KM kërkon “pak durim në përgjithësi” (një postim dhe disa vendime)

Bora Basholli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas prishjes së digës së HEC-it në Kanionit të Holtës.

Sipas numrit një të qeverisë, fjala e dhënë nuk zhbëhet, ndërsa kërkon prej qytetarëve të kenë pak më shumë durim.

Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket? Për ne PO-ja është PO? dhe JO-ja është JO?Dhamë fjalën publikisht që JO, ky HEC nuk do të ndërtohej aty dhe PO, ky HEC nuk do të ndërtohet aty? Themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi? Duhet vetëm pak më shumë durim në përgjithësi, ju lutem?”-shkruan Rama.

Por Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar pesë leje të reja ndërtimi për hidrocentrale si dhe ka rishikuar një tjetër ekzistuese.

Në mbledhjen e fundit të mbajtur janë miratuar lejet e ndërtimit për HEC Dritën në Lumin e Gashit, Bashkinë e Tropojës, me subjekt shoqërinë “Breçani – R.O.S.P” sh.p.k.

Lumi i Gashit edhe pse njihet pak, konsiderohet si një perlë e natyrës në veri të vendit. Ai është pjesë e Rezervës Strikte dhe Trashëgimisë Botërore të UNESCO.

Një tjetër leje në fakt që nuk pritet të kalojë pa zhurmë është për dy HEC-e të reja që shkojnë deri në derdhjen e lumit Urakë.

Bëhet fjalë për leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hidrocentraleve “Shutri 1” dhe “Shutri 2”, në pellgun ujëmbledhës të lumit të Shutrisë si dhe burimet ujore të Shutrejës deri në derdhje në lumin e Urakës, Bashkia Mat”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “ATEANI” sh.p.k.

Lumi Urakë u vendos në qendër të vëmendjes pak muaj më parë pas protestave të vazhdueshme të banorëve të zonës të cilët kundërshtonin me ngulm ndërtimin e dy hidrocentraleve.

Në atë kohë ministrja Belinda Balluku në dëgjimoret e organizuara me banorët njoftoi se këto dy hidrocentrale do të anuloheshin ndërkohë që nuk është e qartë nëse HEC-et për të cilët janë dhënë lejet janë të njëjtët apo dy të rinj.

Po kështu Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar një leje për ndërtimin e burimit të ri gjenerues të energjisë, Hec Veleshica 1 dhe Veleshica 2, në lumin e Veleshicës degë e lumit Drini i Zi, Bashkia Dibër dhe Bashkia Kukës, Qarku Dibër dhe Qarku Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kalisi Hydropower” sh.p.k.

Një tjetër është dhënë për ndërtimin e Hidrocentraleve Ligjanca 1 dhe 2, me vendndodhje në lumin e Ligjancës dhe përroit të Pishkashit, Bashkia Prrenjas”, me subjekt zhvillues shoqërinë koncesionare “Rei Energji” sh.p.k.

E fundit leje ndërtimi e re është  ajo për hidrocentralin “KUÇ” në rrjedhën e sipërme të pellgut ujëmbledhës të Lumit të Shushicës, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Age Kuç” sh.p.k.

KKT ka miratuar edhe rishikimin e një leje ekzistuese dhe shtyrjen e afateve për HEC-et DARSI 1 dhe DARSI 2, në përroin e Darsit, Bashkia Klos.

 

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • Kujt i sherbejne keto justifikime te turpshme tuajat z.kryeminister?
    Po sa gjera te KEQIJA behen ne Shqiperi edhe nga qeveria pa asnje TRANSPARENCE?
    Sa here jeni ndeshur ju me kundershtimet e banoreve te ndryshem vetem se i beni fakt te kryer pazaret tuaja dhe nuk pyesni per popullin?
    Pse nuk u jepni zgjidhje banoreve te Unazes se Re,por kane 10 muaj,qe bllokojne rrugen duke u shkaktuar qytereve shqetesime te kota?
    O jepu te drejte banoreve,o veru DRUNE!
    Rruge te mesme,nuk ka!
    Kjo eshte nje pa aftesi skandaloze e shtetit tend PA SHTET!
    Nje pyetje z.Rama:
    -Pse duhet te dilni ju cdo dite duke botuar foto dhe shkrime te gazetave te huaja?
    A nuk keni pune tjeter apo KAQ MEND keni per drejtimin e shtetit?
    A nuk te mjaftojne gjykimet e qytetareve per te kuptuar se po punon mire apo jo?
    Doemos se ju nuk i degjoni njerezit,se ju keni “bashkeqeverisjen” me te cilet u keni mbyllur gojen popullit dhe sot nuk zgjidh dot nje hall!
    Kuptojeni mire z.kryeminister:
    -Nje shtet,ne se nuk vlereson degjimin dhe zgjidhjen e ankesave te qytetareve ne te gjitha hallkat e pushtetit dhe vetem atje ku lindin konfliktet e jo ne kryeministri,AI SHTET ESHTE I DESTINUAR TE ZHDUKET!
    Shporre “bashkeqeverisjen” tende te mallkuar se ajo i ka ngulur thiken pas shpine shtetit ligjor dhe demokracise!

  • Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar pesë leje të reja ndërtimi për hidrocentrale si dhe ka rishikuar një tjetër ekzistuese.

    Në mbledhjen e fundit të mbajtur janë miratuar lejet e ndërtimit për HEC Dritën në Lumin e Gashit, Bashkinë e Tropojës, qarku Kukës me subjekt shoqërinë “Breçani – R.O.S.P” sh.p.k.

    Po kjo cfare eshte do ti ndaloni keto punime ?!!

    Ju genjeni Nadaloni firmosjet per HEC et e tjera !

  • Z. KM ato qe thoni ju mund ti beni, por po behen edhe gjera te pathena. Ne rrugen e Kosovareve ne 300 metra gjatesi rruge jane dhene rreth 8 leje ndertimi duke ndertuar pallate shumkatshe ne cdo qoshe apo shesh te lire. Behet fjale vetem per nje krah te rruges. Na duket hipokrizi te mbjellesh peme ne pyllin orbital, dhe te mos lesh vend as per nje “peme” ne zonen ku behet fjale. Kjo eshte thjesht babezi. Nuk di se ne cfare lloj standarti urbanistik bazohet dhenia e ketyre lejeve.

  • Breçani R.O.S.P – shpk ka marr leje për ndërtim HEC-i ??? Po Erzen Breçani çfarë nuk e shau Ramën kur ishte nëndrejtor i Policisë së Tiranës. Për të mos thënë çfarë i bëri Sajmir Tahirit e Fatmir Xhafës. Të paktën Tahiri u hakmorr duke e bërë të qëndronte “Gatitu” kur u bë ministër e pastaj e uli në detyrë derisa e pushoi. Rama i paska ngrënë sharjet me haviar e ndonjë gotë Red Bordeaux nga pas. Por me Ramën jemi mësuar tani, që ha aty ku pështyn. Pyetja e vërtetë është : si ka mundësi që një kompani private e sigurisë fizike siç është Breçani Security R.O.S.P shpk të marr të drejtën për të ndërtuar një HEC ??? Çfarë eksperience ka kjo kompani në fushën e ndërtimit ? Po në atë të HEC-ve ? Këta maksimumi montojnë kamera sigurie e ruajnë objekte ose njerëz. Çudi !!! Ku po e çon Shqipërinë z.Rama (apo z.Hitler siç të quajti në 2013 Erzen Breçani) ???

  • Brecani eshte nipi saliut dhe jane te Papreksmit sa progresista jane marre ne qafe nga pisi brecani. Jane kontigjen I spakut ka bere dhe vjedhje eurosh dhe krime. Aeroporti.

  • Kerministri ecen sipas parimit: Nje bie qindra ngrihen.
    Ne fillim ju rreh shpatullat, pastaj u fut gishtin…metode e vjeter kjo

  • Mos na e ngacmoni kryeministrin tone,me i sikseseshmi ne keto 100 vitet e fundit,se ai vuri bazat e shtetit ligjor,i vuri kazmen korrupsionit,e beri qytetarin zot te vertete te ketij vendi duke i rritur rrogat dhe pensionet si kurre me pare!
    Shqiperia ka kerkesa te medha nga te huajt per te hapur biznese,per te jetuar ketu,por akoma nuk ka reaguar p[residenti mMeta!
    Te gjitha gazetat e botes shkruajne per Shqiperione si nje vend i parajses ne toke!
    Vetem ne festen e Abas Aliut erdhe mbi 1 milion e 600 mije pelegrine duke u barazuar me Meken arabe!
    E gjitha kjo u arrit ne saje te popullaritetit te pa diskutueshem qe ka sot ne bote kryeministri yne i lavdishem!
    Vetewm armiqte e kane hale ne sy kete filozof,dijetar dhe shkrimtar qe deri me sot nuk ka arritur ta kape me fjale neper televizionet brenda e jashte vendit!

  • Kjo qeveri ka pjerdhur.Edi Rama nese nuk e kupton kete, ose vjedh bashke me qeverine ose ka luajtur mendsh dhe pret t’ia heqe vetes.

  • O mashtrues po te del boja edhe ty ti. Nuk prish asgje se jane me dhjetra hidrocentrale kush ja dha lejen saliu dhe luli. Ti nuk ke dhene asnje leje. Ti vetem bo propagande

  • O gazeta Drita, mund të na thoni se sa nga hidrocentralet e vegjël në Shqipëri, janë ndërtuar me fonde të “Kishës Ortodokse Greke” ? Të paktë flitet për mbi 60, në popull. Pa interesohuni njëherë…

  • Me dashamirësi për gjithë komentuesit e mësipërm. Unë e bëra komentin e mësipërm, por e mira e do të hulumtojmë në fakte dhe më pas nxjerim përfundime. Komentet në përgjithësi, ju shkon për shtat këtyre, politika thotë “lebtë grinë sallatë këta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *