtësisë për fillimin e procedurave të shkarkimit të gjyqtares Çekrezi, ua prezantoi shikuesve të vetë  një dokument të botuar që në mëngjes në DITA për lidhjen Gjoni-Çekrezi si “dokument të siguruar nga TCH”.

Na vjen mirë që dokumenti i botuar në DITA ngjall reagimin e institucioneve ashtu siç duhet të jetë në një vend normal. Por na vjen keq që kolegët e TCH tregohen kaq të vegjël. DITA ka dalë në treg që në agim të ditës, edicioni i lajmeve në TCH është i orëve të muzgut. Të pyetur nga DITA rreth përvetësimit të dokumentit drejtues të TCH pretenduan  se “dokumenti u është dërguar me email”.

Mënyra si është siguruar dokumenti në fjalë nga DITA është disi i veçantë për nga rrethanat. Këto të fundit përjashtojnë pretendimet për sigurim në rrugë të tjera veç marrjes nga faqja online e DITA-s ku ai qëndroi disa orë pa logo. Nuk duam të hyjmë në detaje sepse ato cënojnë burimin dhe etikën e botimit, por këtë herë po mjaftohemi me një apel: Pak korrektesë dhe reciprocitet na bën mirë të gjithëve.

 

Share This Article
1 Comment
  • TCH eshte tv KOMBETAR, por harten e kombit e ka ndryshe nga ajo reale. Zona verilindore nuk mbulohet me sinjal qe ne 2006 (pas fitores se PD). Arsyet me mire i dine vete. Bashke me te edhe top-albania radio. Dikur doktori dhe saimiri u tallshin me Tv-Arberia per kete problem. Pasi moren licensen kombetare e fiken sinjalin krejt.
    Te gjitha keto mund ti verifikoni lehte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *